Përditësimi i fundit: 8 shkurt 2024
Përditësimi i fundit: 8 shkurt 2024
Këto kushte të përgjithshme të Pagesave me PayPal rregullojnë përdorimin tuaj të shërbimit të Pagesave me PayPal (i njohur më parë si Pagesë në grup). Përdorimi nga ana juaj i Pagesave me PayPal është gjithashtu objekt i kushteve të Marrëveshjes së Përdoruesit të PayPal, the Politikës së përdorimit të pranueshëm, Deklaratës së privatësisë, dhe marrëveshjeve të tjera ligjore të zbatueshme midis jush dhe PayPal.
Për të përdorur këto shërbime, duhet të keni një llogari biznesi në PayPal që është në gjendje të mirë dhe të aplikoni e të merrni lejet tona për të përdorur Pagesat me Paypal. Ne mund të vendosim kritere shtesë të pranueshmërisë ose të kufizojmë më tej disponueshmërinë e Pagesave me PayPal.
Pasi të miratohet, ju mund të përdorni shërbimin e Pagesave me PayPal për të dërguar pagesa gjithëpërfshirëse si p.sh komisione, zbritje, shpërblime, stimuj ose pagesa për disa marrës në lidhje me biznesin tuaj. Ju mund të jeni në gjendje të zgjidhni të dërgoni pagesat në llogaritë në PayPal që i plotësojnë kushtet.
Pagesat me PayPal është ndërtuar për klientët e biznesit me nevoja pagesash të shumta, në grup dhe periodike. Nëse dëshironi të bëni një pagesë të vetme, përdorni shërbimet që PayPal ofron për atë qëllim.
Tarifat për Pagesat me PayPal mund të gjenden në Faqen e tarifave.
Për të marrë një pagesë, secili nga marrësit e tu duhet të ketë një llogari në PayPal që përmbush kriteret e mëposhtme (një "Llogari që i plotëson kushtet"):
Kohët e përpunimit të PayPal varen nga disa faktorë duke përfshirë integrimin (për shembull, nëse bëni pagesa duke përdorur një grup apo integrimin e API-së), vendndodhjen e marrësit tuaj, numrin e pagesave të depozituara dhe llojin e statusin e llogarisë në PayPal të marrësit tuaj. Marrësit tuaj do t'u nënshtrohen të gjitha kushteve të përgjithshme që kontrollojnë llogarinë e tyre në PayPal, duke përfshirë marrëveshjet e zbatueshme të klientëve midis tyre dhe nesh. Ju nuk jeni përfitues i ndonjë marrëveshjeje midis nesh dhe marrësit tuaj dhe nuk keni asnjë të drejtë sipas këtyre marrëveshjeve.
Ne rezervojmë të drejtën të ndërpresim, pezullojmë ose parandalojmë një marrës që të përdorë një llogari në PayPal për të marrë pagesa, duke përfshirë çdo një nga arsyet e mëposhtme:
Nëse marrësi i synuar i pagesës nuk ka një llogari që i plotëson kushtet kur ju dërgoni udhëzimet e pagesës, ai mund ta pretendojë pagesën duke hapur një të tillë (nëse lejohet në shtetin e tij të banimit) ose duke ndërmarrë hapa për të hequr çdo kufizim në fuqi të llogarisë brenda tridhjetë (30) ditëve. Nëse marrësi nuk pretendon pagesën gjatë kësaj kohe, PayPal do t'ju kthejë shumën e pagesës së papretenduar, duke zbritur çdo tarifë të zbatueshme. Ju mund të na udhëzoni të anulojmë një pagesë që nuk është pretenduar ende, por PayPal nuk do të ketë përgjegjësi për të kthyer mbrapsht asnjë pagesë dhe nuk do të jetë përgjegjës për mosanulimin ose kthimin mbrapsht të një pagese të paparetenduar para se të kenë kaluar tridhjetë (30) ditë. PayPal nuk do të ketë përgjegjësi të mëtejshme ndaj jush apo marrësit tuaj lidhur me ndonjë pagesë të papretenduar pasi t'ju kthejmë gjendjen e papretenduar.
Ju jeni personi i vetëm që mbani përgjegjësi për saktësinë e të gjitha udhëzimeve të pagesës që na jepni. Ne nuk jemi përgjegjës për udhëzimet të humbura, të paplota ose të pasakta të pagesës, ose nëse për shkak të udhëzimeve të humbura, të paplota ose të pasakta fondet kanë shkuar në drejtim të gabuar. Ju jeni përgjegjës nëse një pagesë ka shkuar në drejtim të gabuar ose ka humbur pasi ID-ja e përdoruesit të marrësit (për shembull, ID-ja e paguesit në PayPal ose ID-ja e jashtme), adresa e e-mailit ose numri i celularit që na jepni nuk janë të sakta ose i referohen një përdoruesi të PayPal-it që nuk është marrësi i synuar.
