Marrëveshja e përdoruesit
Kjo "Marrëveshje e përdoruesit" e PayPal-it do të hyjë në fuqi për të gjithë përdoruesit duke filluar nga data 15 nëntor 2022.
Mirë se erdhe në PayPal!
Kjo marrëveshje e përdoruesit është një kontratë midis jush dhe PayPal Pte. Ltd., një shoqëri me bazë në Singapor e cila kontrollon përdorimin tuaj të llogarisë së PayPal dhe të shërbimeve të PayPal. Nëse jeni individ, ju duhet të jeni banues në një prej shteteve/rajoneve të renditura në faqen PayPal në mbarë botën dhe të keni mbushur të paktën 18 vjeç ose moshën madhore përkatëse të shtetit/rajonit tuaj të rezidencës, për të hapur një llogari të PayPal dhe për të përdorur shërbimet e PayPal. Nëse jeni biznes, biznesi duhet të jetë i organizuar, të operojë apo ta ketë selinë në një prej shteteve/rajoneve të renditura në faqen PayPal në mbarë , për të hapur një llogari të PayPal dhe për të përdorur shërbimet e PayPal.
Duke hapur dhe duke përdorur një llogari të PayPal, ju bini dakord që të përmbushni të gjitha kushtet e përgjithshme të marrëveshjes së përdoruesit. Gjithashtu, ju bini dakord që të përmbushni politikat e tjera në vijim dhe secilën prej marrëveshjeve të tjera në faqen Marrëveshje ligjore të vlefshme për rastin tuaj, duke përfshirë:
Lexoni me kujdes të gjitha kushtet e përgjithshme të kësaj marrëveshjeje të përdoruesit, kushtet e këtyre politikave dhe secilën prej marrëveshjeve të tjera të vlefshme për rastin tuaj.
Herë pas here, ne mund ta ndryshojmë këtë marrëveshje të përdoruesit dhe cilëndo prej politikave të renditura më poshtë. Versioni i rishikuar do të hyjë në fuqi në momentin e postimit në faqen tonë të internetit, përveçse kur specifikohet ndryshe. Nëse ndryshimet tona reduktojnë të drejtat apo shtojnë përgjegjësitë tuaja, ne do të postojmë një njoftim në faqen "Përditësimet e politikës" në faqen tonë të internetit dhe do t'ju njoftojmë të paktën 14 ditë më përpara. Të gjitha ndryshimet e ardhshme të paraqitura në faqen "Përditësimet e politikës", të publikuara në faqen "Marrëveshjet ligjore", në momentin kur ju regjistroheni për shërbimet e PayPal-it, janë integruar në formë reference në këtë marrëveshje të përdoruesit dhe do të hyjnë në fuqi siç specifikohet në "Përditësimin e politikës". Duke vazhduar përdorimin e shërbimeve tona pas çdo ndryshimi në këtë marrëveshje përdoruesi ose ndonjë prej kushteve, marrëveshjeve ose politikave të tjera të zbatueshme të renditura më sipër, ju pranoni të respektoni dhe t'u nënshtroheni këtyre ndryshimeve.
Nëse nuk bini dakord me kushtet e përgjithshme të rishikuara, duhet ta ndërprisni përdorimin e shërbimeve të PayPal, të mbyllni llogarinë tuaj dhe të përfundoni marrëdhënien me ne pa kosto apo penalitete. Kjo marrëveshje e përdoruesit do të vazhdojë të zbatohet për përdorimin tuaj paraprak të shërbimeve.
Rreth biznesit tonë kryesor
PayPal është ofrues i shërbimeve të pagesës dhe vepron si i tillë duke krijuar, organizuar, mirëmbajtur si dhe duke ju ofruar juve shërbimet tona nëpërmjet internetit. Shërbimet tona ju lejojnë t'i dërgoni pagesa kujtdo që ka një llogari në PayPal si dhe, kur është e mundur, të merrni pagesa. Disponueshmëria e shërbimeve tona varion sipas shtetit/rajonit. Shërbimet e disponueshme në shtetin/rajonin tuaj mund t'i shihni duke u lidhur në llogarinë tuaj në PayPal.
Shërbimet e PayPal ofrohen nga PayPal Pte. Ltd.
Kjo marrëveshje përdoruesi nuk është një kërkesë për shërbime të PayPal dhe nëpërmjet saj PayPal nuk synon asnjë shtet/rajon apo treg.
Hapja e një llogarie
Ne ofrojmë dy lloje llogarish: llogaritë personale në PayPal (ose "llogaritë personale") dhe llogaritë e biznesit në PayPal (ose "llogaritë e biznesit").
Të gjitha llogaritë e PayPal ju mundësojnë veprime si:
- Dërgimi dhe marrja e pagesave.
- Blerja në internet, me anë të pajisjeve celulare ose në dyqane.
- Kryeni pagesa duke përdorur kartën e kreditit, kartën e debitit, llogarinë bankare, gjendjen në llogarinë tuaj në PayPal, eCheque ose mënyra të tjera pagese.
- Pranimi i kartës së kreditit, kartës së debitit, llogarisë bankare, balancës në PayPal, çekut elektronik apo metodave të tjera të pagesës nga persona të tjerë.
Ju jeni përgjegjës për ruajtjen e nivelit të duhur të sigurisë dhe të kontrollit të të gjitha ID-ve, fjalëkalimeve, numrave personalë të identifikimit apo të çdo kodi tjetër që përdorni për të hyrë në llogarinë tuaj të PayPal dhe në shërbimet e PayPal.
Për të hapur dhe për të mbajtur një llogari të PayPal, ju duhet të rendisni shtetin/rajonin e saktë të banimit dhe të na jepni informacion të saktë dhe të përditësuar mbi llogarinë, duke përfshirë por pa u kufizuar në informacione personale, informacione financiare apo informacione të tjera lidhur me ju apo biznesin tuaj.
Ju duhet ta mbani të përditësuar adresën postare, adresën e email-it dhe informacionet e tjera të kontaktit në profilin tuaj të llogarisë së PayPal.
Llogaritë personale
Nëse nevoja juaj parësore është bërja e blerjeve dhe kryerja e transaksioneve personale për familjen dhe miqtë, me gjasa llogaria personale është e duhura për ju. Me një llogari personale ju mund të bëni gjëra të tilla si:
- Blerja e produkteve dhe shërbimeve.
- Të dërgoni dhe të kërkoni transaksione personale nga miqtë dhe familja.
Mund ta përdorni llogarinë personale gjithashtu për të marrë pagesa për shitjen e produkteve dhe shërbimeve, por nëse planifikoni që ta përdorni llogarinë personale kryesisht për shitje, duhet të merrni në konsideratë një llogari biznesi. Ju mund ta konvertoni llogarinë tuaj të PayPal nga llogari personale në llogari biznesi, në rast se rrethanat ndryshojnë.
Llogaritë e biznesit
Ne rekomandojmë llogari biznesi për personat dhe organizatat që e përdorin PayPal kryesisht për të shitur produkte apo shërbime, edhe nëse biznesi juaj nuk është shoqëri. Një llogari biznesi ju mundëson të kryeni veprime të tilla si:
- Të përdorni një emër shoqërie ose biznesi si emrin në llogarinë tuaj të biznesit.
- Të lejoni punonjësit të kenë akses në disa prej veçorive të llogarisë suaj të biznesit.
- Regjistrohuni për produktet e PayPal që përmbushin nevojat e biznesit tuaj.
Llogaritë e biznesit mund të jenë objekt i tarifave që ndryshojnë nga tarifat e zbatueshme për llogaritë personale. Llogaritë e biznesit nuk i plotësojnë kushtet për të marrë "transaksione personale", megjithëse ato mund t'i dërgojnë transaksione personale te miqtë dhe familja me një llogari në PayPal që i plotëson kushtet.
Duke hapur një llogari biznesi ose duke konvertuar një llogari personale në llogari biznesi, ju na vërtetoni se po e përdorni atë kryesisht për qëllime biznesi ose tregtare. Gjithashtu, ju pranoni që në momentin e hapjes së llogarisë, PayPal të marrë një raport mbi aftësinë paguese personale tuajën dhe/ose të biznesit nga një agjenci e vlerësimit të kreditit, në rast se kërkoni produkte të reja të caktuara dhe sa herë që kemi arsye të mendojmë se llogaria juaj e biznesit mund të jetë me rrezikshmëri të lartë.
Marrëveshje e subjektit tregtar
Nëse aktiviteti përmes çdo lloji të llogarisë tuaj të PayPal arrin pragje të caktuara apo përfshin segmente ose aktivitete të caktuara biznesi, rrjetet e kartës do t'ju kërkojnë të nënshkruani një Marrëveshje të subjektit tregtar e cila do t'ju lejojë të vazhdoni pranoni pagesa me Visa dhe Mastercard. Në këtë rast, këto Marrëveshje të subjektit tregtar do të zbatohen për çdo pagesë të përpunuar nga PayPal në emrin tuaj dhe do të jenë pjesë e kësaj marrëveshjeje të përdoruesit.
Lejet e palëve të treta
Ju duhet të jeni pronar përfitues i llogarisë suaj të PayPal dhe të kryeni biznes vetëm në emrin tuaj.
Ju mund të jepni shprehimisht, të tërhiqni dhe të menaxhoni lejet ndaj disa palëve të treta për kryerjen e veprimeve të caktuara në emrin tuaj. Në disa raste, mund ta bëni këtë kur jeni të lidhur në llogarinë tuaj të PayPal –në raste të tjera, mund ta bëni këtë drejtpërdrejt me palën e tretë. Ju pranoni se nëse i jepni leje një pale të tretë për të ndërmarrë veprime në emrin tuaj, ne mund t'i zbulojmë kësaj pale të tretë informacione të caktuara rreth llogarisë suaj të PayPal.
Ju mund t'i lejoni ofruesit e shërbimeve të palëve të treta, të licencuar nga ligji në fuqi, që:
- të sigurojnë shërbime në lidhje me informacionin mbi llogarinë për aksesimin në emrin tuaj të informacioneve rreth llogarisë suaj;
- të konfirmojnë nëse një shumë e nevojshme për kryerjen e një transaksioni për një pagesë me kartë është e disponueshme në llogarinë tuaj; ose
- të sigurojnë shërbime të nisjes së pagesës për nisjen nga llogaria juaj të pagesave në emrin tuaj.
Dhënia e lejes ndaj palëve të treta për të hyrë në llogarinë tuaj të PayPal në çfarëdolloj forme, nuk ju çliron nga përgjegjësitë në bazë të kësaj marrëveshjeje të përdoruesit. Ju mbani përgjegjësi përpara nesh për veprimet që autorizoni të kryhen nga palët e treta. Ju nuk mund të na ngarkoni me përgjegjësi dhe jeni të detyruar të na dëmshpërbleni për çdo detyrim që lind nga veprimet apo mosveprimet e këtyre palëve të treta në lidhje me lejet e dhëna nga ju, në bazë të të drejtave tuaja të detyrueshme me ligj.
Mbyllja e llogarisë tuaj të PayPal
Ju mund ta mbyllni llogarinë dhe të ndërprisni marrëdhënien me ne në çdo kohë, pa kosto apo penalizime, por do të duhet të shlyeni çdo detyrim në lidhje me llogarinë tuaj në PayPal edhe pasi llogaria në PayPal të jetë mbyllur. Kur ju të mbyllni llogarinë tuaj në PayPal, ne do të anulojmë çdo transaksion të programuar apo të paplotë. Ju duhet të tërhiqni ose të transferoni çdo balancë në PayPal nga llogaria juaj e PayPal përpara se ta mbyllni atë. Ju nuk mund të tërhiqni apo të transferoni certifikata/karta dhuratë dixhitale të blera nëpërmjet Dhuratave dixhitale të PayPal dhe të lidhura me llogarinë tuaj të PayPal si metoda pagese. Megjithatë, edhe në mungesë të një llogarie në PayPal, ju mund t'i përdorni gjithsesi kodet që keni marrë me email pas blerjes së certifikatave/kartave dhuratë për bërjen e blerjeve.
Ju nuk mund ta mbyllni llogarinë tuaj të PayPal, në raste të caktuara si më poshtë:
- Për shmangien e hetimeve.
- Nëse keni një transaksion në pritje apo një mosmarrëveshje apo pretendim të hapur.
- Nëse llogaria e PayPal ka balancë negative.
- Nëse llogaria e PayPal është objekt i një pezullimi, kufizimi apo rezerve.
Lidh ose shkëput një Metodë pagese
Në llogarinë e PayPal mund të lidhni ose shkëputni një kartë krediti, kartë debiti ose llogari bankare si metodë pagese. Mbajini të përditësuara të dhënat e metodës suaj të pagesës (si p.sh. numri dhe data e skadimit e kartës së kreditit). Në rast ndryshimi në këto të dhëna, ne mund t'i përditësojmë ato duke përdorur të dhënat dhe burimet e palëve të treta që disponojmë, pa qenë nevoja të kryeni asnjë veprim. Nëse nuk dëshironi që të përditësojmë të dhënat e kartës suaj, mund të hiqni metodën e pagesës nga llogaria juaj e PayPal. Nëse e përditësojmë metodën tuaj të pagesës, do të ruajmë çdo cilësim preference që lidhet me atë metodë pagese. Ju mund të zgjidhni ta konfirmoni kartën, në mënyrë që ne të mund të verifikojmë vlefshmërinë e kartës dhe faktin që ju jeni mbajtësi i saj.
Mbajtja e balancës në PayPal
Çdogjendje që mbani në llogarinë tuaj në PayPal përfaqëson një pretendim të pasigurt kundrejt PayPal. PayPal kombinon gjendjen tuaj me gjendjen e përdoruesve të tjerë dhe i investon ato fonde në investime likuide. Këto shuma të grumbulluara mbahen veçmas nga fondet e korporatës PayPal dhe kjo e fundit nuk t'i përdorë këto fonde për shpenzimet e saj operative apo për ndonjë qëllim tjetër të korporatës dhe as nuk do t'i vendosë ato vullnetarisht në dispozicion të kreditorëve të saj në rast falimentimi. Nuk do të merrni interes apo fitime të tjera për shumat në balancën tuaj. Ju pranoni se interesi apo fitime të tjera mbi këto investime do të zotërohen nga PayPal. Po ashtu, pranoni t'i transferoni PayPal çdo të drejtë lidhur me çdo interes që rrjedh nga fondet tuaja në PayPal.
Shtimi ose tërheqja e fondeve
Shtimi i fondeve në balancë
Ju mund t'i përdorni mënyrat e pagesës të lidhura me llogarinë tuaj në PayPal për të financuar transaksionet që kryeni duke përdorur atë llogari. Nuk ju duhet një gjendje në llogarinë tuaj në PayPal për të blerë diçka ose për të dërguar pagesa. Në llogarinë në PayPal mund të shtoni fonde nga një llogari bankare e lidhur me të, duke kërkuar një transferim elektronik drejt llogarisë në PayPal. Shuma e transferuar do të mbahet si gjendje në llogarinë tuaj në PayPal. Kartat e kreditit nuk mund të përdoren për të shtuar fonde në gjendjen tuaj në PayPal.
Tërheqja e fondeve nga balanca
Nëse keni një balancë në PayPal, hyni në llogarinë e PayPal për të parë se cili nga këto opsione tërheqjeje disponohet në shtetin/rajonin tuaj:
- transferimi i saj te një llogari bankare e lidhur me llogarinë tuaj të PayPal; ose
- transferimi i saj te karta juaj e debitit ose e kreditit, nëse disponohet; ose
- kërkimi i një çeku fizik nëpërmjet postës, nëse disponohet.
Në varësi të shtetit/rajonit në të cilin keni regjistruar llogarinë, mund të jeni në gjendje t'i tërhiqni fondet tuaja nëpërmjet një ofruesi shërbimi palë e tretë. Shihni kushtet e palës së tretë në fjalë për informacion mbi këmbimet e monedhave.
Për të mbrojtur veten tonë dhe përdoruesit tanë nga humbja, ne mund ta vonojmë një tërheqje në rrethana të caktuara, duke përfshirë rastet kur na duhet të konfirmojmë që tërheqja është autorizuar nga ju ose kur pagesa të tjera në llogarinë tuaj të PayPal kanë qenë objekt të një kthimi (për shembull, si rezultat i kthimit të një pagese, kthimit te banka ose një mosmarrëveshjeje nga një blerës). Në rast se ne vendosim një kufizim ndaj llogarisë suaj të PayPal, një pagesë është objekt pezullimi apo llogaria juaj ose një llogari e lidhur ka balancë negative në ndonjë monedhë ndërsa është në pritje një tërheqje nga llogaria e PayPal, do t'ju duhet ta rinisni tërheqjen menjëherë pasi kufizimi apo pezullimi të hiqet, ose pasi balanca negative të paguhet plotësisht.
Ne mund të vendosim limite mbi tërheqjet dhe ju mund ta shihni çdo limit tërheqjeje duke u lidhur në llogarinë e PayPal. Kryerja e hapave të mëposhtëm mund të na ndihmojë të verifikojmë llogarinë tuaj të PayPal, gjë e cila mund të na lejojë të heqim çdo tavan tërheqjeje:
- Verifikimi i llogarisë suaj bankare; dhe
- Lidhja dhe konfirmimi i të dhënave të kartës suaj të kreditit ose kartës së debitit.
Ne mund të zbatojmë një tarifë për kryerjen e transferimeve drejt llogarisë suaj bankare. Nëse karta juaj e debitit është e pranueshme për të marrë tërheqje nga llogaria juaj e PayPal, do t'ju ofrohet mundësia që ta përdorni kur transferoni fonde nga balanca juaj në PayPal, duke iu nënshtruar tarifave të zbatueshme për këto transferime, të cilat mund të gjenden në faqen Tarifat për transferimin e balancës (për llogaritë personale) dhe në faqen Tarifat për transferimin e balancës (për llogaritë e biznesit). Tarifat e zbatueshme do t'ju bëhen të ditura paraprakisht, sa herë që ndërmerrni një tërheqje të tillë.
Në përgjithësi, ne do të dërgojmë çeqe fizike me postë vetëm në adresat e konfirmuara, me përjashtim të rasteve kur e kemi verifikuar llogarinë tuaj të PayPal. Ne nuk do të dërgojmë çeqe në kuti postare. Nëse dëshironi që t'ju dërgojmë një çek në një adresë që nuk plotëson këto kërkesa, duhet të kontaktoni shërbimin e klientit dhe të paraqisni dokumentacionin që ju kërkojmë për të verifikuar lidhjen tuaj me adresën. Nëse nuk arrini të thyeni një çek brenda 180 ditëve nga data e lëshimit të tij, ne do t'i kthejmë fondet në balancën tuaj (minus një tarifë).
Menaxhimi i balancës tuaj në disa monedha
Mbajtja e disa monedhave
Gjendja në llogarinë tuaj në PayPal mund të mbahet në cilëndo nga monedhat e mbështetura nga PayPal dhe ju mund të mbani një balancë njëkohësisht në më shumë se një prej këtyre monedhave.
Nëse mbani një balancë në llogarinë tuaj të PayPal:
- Ne mund t'ju lejojmë ta këmbeni balancën në një monedhë tjetër. Nëse e këmbeni balancën në llogarinë tuaj, do të përdoret kursi i këmbimit të transaksionit i PayPal, (duke përfshirë tarifën tonë të këmbimit të monedhës). Ne mund të vendosim limite mbi shumën e balancës që mund të këmbeni ose mbi numrin e këmbimeve që mund të kryeni, sipas gjykimit tonë të vetëm.
- Ju mund ta tërhiqni balancën vetëm në monedhën në të cilën keni hapur llogarinë ose në një monedhë tjetër të mbështetur nga PayPal për tërheqje në shtetin/rajonin ku jeni regjistruar. Për të tërhequr balancën në llogarinë tuaj që mbahet në një monedhë tjetër, do t'ju duhet ta këmbeni monedhën në monedhën në të cilën keni hapur llogarinë, ose ajo do të këmbehet automatikisht në momentin e tërheqjes. Do të zbatohet kursi i këmbimit të transaksionit i PayPal, duke përfshirë tarifën tonë të këmbimit të monedhës.
Për të marrë fondet në një monedhë e cila aktualisht nuk është e konfiguruar për t'u pranuar në llogarinë tuaj, mund të jetë e nevojshme të krijoni një balancë në llogarinë e PayPal në atë monedhë ose ta këmbeni balancën në një monedhë tjetër. Disa monedha mund të merren vetëm duke e këmbyer balancën në një monedhë tjetër që PayPal ju lejon ta mbani. Në rastin e këmbimit të balancës, do të zbatohet kursi i këmbimit të transaksionit i PayPal (duke përfshirë tarifën tonë të këmbimit të monedhës).
Ju mbani përgjegjësi për të gjitha rreziqet që lidhen me mbajtjen e disa monedhave në llogarinë tuaj të PayPal. Ju nuk mund të menaxhoni apo të këmbeni monedha për qëllime të tregtimit spekulativ, arbitrazhit të këmbimit, alternativave të këmbimit, ose për ndonjë aktivitet tjetër për të cilin PayPal përcakton se kryhet kryesisht për të krijuar ose fituar para mbi bazën e kurseve të këmbimit të monedhës. PayPal mund të pezullojë, anulojë ose kthejë çdo transaksion në lidhje me të cilin përcaktojmë se është në shkelje të kësaj politike.
Si e këmbejmë monedhën
Nëse monedha këmbehet nga PayPal, këmbimi do të kryhet me kursin e këmbimit të transaksionit që caktojmë për këmbimin e monedhës përkatëse. Kursi i këmbimit të transaksionit përshtatet rregullisht dhe përfshin tarifën e këmbimit të monedhës që zbatojmë dhe mbledhim mbi kursin bazë të këmbimit, për të përftuar kursin e zbatueshëm për këmbimin tuaj. Kursi bazë i këmbimit mbështetet në tarifat e zbatuara në tregjet e këmbimit me shumicë në datën e këmbimit ose një ditë pune më parë; ose, nëse kërkohet nga ligji ose rregullorja, në kurset përkatëse referencë të përcaktuara nga qeveria.
Për disa përdorime të llogarive tuaja në PayPal, PayPal mund ta përcaktojë si të domosdoshme këmbimin e monedhës. Tarifa e zbatueshme e këmbimit të monedhës mund të gjendet në faqen tonë të tarifave, nën titullin Tarifat e këmbimit të monedhës.