Ne mund të mbështetemi vetëm te ID-ja e përdoruesit, adresa e email-it, numri i celularit ose informacionet e tjera të paraqitura në udhëzimet e pagesës, pavarësisht nëse këta identifikues përputhen ose jo me informacionet e tjera në udhëzimet e pagesës ose në informacionin e verifikimit të përdoruesit (për shembull, emri i llogarisë së lidhur me emailin e marrësit). Ne nuk kemi asnjë detyrim për të vërtetuar informacionet e përfshira në udhëzimet e pagesës dhe në asnjë rrethanë nuk jemi përgjegjës për asnjë pagesë që bëjmë në përputhje me informacionet e përfshira në udhëzimet e pagesave që marrim nga ju. Nëse një pagesë ka shkuar në drejtim të gabuar ose është zbatuar gabimisht për shkak të një gabimi nga ne, përgjegjësia jonë e vetme është rimbursimi i shumës së pagesës që ka shkuar në drejtim të gabuar ose ka humbur.
Ju jeni personi i vetëm që mbani përgjegjësi për të garantuar marrjen e pagesave të secilit prej marrësve të pagesave tuaja përmes shërbimeve të zbatueshme dhe për dakordësimin e tij që të kontaktohet nëpërmjet email-it ose me mesazh, sipas rastit. Duke përdorur shërbimin e Pagesave me PayPal, ju deklaroni dhe garantoni që email-et ose numrat e telefonit që përdorni për të kontaktuar klientët tuaj ju janë dhënë nga secili prej marrësve të pagesave dhe që mënyra se si përdorni shërbimet për të kontaktuar klientët tuaj është në përputhje me rregulloret dhe ligjet në fuqi. Ne mund të rishikojmë përdorimin e shërbimit nga ju ose mund t'ju kërkojmë të na jepni prova që tregojnë se marrësit tuaj kanë dhënë pëlqimin për të marrë pagesa dhe emaile shoqëruese ose mesazhe nga ju, dhe ju pranoni të na jepni prova të tilla sipas kërkesës. Duke marrë këtë pëlqim të shprehur, ju pranoni që ndarja e këtij informacioni me ne nuk konsiston në "shitje" sipas ligjeve në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.
Ju jeni personi i vetëm që mbani përgjegjësi për marrëdhënien tuaj me marrësit e pagesave. Ne nuk jemi përgjegjës për produktet, shërbimet, komunikimet tuaja me marrësit e pagesës në lidhje me biznesin tuaj ose përdorimin nga ana juaj të shërbimit Pagesat me PayPal. Kur përdorni shërbimin Pagesat me PayPal., ju nuk duhet të nënkuptoni se PayPal ose ndonjë nga filialet e tij është një sponsor ose miraton produktet, shërbimet ose çdo promocion të tuajin. PayPal mund të përshkruhet vetëm si një metodë e pagesës dhe nuk duhet përmendur në asnjë cilësi tjetër pa lejen tonë të shprehur me shkrim. Ju nuk duhet të promovoni PayPal ose të nxisni marrësit tuaj të krijojnë një llogari PayPal me materialet tuaja të marketingut pa marrë më parë miratimin nga PayPal. Nëse PayPal kërkon heqjen e çdo materiali që lidhet me sa më sipër, ju pranoni ta hiqni menjëherë këtë material brenda 48 orëve që nga kërkesa e PayPal-it.
Ju nuk mund të kërkoni ose të mundësoni kërkesën nga ndonjë palë e tretë e klientëve apo përdoruesve të PayPal si rezultat i statusit të tyre si klientë apo përdorues; kërkoni marrësve tuaj të pagesës të ofrojnë ose të kërkoni t'i merrni në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë fjalëkalimet e PayPal-it ose të krijoni llogari në PayPal apo të caktoni fjalëkalime në emër të klientëve tuaj kryesor.
Ju jeni personi i vetëm që mbani përgjegjësi për ofrimin e informacionit të saktë rreth qëllimit të pagesave tuaja. Informacioni i dhënë nga ju do të përdoret, ndër të tjera, për raportimin e taksave në SHBA dhe për të respektuar kërkesat e tjera rregullatore. PayPal mund të mbështetet në përzgjedhjen tuaj për të gjitha qëllimet, duke përfshirë përcaktimin e detyrimeve të raportimit dhe mbajtjes së tatimit në burim sipas rregulloreve në fuqi, duke përfshirë seksionet 6050W dhe 3406 të Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme në SHBA (IRC). Nëse nuk tregoni llojin e pagesës kur bëni një të tillë, PayPal-it mund t'i kërkohet ta trajtojë pagesën si një pagesë të raportueshme që i nënshtrohet rregullores në fuqi, duke përfshirë seksionet 6050W dhe 3406 të IRC.
Shërbimi Pagesat me Paypal nuk mund të përdoret për listëpagesa, shitje produktesh, dërgim parash te familjarë dhe miq, pagesa ndaj një tregtari për një blerje, blerje të kodeve të zhbllokimit ose për çdo përdorim që ne gjykojmë se paraqet një nivel rreziku më të lartë nga ai i pranueshmi. Ne mund të shtojmë kufizime të mëtejshme në çdo kohë sipas gjykimit tonë.
Pa kufizuar të drejtat dhe zgjidhjet e tjera ligjore, ne mund të pezullojmë ose të ndërpresim aksesin tuaj në shërbimet e Pagesave me PayPal ose në llogarinë tuaj të PayPal nëse zbulojmë se po keqpërdorni shërbimet e PayPal ose Pagesave me PayPal, se ekziston një nivel rreziku më i lartë nga ai i pranueshmi që lidhet me përdorimin nga ana juaj të shërbimeve të PayPal apo të Pagesave me PayPal ose se keni shkelur këto kushte.