Zgjedhjet e këmbimit të monedhës
Kur pagesa kryhet përmes një karte debiti ose krediti dhe përfshin këmbimin e monedhës nga PayPal-i, ju bini dakord dhe na autorizoni që të kryejmë këmbimin e monedhës në vend të lëshuesit të kartës së debitit ose kreditit. Ju mund të keni të drejtën që të lejoni lëshuesin e kartës të kryejë këmbimin e monedhës, nëse është e zbatueshme për atë lëshues karte dhe rrjetin. Kjo përzgjedhje e preferencës së monedhës mund t'ju prezantohet në forma të ndryshme, duke përfshirë, ndër të tjera, zgjedhjen e monedhës së përdorur për transaksionin, nëse këmbimi kryhet nga PayPal-i apo lëshuesi i kartës, apo zgjedhjen e kursit të këmbimit të përdorur për transaksionin. Nëse monedha këmbehet nga lëshuesi i kartës, ky i fundit do të përcaktojë kursin e këmbimit të monedhës, si dhe tarifat që mund të zbatojë.
PayPal do të kryejë gjithmonë këmbimin për transaksionet në të cilat përdorni gjendjen ekzistuese në PayPal ose kur mënyra e pagesës është llogaria juaj bankare e lidhur.
Pasqyrat e llogarisë
Pasqyrat e llogarisë
Ju keni të drejtën të merrni pasqyra llogarie ku tregohet aktiviteti i llogarisë suaj të PayPal. Pasqyrën e llogarisë suaj të PayPal mund ta shihni duke u lidhur në atë llogari.
Dërgimi ose marrja e pagesave nga një mik ose anëtar i familjes
Dërgimi i pagesave
Në disa shtete/rajone, mund t'i dërgoni fonde një miku ose anëtari të familjes nga llogaria juaj në PayPal duke përdorur veçorinë e dërgimit të pagesave në llogarinë tuaj në PayPal.
Shërbimet e disponueshme në shtetin/rajonin tuaj mund t'i shihni duke hyrë në llogarinë tuaj në PayPal.
Ju mund t'i dërgoni fonde miqve ose anëtarëve të familjes edhe nëse ata nuk kanë një llogari në PayPal që i plotëson kushtet në kohën që u dërgoni fondet, duke përdorur adresat e email-it ose numrat e tyre të celularit, në një monedhë të mbështetur nga PayPal, si dhe mund të zgjidhni mënyrën e pagesës që dëshironi të përdorni. Nëse personi të cilit po i dërgoni fonde nuk ka një llogari në PayPal, ai mund t'i pretendojë ato duke hapur një llogari në PayPal. Nëse ai nuk i pretendon, fondet do t'ju rimbursohen. Marrja e pagesave nga një mik ose anëtar i familjes përshkruhet në seksionin Marrja e pagesave.
Ne mund të vendosim, sipas gjykimit tonë të vetëm, limite mbi shumën e fondeve që mund të dërgoni, duke përfshirë mbi fondet që mund të dërgoni për blerje. Çdo limit dërgimi mund ta shihni duke u lidhur në llogarinë e PayPal. Ne mund t'i rrisim limitet e dërgimit nëse zbatoni të njëjtat hapa për verifikimin e të dhënave tuaja siç kërkohet për heqjen e limiteve të tërheqjes.
Kur i dërgoni fonde një miku apo anëtari të familjes, mund të ndodhë një nga këto tre opsione: ai mund t'i pranojë, t'i refuzojë ose të mos arrijë t'i pretendojë fondet. Nëse ai refuzon t'i pranojë fondet apo nuk i pretendon ato brenda 30 ditëve nga data e dërgimit, fondet (duke përfshirë çdo tarifë që ju është ngarkuar) do të rimbursohen:
- Në metodën fillestare të pagesës që përdorët për transaksionin, nëse si metodë pagese përdorët kartë krediti, kartë debiti apo PayPal Credit, ose
- Gjendjen në llogarinë tuaj në PayPal, nëse përdorët gjendjen e llogarisë suaj në PayPal si mënyrë pagese ose një llogari bankare, dhe ne nuk mund ta rimbursojmë atë në llogarinë tuaj bankare.
Marrja e pagesave
Nëse një mik ose anëtar i familjes ju dërgon fonde, fondet do të shfaqen në gjendjen në llogarinë tuaj në PayPal. Për të marrë fondet në një monedhë që llogaria juaj nuk është konfiguruar të pranojë, mund të jetë e nevojshme të krijoni një gjendje në atë monedhë ose t'i këmbeni fondet në një monedhë tjetër. Disa monedha mund të merren vetëm duke e këmbyer gjendjen në një monedhë tjetër që PayPal ju lejon ta mbani. Në rastin e këmbimit të gjendjes, do të zbatohet kursi i këmbimit të transaksionit i PayPal (duke përfshirë tarifën tonë të këmbimit të monedhës).
Tarifat për dërgimin e pagesave te Miqtë dhe familja
Tarifat e zbatueshme për dërgimin e fondeve personale mund të gjenden në Tabelën mbi dërgimin e fondeve dhe do t'ju bëhen të ditura paraprakisht, sa herë që nisni dërgimin e fondeve te një mik ose anëtar i familjes. Nëse e këmbeni gjendjen në llogarinë tuaj në PayPal nga një monedhë në një monedhë tjetër, do të zbatohet kursi i këmbimit të transaksionit i PayPal (duke përfshirë tarifën tonë të këmbimit të monedhës).
Nëse i dërgoni pagesa te një mik apo anëtari të familjes nga faqja e internetit e një pale të tretë (e ndryshme nga PayPal) ose duke përdorur shërbimin apo produktin e një pale të tretë, atëherë pala e tretë do të vendosë nëse tarifa do të paguhet nga dërguesi apo nga marrësi. Pala e tretë do t'ju informojë për këtë përpara nisjes së pagesës.
Nuk duhet të dërgoni pagesa si transaksion personal (shpesh referuar si përdorimi i veçorinë "dërgo pagesa për një mik ose anëtar të familjes" në llogarinë tuaj në PayPal) kur jeni duke paguar për mallra ose shërbime. Kini parasysh se veçoria "dërgo pagesa për një mik ose anëtar të familjes" mund të mos ofrohet kur dërgoni para në një llogari biznesi pasi llogari të tilla nuk i plotësojnë kushtet për të marrë transaksione personale.
Blerjet nga, dhurimi për, ose kthimet te një shitës që pranon PayPal
Si të blini diçka ose të bëni një donacion
Ju mund bëni blerje nga një shitës që pranon PayPal ose të bëni një donacion në çdo monedhë të pranuar nga marrësi dhe të mbështetur nga PayPal, duke përdorur gjendjen në llogarinë tuaj në PayPal ose duke përdoru çdo mënyrë pagese të lidhur me llogarinë tuaj në PayPal. Këtu përfshihen, për shembull:
- Blerja në faqen e internetit të një shitësi me pakicë dhe zgjedhja e PayPal si metoda juaj e pagesës në arkë.
- Dërgimi te një shitës i një pagese për mallra ose shërbime.
- Përdorimi i llogarisë së PayPal për të bërë blerje në dyqanin fizik të një shitësi.
- Bërja e donacioneve duke përdorur PayPal.
Nëse shitësi nga i cili po bëni blerje shet mallra ose shërbime dhe nuk ka një llogari të PayPal, ai mund ta pretendojë pagesën tuaj duke hapur një llogari të tillë. Nëse ai nuk hap një llogari të PayPal brenda 30 ditëve, blerja juaj do të rimbursohet.
Për të menaxhuar rrezikun, PayPal mund t'i kufizojë metodat e pagesës të disponueshme për një transaksion kur bëni një blerje ose kur bëni një donacion. Po ashtu, metodat e pagesës mund të kufizohen për shitës ose marrës të caktuar, duke përfshirë pagesat me PayPal të bëra nëpërmjet faqeve të internetit apo aplikacioneve të një pale të tretë, për shembull:
- American Express mund të mos disponohet si metodë pagese për tregtarë të caktuar, si linjat ajrore me markë dhe disa tregtarë udhëtimesh;
- Disa karta krediti mund të mos disponohen si metodë pagese për tregtarë të caktuar, si p.sh. ata që operojnë në industrinë e lojërave të fatit; dhe
- Kartat e kreditit nuk mund të përdoren për të dërguar pagesa personale ose për të rimbushur gjendjen në llogarinë tuaj në PayPal.
Kur autorizoni një pagesë për një shitës që pranon PayPal, disa shitësve mund t'ju duhen deri në 30 ditë për të përfunduar transaksionin. Në këto rrethana, pagesa juaj mund të shfaqet si porosi në pritje në llogarinë e PayPal. Në atë rast, autorizimi i pagesës nga ju do të mbetet i vlefshëm derisa shitësi të përfundojë transaksionin (por jo më gjatë se 30 ditë). Nëse keni përdorur si metodë pagese një kartë debiti ose krediti, lëshuesi i kartës suaj të debitit apo kreditit mund ta shfaqë gjithashtu një autorizim në pritje për njëfarë kohe derisa të heqë pezullimin e pagesës apo të marrë një transaksion të përfunduar.
Nëse për pagesën nevojitet këmbimi i monedhës nga ana jonë, kursi i këmbimit të transaksionit do të përcaktohet dhe zbatohet siç përshkruhet në seksionin Si e këmbejmë monedhën dhe në kohën e përpunimit të pagesës.
Tarifat
Kur bëni blerje nga një shitës që pranon PayPal os bën një donacion, nuk i paguani tarifë PayPal. Nëse PayPal kryen këmbimin e monedhës për blerjen ose donacionin tuaj, do të zbatohet kursi i këmbimit të transaksionit i PayPal (duke përfshirë tarifën tonë të këmbimit të monedhës).
Po ashtu, lëshuesi i kartës suaj të kreditit apo debitit mund t'ju ngarkojë një tarifë të veçantë për transaksionet.
Shqyrtimi i pagesës
Kur PayPal identifikon një transaksion me rrezik potencial të lartë, ne e shqyrtojmë transaksionin më me imtësi përpara se të lejojmë përpunimin e tij. Në këto raste, PayPal do ta pezullojë transaksionin dhe do të njoftojë shitësin që të vonojë dërgimin e artikullit. Si blerës, kjo mund t'ju vonojë marrjen e artikullit që keni blerë. Nëse e përpunojmë transaksionin, do të njoftojmë shitësin dhe do ta udhëzojmë që të dërgojë artikullin. Nëse nuk e përpunojmë transaksionin, do ta anulojmë atë dhe do t'ju kthejmë fondet, me përjashtim të rasteve kur ligji kërkon që të ndërmarrim një veprim tjetër.
Pagesat automatike
Ju mund të bini dakord me një shitës që pranon PayPal që të përdorni PayPal si metodë pagese për blerje të ardhshme nga ai shitës. Kjo marrëveshje bëhet mes jush dhe shitësit dhe e lejon këtë të fundit që të marrë fonde nga llogaria juaj e PayPal pas marrjes së autorizimit tuaj vetëm njëherë, rregullisht ose mbi baza sporadike. Shembuj të pagesave automatike që mund të caktohen nga ju qoftë kundrejt një shitësi apo kundrejt PayPal përfshijnë ato që PayPal i quan "marrëveshje faturimi", "abonim", "pagesë periodike, "transaksion referencë", "debitim i autorizuar paraprakisht ose PAD", "transfertë e autorizuar paraprakisht" ose "pagesë e miratuar paraprakisht".
Ju mund ta anuloni një pagesë automatike deri në 3 ditë pune përpara datës së pagesës tjetër të planifikuar nga cilësimet e llogarisë ose duke na kontaktuar përmes Qendrës së Ndihmës së PayPal. Pasi një pagesë automatike anulohet, të gjitha pagesat automatike të ardhshme sipas marrëveshjes që keni me atë shitës do të ndërpriten. Nëse anuloni një pagesë automatike, mund të vazhdoni t'i detyroheni shitësit fondet për blerjen ose mund të keni detyrime të tjera ndaj tij për mallra apo shërbime që i keni marrë por nuk i keni paguar dhe mund t'ju kërkohet që t'i paguani me mënyra alternative.
Nëse i keni dhënë një shitësi apo PayPal një autorizim paraprak që e lejon shitësin të marrë rregullisht pagesa periodike nga llogaria juaj e PayPal (për shembull, çdo muaj ose gjatë një cikli faturimi rutinë) dhe nëse shuma e këtyre pagesave do të variojë, ju keni të drejtën të njoftoheni paraprakisht mbi shumën dhe datën e transfertës nga shitësi, të paktën 10 ditë përpara ekzekutimit të saj. Ju mund të zgjidhni ta merrni këtë njoftim paraprak vetëm kur shuma e pagesës suaj automatike do të jetë jashtë diapazonit të përcaktuar mes jush dhe shitësit, nëse shitësi e ofron këtë mundësi.
Nëse keni autorizuar një pagesë automatike dhe PayPal kryen këmbimin e monedhës për transaksionin e një pagese automatike, PayPal do të përdorë kursin e këmbimit të transaksionit (duke përfshirë tarifën e këmbimit të monedhës të PayPal) që është në fuqi në kohën e përpunimit të transaksionit të pagesës automatike.
Rimbursimet
Kur bëni një blerje në internet nga një shitës duke përdorur PayPal dhe transaksioni në fund rimbursohet, pagesa zakonisht do të rimbursohet në mënyrën fillestare të pagesës që përdorët për transaksionin, nëse keni përdorur kartë krediti, kartë debiti apo gjendjen në llogarinë tuaj në PayPal. Nëse si mënyrë pagese për transaksionin keni përdorur një llogari bankare, ne do ta rimbursojmë pagesën në llogarinë tuaj bankare ose në gjendjen në llogarinë tuaj në PayPal, nëse nuk mundemi ta rimbursojmë në llogarinë bankare. Për blerjet që bëni në vendndodhjen e dyqanit të një shitësi duke paguar nga llogaria në PayPal dhe transaksioni në fund rimbursohet, pagesa do t'ju rimbursohet në gjendjen në llogarinë tuaj në PayPal.
Nëse PayPal ka kryer këmbimin e monedhës për transaksionin tuaj dhe emetohet një rimbursim:
- brenda 1 dite nga data e pagesës fillestare, do të zbatohet kursi i këmbimit të transaksionit (ku përfshihet edhe tarifa jonë e këmbimit të monedhës) i përdorur në kohën e pagesës fillestare.
- më vonë se 1 ditë nga data e pagesës fillestare, do të zbatohet kursi i këmbimit të transaksionit i PayPal (ku përfshihet edhe tarifa jonë e këmbimit të monedhës) të përdorur në datën e rimbursimit. Kursi i këmbimit të transaksionit mund të zbatohet menjëherë dhe pa ju njoftuar. Kjo do të thotë që ju mund të mos merrni shumën e plotë të pagesës fillestare për shkak të tarifave të mësipërme dhe luhatjeve në kurset e këmbimit të monedhës.
Pagesat do të rimbursohen në monedhën në të cilën keni kryer pagesën ose, nëse ne nuk mund ta ofrojmë rimbursimin në atë monedhë, në monedhën kryesore të mbajtur.
Metoda e pagesës e përdorur për transaksionin tim
Zgjedhja e metodës së preferuar të pagesës
Në disa shtete ju mundësohet të zgjidhni një nga metodat e pagesës në llogarinë e PayPal si metodën tuaj të preferuar të pagesës. Mund të zgjidhni një metodë të preferuar pagese nga preferencat në llogarinë tuaj. Mund të ketë raste kur metoda juaj e preferuar e pagesës nuk mund të përdoret, për shembull, nëse zgjidhni një kartë krediti që ka skaduar.
Mund të caktoni metoda të veçanta të preferuara të pagesës për transaksione online, transaksione në dyqan dhe pagesa automatike te një shitës.
Nëse keni zgjedhur një metodë të preferuar pagese, ajo do të shfaqet si metoda kryesore e pagesës.
Disponueshmëria e disa metodave pagese mund të kufizohet në bazë të atij shitësi specifik ose të faqes së internetit të palës së tretë që po përdorni për të përfunduar transaksionin.
Nëse nuk keni zgjedhur një metodë të preferuar pagese, ose metoda juaj e preferuar e pagesës nuk disponohet, ne do t'ju tregojmë metodat e disponueshme të pagesës, duke përfshirë metodën e pagesës që keni përdorur më shpesh ose së fundi, në kohën e transaksionit. Gjithashtu, mund të klikoni lidhjen "Menaxho" për të parë të gjitha metodat e disponueshme të pagesës, ose për të shtuar një metodë të re pagese, dhe të zgjidhni një metodë pagese gjatë transaksionit.
Metoda rezervë e pagesës
Disa transaksione online të vetme mund të kërkojnë përdorimin e një metode rezervë financimi në rastet kur metoda e zgjedhur ose e preferuar e pagesës nuk është e disponueshme. Në këto rrethana, metoda rezervë e financimit mund t'ju shfaqet në faqen e rishikimit të transaksionit përpara se të përfundoni transaksionin. Vini re se kjo zbatohet vetëm për transaksionet e vetme online dhe jo për pagesat automatike. Nëse PayPal përcakton se nevojitet këmbimi i monedhës për një transaksion që po ashtu kërkon një metodë rezervë pagese, mund të mos jeni në gjendje të zgjidhni veçmas që PayPal apo lëshuesi i kartës ta kryejë këmbimin e monedhës në metodën rezervë të pagesës.
Dërgimi i pagesave te miqtë dhe familja
Kur u dërgoni transaksione miqve dhe familjes duke përdorur gjendjen në llogarinë tuaj në PayPal (nëse ka) ose në llogarinë bankare, ne i heqim të gjitha tarifat, ndaj ju tregojmë fillimisht të gjitha këto opsione pagese, edhe nëse ju keni vendosur një metodë të preferuar pagese për blerjet në internet. Mos harroni se keni gjithmonë mundësinë e zgjedhjes së çfarëdo mënyrë pagese në llogarinë tuaj në PayPal duke klikuar lidhjen "Ndrysho" në faqen "Dërgo pagesa". Nëse zgjidhni një mënyrë pagese që zbaton një tarifë, ne do t'jua tregojmë gjithmonë tarifën përpara se të dërgoni pagesën.
Pagesa automatike
Disa shitës ju mundësojnë të ruani PayPal si mënyrën e pagesës kur bëni blerje në faqet e tyre, në mënyrë që të paguani më shpejtë. Shpesh, kjo përfshin hartimin e një marrëveshjeje me shitësin që e lejon atë të na kërkojë të faturojmë llogarinë tuaj të PayPal sa herë që bëni blerje.
Ju mund të zgjidhni një metodë pagese për blerjet e ardhshme nga një shitës i caktuar qoftë në momentin e hartimit të marrëveshjes apo në cilësimet e llogarisë. Për shembull, mund ta udhëzoni shërbimin mujor të abonimit të filmave që për kostot mujore të faturojë gjithmonë kartën tuaj të kreditit.
Nëse metoda e zgjedhur e pagesës është e padisponueshme (p.sh. karta e kreditit ka skaduar), një marrëveshje e veçantë me shitësin nuk parashikon mundësinë e specifikimit të një metode pagese, apo nëse nuk keni zgjedhur një metodë pagese për transaksionet e ardhshme me një shitës, metoda e pagesës që do të përdoret do të jetë sipas rendit të mëposhtëm, sipas rastit: 1. balanca; 2. llogaria bankare (transferim i menjëhershëm); 3. karta e debitit nën markë të përbashkët me PayPal; 4. karta e kreditit nën markë të përbashkët me PayPal; 5. karta e debitit; 6. karta e kreditit; dhe 7. çeku elektronik.
Çdo marrëveshje mund ta anuloni në cilësimet e llogarisë.
Transferimet në llogari bankare
Kur përdorni llogarinë bankare si metodë të pagesës, ju lejoni PayPal të nisë një transferim nga llogaria juaj bankare te marrësi. Për këto transaksione, PayPal do të kryejë transferime elektronike nga llogaria juaj bankare në shumën që keni specifikuar. Ju autorizoni PayPal ta provojë sërish transferimin nëse transferimi fillestar u refuzua nga banka juaj për çfarëdolloj arsye.
Çeku elektronik
Çeku elektronik është një metodë pagese ku ju përdorni llogarinë tuaj bankare si metodën tuaj të pagesës dhe pagesa nuk merret nga marrësi derisa transaksioni të jetë përpunuar nga banka. Ky proces zakonisht zgjat 3-5 ditë pune, megjithatë procesi do të zgjasë edhe më shumë nëse pagesa dërgohet nga një llogari bankare me vendndodhje jashtë shtetit/rajonit tuaj.
Nëse metoda juaj e preferuar e pagesës është çeku elektronik, ai do të përdoret për të financuar pagesat tuaja të PayPal, edhe nëse keni balancë në llogari.
Programi i mbrojtjes së blerësit në PayPal
Mbrojtja e blerësit e PayPal
Kur blini diçka nga një shitës i cili pranon PayPal, ju mund t'i plotësoni kushtet për një rimbursim sipas programit të Mbrojtjes së blerësit të PayPal. Sipas rastit, Mbrojtja e blerësit të PayPal ju jep të drejtën e rimbursimit të çmimit të plotë të blerjes së artikullit, plus kostot origjinale të transportit, nëse keni pasur. PayPal përcakton, sipas gjykimit të tij, nëse pretendimi juaj i plotëson kushtet në programin e PayPal për mbrojtjen e blerësit. Vendimi origjinal i PayPal konsiderohet si vendimtar, megjithatë mund të depozitoni një apelim të vendimit përmes PayPal nëse keni informacione të reja apo bindëse që nuk i dispononit në kohën kur u mor vendimi origjinal, apo nëse besoni se ka ndodhur një gabim në procesin e vendimmarrjes.
Kushtet e përgjithshme të programit të plotë janë përcaktuar në faqen e programit të Mbrojtjes së blerësit të PayPal dhe janë pjesë e kësaj marrëveshjeje për përdoruesin.
Pranimi i pagesave
Marrja e pagesave
Mundësia e marrjes së pagesave varion sipas shtetit/rajonit. Ju mund të verifikoni nëse keni mundësi të merrni pagesa, duke u lidhur në llogarinë tuaj të PayPal.
Nëse e përdorni llogarinë tuaj të PayPal për të marrë pagesa për shitjen e mallrave ose shërbimeve apo për të marrë donacione, ju duhet:
- Paguani të gjitha tarifat e zbatueshme për marrjen e fondeve.
- Mos i kërko blerësit të të dërgojë një pagesë si transaksion personal (shpesh i referuar si përdorimi i veçorisë "dërgo pagesa një miku ose anëtari të familjes"). Nëse e bëni një gjë të tillë, PayPal mund ta bllokojë funksionin e llogarisë suaj të PayPal për pranimin e pagesave nga miqtë apo anëtarët e familjes.
Duke integruar në arkën/platformën tuaj në internet çfarëdolloj funksionaliteti që i mundëson një paguesi pa llogari të PayPal që të dërgojë një pagesë në llogarinë tuaj të PayPal, ju bini dakord me të gjitha kushtet e mëtejshme të përdorimit të atij funksionaliteti që PayPal do t'ua vërë në dispozicion në cilëndo faqe në faqen e internetit të PayPal ose Braintree (duke përfshirë çdo faqe për zhvilluesit dhe faqen tonë Marrëveshje ligjore) apo platformë në internet. Këto kushte të mëtejshme përfshijnë kushtet e PayPal për Metodën alternative të pagesës.
Asnjë mbipagesë
Ju bini dakord se nuk do të vendosni mbipagesa apo tarifa të tjera për pranimin e PayPal si metodë pagese. Ju mund të tarifoni një tarifë mirëmbajtjeje në lidhje me shitjen e mallrave apo shërbimeve, për aq kohë sa kjo tarifë nuk përbën mbipagesë dhe nuk është më e lartë se sa tarifa e mirëmbajtjes që tarifoni për transaksionet e PayPal.
Prezantimi i PayPal
Ju duhet t'i trajtoni metodat e pagesës ose simbolet e PayPal të paktën njësoj me çdo metodë tjetër pagese që ofrohet në pikat tuaja të shitjes, kudo ku janë të integruara shërbimet që mbartin markën e PayPal, duke përfshirë faqet e internetit apo aplikacionet tuaja celulare. Kjo përfshin në mënyrë të paktën të barabartë ose të përmirësuar: vendosjen e logos, pozicionimin brenda çdo pike shitjeje dhe trajtimin për sa i përket fluksit të pagesave, kushteve, kufizimeve dhe tarifave, në çdo rast krahasuar me simbolet dhe metodat e tjera të pagesës në pikat tuaja të shitjes. Gjithashtu, ju nuk duhet të prezantoni asnjë metodë pagese apo simbol përpara (apo në një moment më të hershëm gjatë përvojës në arkë) se të prezantoni shërbimet apo simbolet e PayPal.
Në paraqitjet për klientët tuaj apo në komunikimet me publikun, ju nuk duhet të keqportretizoni asnjë nga shërbimet e PayPal si metodë pagese apo të shfaqni preferencë për metoda të tjera pagese në raport me cilindo prej shërbimeve të PayPal. Në të gjitha pikat tuaja të shitjes, ju bini dakord që të mos tentoni t'i shkurajoni ose t'i pengoni klientët në lidhje me përdorimin e PayPal apo t'i nxisni të përdorin metoda alternative pagese. Nëse u mundësoni klientëve që t'ju paguajnë me PayPal, sa herë që tregoni apo shfaqni metodat e pranuara të pagesës (brenda pikave të shitjes ose në materialet tuaja të marketingut, të reklamimit dhe në komunikime të tjera me klientët) ju bini dakord që t'i shfaqni simbolet e shërbimeve të pagesës të PayPal të paktën në mënyrë po aq të dukshme dhe po aq pozitive si të gjitha metodat e tjera të pagesës.
Tatimet, raportimi i të dhënave
Disa nga tarifat tona mund të jenë objekt i tatimeve, taksave, detyrimeve ose çmimeve të ngjashme të imponuara nga qeveria, duke përfshirë për shembull, tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimin e shitjeve, tatimin mbi të ardhurat, tatimet mbi shfrytëzimin ose ato në burim, të vlerësueshme nga çdo juridiksion (referuar bashkërisht si "tatimet") dhe, përveçse kur theksohet shprehimisht, ato nuk i përfshijnë tatimet e zbatueshme. Përcaktimi i tatimeve, nëse ka, të zbatueshme për pagesat që bëni apo merrni është përgjegjësia juaj, ashtu siç është vetëm përgjegjësia juaj vlerësimi, mbledhja, raportimi dhe derdhja e tatimeve përkatëse pranë autoritetit të duhur. PayPal nuk mban përgjegjësi për përcaktimin e tatimeve të zbatueshme për transaksionet tuaja ose për llogaritjen, mbledhjen, raportimin apo derdhjen e tatimeve lidhur me transaksionin tuaj.
Pavarësisht nga sa më lart, PayPal-i mund të kërkojë që të jepni numrin tuaj të identifikimit tatimor dhe/ose dokumentacion ose informacion tjetër në lidhje me tatimin. Nëse nuk i jepni PayPal-it informacionin ose dokumentacionin e kërkuar, ju e kuptoni dhe bini dakord që mund të jeni subjekt i kufizimeve të llogarisë dhe tatimit në burim me tarifat e zbatueshme për pagesat bruto të marra. PayPal-i do t'ia dërgojë tatimet e tilla në burim autoriteteve përkatëse tatimore dhe nuk mund t'i rimbursojë ato shuma.
Politika juaj e rimbursimit dhe e privatësisë
Ju duhet të publikoni një politikë rimbursimi dhe kthimi si dhe një politikë privatësie, kur një gjë e tillë kërkohet me ligj.
Shqyrtimi i pagesës
PayPal shqyrton disa nga transaksionet me rrezik të lartë potencial. Nëse PayPal, sipas gjykimit të saj, del në përfundimin se një transaksion është me rrezik të lartë, ne e pezullojmë pagesën dhe ju njoftojmë që ta shtyni transportin e artikullit. PayPal do të bëjë një shqyrtim dhe do ta përfundojë ose do ta anulojë pagesën. Nëse pagesa përfundohet, PayPal do t'ju njoftojë që të transportoni artikullin. Në të kundërt, PayPal do ta anulojë pagesën dhe fondet do t'i kthehen blerësit, përveçse kur ligji na imponon marrjen e masave të tjera. Të gjitha pagesat për përfundimin e këtij shqyrtimi pagese do të jenë të pranueshme në programin e PayPal për Mbrojtjen e shitësit, në rast se përmbushin kërkesat e Mbrojtjes së shitësit në PayPal. Ju do të njoftoheni me email dhe/ose nëpërmjet llogarisë suaj të PayPal.
Pagesat në dyqan
Nëse pranoni pagesa me PayPal në dyqan, ju duhet t'ia komunikoni klientit shumën totale të transaksionit përpara se të kryhet. Ju mund ta tarifoni llogarinë e klientit vetëm për transaksionet që ata kanë autorizuar. Gjithashtu, ju duhet t'u jepni klientëve një faturë fizike kur e kërkojnë. Ju bini dakord që çdo transaksion që kryeni duhet të ketë një përshkrim të saktë dhe të mirëfilltë të mallrave dhe shërbimeve që janë duke u blerë.
Shitësit në vendin e tregtimit
Nëse jeni shitës në një vend tregtimi apo operoni nëpërmjet aplikacionit të një pale të tretë që ofron PayPal, ju duhet të përmbushni të gjitha rregullat e vlefshme për programin e mbrojtjes së blerësit të vendit të tregtimit apo të aplikacionit të palës së tretë, për shitjet që realizoni nëpërmjet forumit. Këto mbrojtje mund të kërkojnë që ju të merrni masa të caktuara si dhe mund të ndikojnë mënyrën e trajtimit të pretendimeve.
Transaksionet që nuk figurojnë në kartë
Sa herë që blerësi përdor një kartë debiti ose krediti si metodë pagese për një transaksion që përdor llogarinë e tij për blerjen e një artikulli nga ju si shitës, transaksioni do të përpunohet si transaksion i llojit "nuk figuron në kartë", edhe nëse blerësi ndodhet në dyqan.
Pranimi i pagesave të autorizuara paraprakisht
Ju si shitës mund të pranoni pagesa nga llogaria e një blerësi nëpërmjet pagesave të autorizuara paraprakisht, një herë ose në mënyrë të rregullt apo sporadike. Ndonjëherë ky lloj transaksioni njihet si "marrëveshje faturimi", "abonim", "pagesë periodike", "transaksion referencë", "debitim i autorizuar paraprakisht ose PAD", "transfertë e autorizuar paraprakisht", "pagesë e miratuar paraprakisht" ose "pagesë automatike".
Nëse merrni pagesa të autorizuara paraprakisht nga blerësit: | |
Duhet: | Nuk duhet: |
Të merrni autorizimin paraprak të çdo blerësi për shumën, shpeshtësinë dhe kohëzgjatjen për çdo pagesë të ngjashme. | Të rinisni kryerjen e pagesave të ardhshme pa autorizim me shkrim nga blerësi, në rast se ai e ka ndërprerë apo anuluar një pagesë të autorizuar paraprakisht.
|
Të siguroni një procedurë të thjeshtë dhe lehtësisht të aksesueshme të anulimit në internet, në rast se blerësit regjistrohen për pagesa të autorizuara paraprakisht në internet. | |
T'u ofroni blerësve mundësinë për t'i ndërprerë këto pagesa deri në 3 ditë pune përpara datës së programuar për pagesën. | |
Të njoftoni blerësin të paktën 10 ditë para në lidhje me shumën dhe datën e çdo pagese të autorizuar paraprakisht, nëse ato ndryshojnë nga shuma e autorizuar paraprakisht, ose (në varësi të opsionit të blerësit) të çdo pagese me një shumë të ndryshme nga vlera e paracaktuar. |
Shtetet me opsionin e transferimit automatik
Nëse jeni banues në një nga shtetet me opsionin e transferimit automatik, ju keni mundësi të merrni pagesa, por duhet ta tërhiqni shumën e plotë të pagesës me anë të një metode të vlefshme tërheqjeje. Në të kundërt, tërheqja e shumave nga llogaria juaj e PayPal dhe transferimi i tyre në metodën përkatëse të tërheqjes do të bëhet rregullisht në mënyrë automatike. Për kushtet e tjera në lidhje me transferimin automatik, klikoni këtu.
Tarifat e transaksionit për pagesat në internet dhe në dyqan
Tarifat standarde të transaksionit
Tarifat e transaksioneve tuaja të PayPal varen nga shteti/rajoni i blerësit. Tarifat që ju paguani për shitjen e mallrave, shërbimeve ose për marrjen e donacioneve dhe ato që paguan blerësi nëpërmjet llogarisë së tij të PayPal (ose nëpërmjet një portofoli tjetër të autorizuar) mund të gjenden në tabelën Tarifat e pagesave tregtare. Vini re se:
- Ne mund t'i rregullojmë tarifat e zbatueshme për transaksionet e ardhshme që ju do të përpunoni nëpërmjet PayPal. Ne do t'ju njoftojmë të paktën 14 ditë përpara për çdo rritje tarife apo për çdo prezantim të llojeve të reja të tarifave.
- Nëse pranoni pagesa duke përdorur një produkt të PayPal (si PayPal Payments Pro), për transaksionet tuaja do të aplikohen tarifat e zbatueshme për këto produkte.
Tarifa e tregtarit
Për t'u kualifikuar për tarifën tonë të tregtarit, duhet të dorëzoni një aplikim që bëhet vetëm një herë, duhet të keni një vëllim të kualifikueshëm shitjesh mujore, si dhe të keni një llogari biznesi në gjendje të mirë. Për të parë kriteret e tarifës së tregtarit, klikoni këtu.
Ki parasysh se tarifa e tregtarit disponohet vetëm për tregtarët me llogari të PayPal të regjistruara në shtete/rajone të caktuara.
Tarifat e mikropagesave
Ju mund të kualifikoheni për të përftuar vendosjen e çmimit për mikropagesat në lidhje me shitjen e mallrave dhe shërbimeve nëpërmjet llogarisë suaj në PayPal, nëse transaksionet tuaja kanë zakonisht një vlerë mesatare prej 10 USD. Për t'u kualifikuar, duhet të keni një llogari në PayPal në gjendje të mirë (për shembull, pa asnjë kufizim apo balancë negative në llogarinë në PayPal), nuk mund të përpunoni pagesa me anë të PayPal Payments Pro, si dhe duhet të dorëzoni një aplikim i cili duhet të miratohet nga ne.
Nëse llogaria juaj e PayPal është miratuar për marrjen e mikropagesave, atëherë në vend të Tarifave të pagesave tregtare, për të gjitha transaksionet e shitjeve të mallrave apo shërbimeve të përpunuara nëpërmjet llogarisë suaj të PayPal do të aplikohen tarifat që rezultojnë në tabelën Tarifat e mikropagesave. Nëse keni disa llogari të PayPal, ju duhet t'i rrugëzoni transaksionet e mikropagesave nëpërmjet llogarive të duhura. Pasi transaksioni të jetë përpunuar, PayPal nuk do ta ri-rrugëzojë transaksionin nëpërmjet një llogarie tjetër.
Me anë të aplikimit për Mikropagesa për mallrat dixhitale, ju bini dakord që për transaksionet e mallrave dixhitale të merrni maksimumi shumat në tabelë. Më pas, nëse blerësi hap një Mosmarrëveshje, PayPal mund ta kthejë transaksionin dhe t'i heqë fondet nga llogaria juaj, pa i kërkuar blerësit që ta përshkallëzojë mosmarrëveshjen në pretendim.
Pagesat me PayPal
Nëse po përdorni Pagesat e shumëfishta përmes PayPal (më parë e njohur si Pagesë në grup), do të zbatohen kushtet e Marrëveshjes së Pagesave të shumëfishta përmes PayPal.
Përgjegjësia juaj për të njoftuar PayPal për gabimet lidhur me vendosjen e çmimeve ose tarifave.
Pasi të keni qasje në pasqyrat e llogarisë apo në informacione të tjera për aktivitetin e llogarisë, të vëna në dispozicion për ju nga PayPal-i në lidhje me llogarinë(të) e biznesit tuaj, do të keni gjashtëdhjetë (60) ditë kohë për të njoftuar me shkrim PayPal-in për çdo gabim ose mospërputhje lidhur me vendosjen e çmimeve ose tarifave të tjera të vendosura nga PayPal-i. Nëse nuk e njofton PayPal-in brenda një afati të tillë kohor, ti e pranon këtë informacion si të saktë dhe PayPal-i nuk do të ketë asnjë detyrim për të bërë ndonjë korrigjim, përveçse kur kërkohet ndryshe nga legjislacioni në fuqi. Për qëllimet e kësaj dispozite, gabimet ose mospërputhjet e tilla në vendosjen e çmimeve dhe tarifave janë të ndryshme nga transaksionet e paautorizuara dhe gabimet e tjera gjatë transferimeve elektronike, të cilat janë objekt i afateve kohore të ndryshme sa i përket njoftimeve, siç parashikohet në këtë marrëveshje të përdoruesit.
Rimbursimet, kthimet dhe kthimet e pagesave
Informacione të përgjithshme
Nëse merrni një pagesë për shitjen e mallrave apo shërbimeve, e cila më vonë rimbursohet ose bëhet e pavlefshme për çfarëdolloj arsyeje, ju jeni përgjegjës për shumën e plotë të pagesës që ju është dërguar dhe për çdo tarifë (duke përfshirë çdo tarifë të aplikueshme të kthimit të pagesës ose tarifë të mosmarrëveshjes të përshkruar më poshtë). Sa herë që një transaksion rimbursohet apo kthehet në forma të tjera, PayPal e rimburson ose e kthen transaksionin nga llogaria juaj në PayPal në të njëjtën monedhë me transaksionin fillestar. Nëse gjendja në llogarinë tuaj në PayPal për një monedhë të caktuar është e pamjaftueshme për të mbuluar shumën e një rimbursimi apo kthimi, PayPal do të kryejë një këmbim monedhe për ta rimbursuar apo kthyer transaksionin. Do të përdoret kursi i këmbimit të transaksionit të PayPal (duke përfshirë tarifën e këmbimit të monedhës) në kohën e përpunimit të rimbursimit apo kthimit.
Nëse rimburson një transaksion, ne do të mbajmë tarifat që ke paguar siç përcaktohet në faqen tonë të Tarifave.
Pagesat e anuluara dhe të kthyera
Pagesat që ju janë bërë mund të anulohen ose të kthehen nga PayPal, në rast se:
- Humbisni një pretendim për Mbrojtja e blerësit në PayPal të depozituar në PayPal nga një blerës, duke përfshirë për pasojë të mospërgjigjes nga ana juaj në kohën e duhur.
- Blerësi juaj kërkon kthimin e pagesës për një transaksion të financiar me kartë dhe ky transaksion nuk është i pranueshëm për Mbrojtjen e shitësit në PayPal. Lëshuesi i kartës, jo PayPal, përcakton nëse miratohet kërkesa e blerësit për kthimin e pagesës që lidhet me një transaksion të financuar me kartë.
- Nuk realizoni transaksionin ashtu siç është premtuar ose nuk mund të paraqitni vërtetimin e dërgesës ose vërtetimin e dorëzimit kur ju kërkohet.
- Hetimet tona për një rast të kthimit të parave në bankë, të kryer nga një blerës ose banka e blerësit, zbulojnë se transaksioni përbën një rast mashtrimi.
- PayPal jua ka dërguar pagesën gabimisht.
- Pagesa ka qenë e paautorizuar.
- E keni përftuar pagesën për aktivitete që kanë shkelur këtë marrëveshje përdoruesi, Politikën e përdorimit të pranueshëm të PayPal ose çdo marrëveshje tjetër ndërmjet jush dhe PayPal.
Nëse pagesa që keni marrë anulohet më vonë, për çfarëdolloj arsyeje, atëherë jeni përgjegjës kundrejt PayPal për shumën e plotë të pagesës që ju është dërguar plus tarifat përkatëse. Nëse blerësi ka paguar në një monedhë tjetër, shuma e plotë e pagesës që ju është dërguar mund të llogaritet në atë monedhë, duke përdorur kursin e këmbimit të PayPal për atë transaksionin (duke përfshirë tarifën tonë të këmbimit të monedhës) në momentin e përpunimit të rimbursimit ose kthimit. Nëse gjendja në llogarinë tuaj në PayPal është e pamjaftueshme për të mbuluar detyrimin për shumën e pagesës plus tarifat, atëherë kjo do të rezultojë në një gjendje negative në llogarinë tuaj në PayPal. Çdo gjendje negative në PayPal përfaqëson një detyrim ndaj nesh dhe në një situatë të tillë, duhet të shtoni menjëherë fonde në gjendjen e llogarisë tuaj në PayPal për të shlyer detyrimin. Nëse nuk veproni kështu, PayPal mund:
- të rikuperojë çdo shumë që i takon PayPal, duke debituar gjendjen e llogarisë tuaj në PayPal;
- të ndërmarrë përpjekje për të mbledhur këto shuma nga ju;
- të ndërmarrë çdo masë të parashikuar në Shumat që i detyrohesh PayPal; ose
- vendos një kufizim ose ndërmerr masa të tjera në llogarinë tënde të PayPal siç parashikohet në Aktivitetet e kufizuara, ruajtja dhe masat e tjera që mund të ndërmarrim.
Tarifat e mosmarrëveshjes
PayPal do t'u faturojë shitësve një tarifë për mosmarrëveshjen për të lehtësuar procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes në internet, për transaksionet që përpunohen përmes llogarisë së PayPal të blerësit ose përmes një pagese në PayPal nga vizitori. Tarifa e mosmarrëveshjes aplikohet në rastet kur blerësi ngre një pretendim drejtpërdrejti me PayPal, bën një kërkesë për kthimin e pagesës me lëshuesin e kartës, ose një kërkesë për kthim me bankën e tij. Tarifa e mosmarrëveshjes do të faturohet sipas raportit të Tarifës standarde të mosmarrëveshjes ose sipas raportit të Tarifës së mosmarrëveshjes për vëllime të mëdha. Tarifa e mosmarrëveshjes do të faturohet në monedhën që keni zgjedhur për listimin e transaksionit origjinal. Nëse transaksioni është realizuar në një monedhë që nuk është e renditur në tabelën e Tarifës së mosmarrëveshjes , atëherë tarifa e faturuar do të jetë në monedhën kryesore në gjendje. Tarifa e mosmarrëveshjes do të zbritet nga llogaria juaj e PayPal pasi të vendoset rezultati i pretendimit.
Shuma e Tarifës së mosmarrëveshjes do të përcaktohet në momentin që krijohet mosmarrëveshja. Tarifa bazohet në raportin e shumës totale të transaksioneve për të gjitha pretendimet që merrni për rastet kur artikujt nuk janë marrë dhe që janë shumë ndryshe nga përshkrimi dhe të shumës totale të shitjeve tuaja gjatë tre muajve të mëparshëm kalendarik. Pretendimet tuaja totale përfshijnë të gjitha pretendimet për rastet kur artikulli nuk është marrë dhe kur është shumë ndryshe nga përshkrimi, të cilat depozitohen ose kalojnë drejtpërdrejt në PayPal ose përmes lëshuesit të kartës apo bankës së blerësit. Në pretendimet tuaja totale nuk përfshihen pretendimet për transaksione të paautorizuara. Për shembull, për muajin shtator, raporti i pretendimeve do të llogaritet duke marrë në konsideratë raportin midis numrit total të pretendimeve dhe shitjeve gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht. Raporti i pretendimeve për shtatorin do të përcaktojë tarifën e mosmarrëveshjes për të gjitha pretendimet e depozituara në tetor.
Nëse raporti i pretendimeve është 1,5% ose më shumë dhe keni realizuar më tepër se 100 transaksione shitjeje në tre muajt e fundit të plotë kalendarikë, atëherë për çdo mosmarrëveshje do t'ju faturohet Tarifa e mosmarrëveshjes për vëllime të mëdha. Në të kundërt, për çdo mosmarrëveshje do të faturoheni sipas Tarifave standarde të mosmarrëveshjes.
Nuk do t'ju faturohet Tarifa standarde e mosmarrëveshjes në rastin e mosmarrëveshjeve që janë:
- Hetime në Qendrën e zgjidhjeve të PayPal, të cilat nuk janë përshkallëzuar në një pretendim me PayPal.
- Zgjidhur drejtpërdrejti ndërmjet jush dhe blerësit dhe nuk janë përshkallëzuar në një pretendim me PayPal.
- Depozituar nga blerësi drejtpërdrejti me PayPal si një Transaksion i paautorizuar.
- Përcaktuar nga PayPal, sipas gjykimit të tij, se kanë përmbushur të gjitha kërkesat e programit të Mbrojtjes së shitësit të PayPal.
- Pretendimet që kanë një vlerë transaksioni më të ulët se dyfishi i shumës së një Tarife standarde të mosmarrëveshjes.
- Janë zgjidhur në favorin tuaj nga PayPal ose nga lëshuesi juaj.
Nuk do t'ju faturohet Tarifa e mosmarrëveshjes për vëllime të mëdha në rastin e mosmarrëveshjeve që janë:
- Hetime në Qendrën e zgjidhjeve të PayPal dhe të cilat nuk janë përshkallëzuar në një pretendim me PayPal.
- Zgjidhur drejtpërdrejti ndërmjet jush dhe blerësit dhe nuk janë përshkallëzuar në një pretendim me PayPal.
- Depozituar nga blerësi drejtpërdrejti me PayPal si një Transaksion i paautorizuar.
Shitësve, të cilëve u janë faturuar Tarifat e mosmarrëveshjes për vëllime të mëdha, mund t'ju kërkohet që të paraqesin një plan zgjidhjeje ku të përfshihet një shpjegim mbi shkakun e rritjes së tarifës së mosmarrëveshjes, masat e ndërmarra për të reduktuar mosmarrëveshjet, si dhe afatet e zbatimit të këtyre masave.
Nëse përfshiheni në një aktivitet të kufizuar, PayPal mund të faturojë tarifat e larta në rast mosmarrëveshjeje për të gjitha mosmarrëveshjet aktuale dhe të ardhshme, pavarësisht nga raporti i mosmarrëveshjeve ose numrat e shitjeve, duke pasur parasysh angazhimin e shtuar të PayPal si rezultat i këtij Aktiviteti të kufizuar.
Mosmarrëveshjet e renditura më sipër mund të përjashtohen nga aplikimi i Tarifës standarde të mosmarrëveshjes ose Tarifës së mosmarrëveshjes për vëllime të mëdha, megjithatë pretendimi mund të përfshihet në llogaritjen e përgjithshme të raportit të mosmarrëveshjeve.
Tarifat e kthimit të pagesës
Në rastin e transaksioneve që nuk përpunohen as përmes llogarisë së PayPal të blerësit dhe as përmes një pagese nga vizitori, dhe në rastet kur blerësi kërkon kthimin e pagesës për transaksionin përmes lëshuesit të kartës, atëherë PayPal do të aplikojë një tarifë për të lehtësuar procesin e kthimit të pagesës. Kjo tarifë do të aplikohet pavarësisht faktit nëse blerësi do të rezultojë fitues në procedurën për kthimin e pagesës me lëshuesin e kartës.
Tarifa e aplikueshme e kthimit të pagesës do të zbritet nga llogaria e PayPal. Tarifa e kthimit të pagesës është shuma e specifikuar në tabelën e tarifave të kthimit të pagesës në monedhën e përdorur në transaksionin origjinal. Nëse transaksioni është realizuar në një monedhë që nuk është e renditur në tabelën e tarifave të kthimit të pagesës, tarifa e aplikuar do të jetë në monedhën kryesore në gjendje.
Nëse një blerës depoziton një kërkesë për kthimin e pagesës, lëshuesi i kartës, jo PayPal, do të përcaktojë fituesin në këtë proces.
Ndikimi që kanë te shitësit procese të ndryshme të Mbrojtjes së blerësit
Duhet të lexoni dhe kuptoni programin e PayPal për mbrojtjen e blerësit dhe në rast se shisni mallra ose shërbime te dhe merrni pagesa nga blerësit me llogari të PayPal në shtete/rajone të ndryshme nga shteti/rajoni juaj, atëherë duhet të njiheni edhe me mbrojtjen e blerësit në PayPal, të disponueshëm për blerësit në secilin prej këtyre shteteve/rajoneve. Të drejtat e blerësve sipas këtyre programeve mund të kenë ndikim te ju si shitës. Informacionin për programet e PayPal mund ta gjeni në faqen Marrëveshjet ligjore duke zgjedhur vendndodhjen e blerësit në fillim të faqes dhe duke ju referuar marrëveshjes së përdoruesit që zbatohet në atë vendndodhje.
Nëse humbisni një pretendim sipas programit të PayPal për mbrojtjen e blerësit në një shtet/rajon:
- Do t'ju kërkohet të rimbursoni PayPal në përputhje me detyrimin tuaj.
- Detyrimi do të përfshijë çmimin e plotë të blerjes së artikullit plus kostot origjinale të transportit (dhe në disa raste, artikulli mund të mos ju kthehet mbrapsht), si dhe tarifat e PayPal që ju janë ngarkuar për transaksionin. Kjo vlen kur ti je shitësi kryesor ose shitësi i dorës së dytë i mallrave ose shërbimeve. Për shembull, agjentët e biletave të eventeve ose agjentët e udhëtimit në internet do të humbasin shumën e plotë të blerjes të paguar nga blerësi. Në disa raste nuk mund ta marrësh artikullin mbrapsht.
- Pretendimi për Mbrojtjen e blerësit do të konsiderohet i zgjidhur plotësisht nëse:
- rimbursimi për një blerës përpunohet përmes PayPal, ose \t
- nëse ti i jep PayPal prova të pranueshme, sipas gjykimit të vetëm të së cilit, blerësi ka rënë dakord me zgjidhjen alternative të ofruar. \t
- Ju nuk do të merrni rimbursim për tarifat e PayPal që keni paguar në lidhje me shitjen.
- Nëse sipas pretendimit, artikulli i marrë ishte shumë ndryshe nga përshkrimi, juve mund të mos ju kthehet artikulli, ose mund t'ju kërkohet që të merrni artikullin mbrapsht dhe të paguani kostot e transportit të kthimit.
- Nëse sipas pretendimit, artikulli i marrë ishte shumë ndryshe nga përshkrimi dhe lidhet me një artikull të shitur të falsifikuar, atëherë mund t'ju kërkohet që të rimbursoni plotësisht blerësin dhe mund të mos e merrni mbrapsht artikullin.
Programi i mbrojtjes së shitësit në PayPal
Çfarë konsiderohen të pranueshme
Nëse i shisni një blerësi një artikull ose shërbim, ju i plotësoni kushtet për programin e Mbrojtjes së shitësit të PayPal. Në rastet kur aplikohet, programi për Mbrojtjen e shitësit të PayPal ju jep të drejtën e përfitimit të shumës së plotë të blerjes. PayPal përcakton, sipas gjykimit të tij, nëse pretendimi juaj është i pranueshëm në programin e PayPal për mbrojtjen e shitësit. Nuk ka asnjë kufizim në numrin e pagesave të pranueshme për programin e PayPal për Mbrojtjen e shitësit. Duke hyrë në faqen e detajeve të transaksionit në llogarinë tënde në PayPal mund të shohësh transaksionet e tua që mund të jenë të pranueshme për mbrojtje sipas këtij programi.
Kushtet e përgjithshme të programit përcaktohen në faqen e programit të Mbrojtjes së shitësit të PayPal dhe janë pjesë e kësaj marrëveshjeje për përdoruesin.
Aktivitetet e kufizuara
Për sa i përket përdorimit të faqeve tona të internetit, llogarisë suaj të PayPal dhe shërbimeve të PayPal nga ana juaj, ose gjatë ndërveprimeve tuaja me PayPal, me klientë të tjerë të PayPal apo me palë të treta, ju:
- Nuk do të shkelni këtë marrëveshje përdoruesi, Politikën për përdorimin e pranueshëm të PayPal, Marrëveshjen e subjektit tregtar (nëse zbatohet për ju), si dhe asnjë marrëveshje tjetër mes jush dhe PayPal.
- Nuk do të shkelni ligjet statutet, urdhëresat apo rregulloret (për shembull, ato që rregullojnë shërbimet financiare, mbrojtjen e klientit, konkurrencën e padrejtë, luftën kundër diskriminimit apo reklamimin e rremë).
- Nuk do të shkelni të drejtat e autorit, patentën, markën tregtare, sekretin tregtar ose të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale ose të drejtat e publicitetit ose privatësisë të PayPal ose të ndonjë palë të tretë.
- Nuk do të shisni mallra të falsifikuara.
- Nuk do të keni sjellje diskredituese, shpifëse në aspektin tregtar, kërcënuese apo ngacmuese.
- Nuk do të jepni informacion të rremë, të pasaktë apo çorientues.
- Nuk do të dërgoni apo merrni fonde që besojmë se janë potencialisht mashtruese.
- Nuk do të përfshiheni në aktivitete dhe/ose transaksione të mundshme mashtruese ose të dyshimta.
- Nuk do të refuzoni të bashkëpunoni në një hetim apo të konfirmoni identitetin tuaj ose çdo informacion që na jepni.
- Nuk do të tentoni të përfitoni dyfish gjatë një mosmarrëveshjeje duke marrë ose bërë përpjekje që të merrni fonde edhe nga PayPal, edhe nga shitësi, banka ose lëshuesi i kartës për të njëjtin transaksion.
- Nuk do të kontrolloni një llogari të lidhur me një llogari tjetër që është përfshirë në ndonjë nga këto aktivitete të kufizuara.
- Nuk do të kryeni një biznes ose nuk do të përdorni shërbimet e PayPal në një mënyrë që çon ose mund të çojë në:
- ankesa;
- kërkesa nga blerësit (qoftë të depozituara pranë nesh apo pranë lëshuesve të kartave) për të anuluar pagesat që ju janë bërë; ose
- tarifa, gjoba, penalitete ose detyrime apo humbje të tjera për PayPal, klientët e tjerë të PayPal, palët e treta ose vetë ju.
- Nuk do të përdorni llogarinë e PayPal ose shërbimet e PayPal në një mënyrë që PayPal, Visa, MasterCard, American Express, Discover apo ndonjë rrjet tjetër i transferimit elektronik të fondeve ka arsye për të besuar se përbën abuzim me sistemin e kartës apo shkelje të rregullave të rrjetit apo shoqatës së kartës.
- Lejoni që llogaria juaj në PayPal të ketë gjendje negative.
- Nuk do të merrni një paradhënie parash në dorë nga karta e kreditit (apo të ndihmoni të tjerët ta bëjnë këtë).
- Nuk do të aksesoni shërbimet e PayPal nga një shtet që nuk është përfshirë në listën e shteteve të lejuara të PayPal;
- Nuk do të: ndërmerrni ndonjë veprim që vendos një barrë të madhe joproporcionale ose të paarsyeshme ndaj faqeve të internetit dhe sistemeve tona softuerike (përfshi çdo rrjet dhe server të përdorur për ofrimin e secilit prej shërbimeve të PayPal) të operuara nga ne ose në emrin tonë ose shërbimet e PayPal; lehtësoni viruse, trojanë, softuerë keqdashës, karrema ose praktika të tjera programimi që tentojnë të ose mund të dëmtojnë, shkëputin, korruptojnë, keqpërdorin, ndërhyjnë në mënyrë shkatërruese ose sigurojnë akses të paautorizuar në çfarëdo sistemi, të dhëna, informacioni apo shërbimi të PayPal; përdorni një server ndërmjetës anonimizues; përdorni një robot, merimangë, mjet tjetër automatik ose proces manual për të monitoruar ose kopjuar faqet tona të internetit pa lejen tonë paraprake me shkrim; përdorni ndonjë pajisje, softuer apo praktikë për të anashkaluar protokollet tona të përjashtimit të robotëve; ose ndërhyni ose shkëputni apo tentoni të ndërhyni ose shkëputni faqet e internetit, softuerin, sistemet e operuara nga ne apo në emrin tonë, ndonjë nga shërbimet e PayPal apo përdorimin e ndonjë shërbimi të PayPal nga përdoruesit e tjerë.
- Nuk do të ndërmerrni ndonjë veprim që mund të na shkaktojë humbjen e ndonjë shërbimi nga ofruesit tanë të shërbimit të internetit, përpunuesit e pagesave ose furnitorë apo ofrues të tjerë të shërbimeve.
- Nuk do të përdorni shërbimet e PayPal për të testuar përdorimet e kartave të kreditit.
- Nuk do të shmangni ndonjë politikë të PayPal ose përcaktime në lidhje me llogarinë tuaj në PayPal, si pezullimet e përkohshme ose të papërcaktuara ose pezullime, limitime ose kufizime të tjera, përfshirë pa kufizim përfshirjen në veprimet e mëposhtme: tentativa për të hapur llogari të PayPal të re ose shtesë kur keni një llogari me gjendje negative në PayPal ose e cila është kufizuar, pezulluar ose limituar ndryshe; hapja e llogarive të reja ose shtesë të PayPal me të dhëna të ndryshme nga të dhënat tuaja (p.sh. emri, adresa, adresa e email-it etj.); ose përdorimi i llogarisë në PayPal të dikujt tjetër;
- Nuk do të ngacmoni dhe/ose kërcënoni punonjësit tanë, agjentët dhe përdoruesit e tjerë.
- Abuzimi i procesit tonë të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në internet dhe/ose programit të mbrojtjes së blerësit të PayPal dhe/ose programit të mbrojtjes së shitësit të PayPal.
- Nuk do të ndikoni që ne të marrim një numër joproporcional pretendimesh që kanë qenë mbyllur në favor të paditësit në lidhje me llogarinë e PayPal ose biznesin tuaj.
- Nuk do të keni një vlerësim krediti nga një agjenci e raportimit të kreditit që tregon një nivel të lartë rreziku të lidhur me përdorimin e shërbimeve të PayPal nga ana juaj.
- Nuk do t'i dërgoni ose shpërndani një pale të tretë informacionet e një përdoruesi tjetër, apo përdorni informacione të tilla për qëllime marketingu, nëse nuk merrni miratimin me shkrim të përdoruesit.
- Nuk do t'i dërgoni email-e të padëshiruara përdoruesve apo përdorni shërbimet e PayPal për të mbledhur pagesa për dërgimin, apo për ndihmën e dhënë në dërgimin, e email-eve të padëshiruara te palë të treta.
- Nuk do të kopjoni, riprodhoni, përcillni te ndonjë palë e tretë, ndryshoni, modifikoni, krijoni punë derivative, shfaqni publikisht apo inkuadroni ndonjë përmbajtje nga faqet e internetit të PayPal pa marrë miratim me shkrim nga ne apo nga ndonjë palë e tretë përkatëse.
- Nuk do t'ia tregoni fjalëkalimin e llogarisë suaj ndonjë personi tjetër, dhe as nuk do të përdorni fjalëkalimin e ndonjë personi tjetër. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për humbjet që pësoni, përfshirë pa kufizim, përdorimin e llogarisë suaj nga një person tjetër, që mund të rezultojnë nga keqpërdorimi i fjalëkalimeve.
Masat që mund të marrim nëse përfshiheni në aktivitete të kufizuara
Nëse besojmë se jeni përfshirë në ndonjë prej këtyre aktiviteteve, ne mund të marrim, në çdo kohë dhe sipas gjykimit tonë të vetëm, një sërë masash për të mbrojtur PayPal, klientët e tij dhe të tjerët. Masat që mund të marrim përfshijnë pa kufizim sa vijon:
- Zgjidhjen e kësaj marrëveshjeje përdoruesi, kufizimin e llogarisë dhe/ose mbylljen ose pezullimin e llogarisë suaj të PayPal, menjëherë dhe pa asnjë penalitet për ne;
- Refuzimin për t'ju ofruar shërbimet e PayPal tani dhe në të ardhmen;
- Kufizimin e aksesit tuaj në faqet e internetit, softuerin dhe sistemet tona (përfshi çdo rrjet dhe server të përdorur për të ofruar secilin prej shërbimeve të PayPal) të operuara nga ne ose në emrin tonë, në llogarinë tuaj të PayPal ose në ndonjë nga shërbimet e PayPal, duke përfshirë kufizimin mundësisë për të paguar apo dërguar pagesa me ndonjë nga metodat e pagesës të lidhur me llogarinë tuaj të PayPal, si dhe kufizimin e mundësisë për të dërguar pagesa ose për të bërë tërheqje;
- Pezullimin e balancës suaj në PayPal kur nevojitet për të mbrojtur PayPal ose një palë të tretë nga rreziku i mbajtjes së përgjegjësisë, ose nëse keni shkelur Politikën tonë të përdorimit të pranueshëm. Pezullimi mund të qëndrojë në fuqi më shumë se 180 ditë në përputhje me Urdhrat e gjykatës, kërkesat rregullatore ose proceset e tjera ligjore;
- Pezullimin e pranueshmërisë suaj për programin Mbrojtja e blerësit në PayPal dhe/ose programin Mbrojtja e shitësit në PayPal;
- Kontaktimin e blerësve të cilët kanë blerë mallra ose shërbime nga ju nëpërmjet PayPal, bankës ose lëshuesit të kartës së kreditit, palëve të tjera të treta të prekura ose organeve ligjzbatuese në lidhje me veprimet tuaja;
- Përditësimin e informacioneve të pasakta që na keni dhënë;
- Marrjen e masave ligjore kundër jush;
- Pezullimin, përdorimin ose transferimin e fondeve në llogarinë tuaj të PayPal në përputhje me vendimet e gjykatave dhe urdhrat që lidhen me ju dhe llogarinë tuaj të PayPal, duke përfshirë vendimet e gjykatave dhe urdhrat e nxjerra nga gjykatat në Singapor apo një vend tjetër të cilat u drejtohen PayPal ose filialeve të saj;
- Nëse keni shkelur Politikën për përdorimin e pranueshëm, apo nëse jeni shitës dhe merrni fonde për transaksione që shkelin Politikën për përdorimin e pranueshëm, atëherë jeni gjithashtu përgjegjës për dëmet e shkaktuara ndaj PayPal, si pasojë e shkeljes së kësaj politike; ose
- Nëse je shitës dhe merr fonde për transaksione që shkelin "Politikën e Përdorimit të Pranueshëm" dhe shkelja e përmendur lidhet me mashtrimin ose shitjen e mallrave që janë të falsifikuara ose që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, atëherë përveçse jeni subjekt i veprimeve të mësipërme, ju do të jetë përgjegjës ndaj PayPal për shumën e dëmeve të PayPal të shkaktuara nga shkelja në fjalë. Ju pranoni dhe bini dakord që shuma prej 2500 USD (ose ekuivalenti) për shkelje është aktualisht një përllogaritje minimale e arsyeshme e dëmeve aktuale të PayPal - duke përfshirë, por pa u kufizuar në kostot e brendshme administrative të mbuluara nga PayPal për monitorimin dhe gjurmimin e shkeljeve, dëmtimin e markës dhe reputacionit të PayPal dhe ndëshkimet e vendosura mbi PayPal nga partnerët e tij të biznesit që rezultojnë nga shkeljet e përmendura të lidhura me mashtrimin ose shitjen e mallrave që janë të falsifikuara ose që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale - duke marrë parasysh të gjitha rrethanat ekzistuese aktualisht, duke përfshirë marrëdhënien e shumës me diapazonin e dëmit ndaj PayPal që në mënyrë të arsyeshme mund të parashikohej sepse, për shkak të natyrës së shkeljes, dëmet reale do të ishin jopraktike ose jashtëzakonisht të vështira për t'u llogaritur. PayPal mund ta zbresë koston e këtyre dëmeve drejtpërdrejt nga çdo gjendje ekzistuese në çdo llogari në PayPal që ju kontrolloni.
- Faturojmë tarifat e larta në rast mosmarrëveshjeje për të gjitha mosmarrëveshjet aktuale dhe të ardhshme, pavarësisht nga raporti i mosmarrëveshjeve ose numrat e shitjeve duke pasur parasysh angazhimin e shtuar të PayPal si rezultat i këtij Aktiviteti të Kufizuar.
Nëse e mbyllim llogarinë tuaj të PayPal apo ndërpresim përdorimin e shërbimeve të PayPal për ndonjë arsye, do t'ju dërgojmë një njoftim mbi veprimet që kemi ndërmarrë dhe të gjitha fondet e pakufizuara të mbajtura në llogarinë e PayPal do t'i vendosim në dispozicion për tërheqje.
Ju mbani përgjegjësi për të gjitha kthimet, kthimet e pagesave, pretendimet, tarifat, gjobat, penalitetet dhe çdo detyrim tjetër që pëson PayPal, ndonjë klient i PayPal apo një palë e tretë të shkaktuara ose që lindin nga shkelja e kësaj marrëveshjeje përdorimi dhe/ose nga përdorimi i shërbimeve të PayPal nga ana juaj.
Pezullimet, kufizimet dhe rezervat
Çfarë janë pezullimet, kufizimet dhe rezervat
Në rrethana të caktuara, për të mbrojtur PayPal dhe sigurinë dhe integritetin e rrjetit të blerësve dhe shitësve që përdorin shërbimet e PayPal, PayPal mund të marrë masa në nivelin e llogarisë ose në nivelin e transaksioneve. Përveç rasteve kur specifikohet ndryshe, nëse marrim ndonjë nga masat e përshkruara në këtë seksion, do t'ju dërgojmë një njoftim mbi masat e marra, por do të rezervojmë të drejtën e gjykimit të vetëm për marrjen e atyre masave. Për të kërkuar informacion mbi kufizimin, pezullimin ose rezervën e një llogarie, duhet të vizitoni Qendrën e zgjidhjeve ose të ndiqni udhëzimet në njoftimin që ju dërgojmë me email lidhur me kufizimin, pezullimin ose rezervën në fjalë.
Vendimi ynë për pezullimet dhe rezervat mund të bazohet në kritere konfidenciale që janë thelbësore për menaxhimin e rrezikut nga ana jonë, si dhe për mbrojtjen e PayPal, klientëve dhe/ose ofruesve tanë të shërbimeve. Gjatë vlerësimit të rrezikut që lidhet me llogarinë tuaj të PayPal, mund të përdorim modelet për përcaktimin e rrezikut dhe mashtrimeve me pronësinë. Krahas kësaj, ndonjë rregullore ose autoritet qeveritar mund të na ndalojë t'ju japim informacione të caktuara rreth këtyre vendimeve. Ne nuk kemi asnjë detyrim që t'ju japim detajet e menaxhimit të rrezikut apo të procedurave tona të sigurisë.
Për të lehtësuar masat e PayPal që përshkruhen më sipër dhe të për të na lejuar të vlerësojmë nivelin e rrezikut që lidhet me llogarinë tuaj të PayPal, ju pranoni të bashkëpunoni me kërkesat e arsyeshme të PayPal për të dorëzuar në kohë pasqyra financiare dhe dokumentacione ose informacione të tjera.
Pezullimet
Pezullimi është një masë që PayPal mund ta marrë në rrethana të caktuara në nivelin e transaksioneve ose në nivelin e llogarisë. Kur PayPal vendos një pezullim të përkohshëm ndaj një pagese, fondet nuk do të jenë të disponueshme për dërguesin apo marrësin. Përpara se të pezullojë një pagesë, PayPal shqyrton shumë faktorë, duke përfshirë: zotërimin e llogarisë, aktivitetin në transaksione, llojin e biznesit, mosmarrëveshjet e mëparshme me klientët dhe nivelin e përgjithshëm të kënaqësisë së klientëve. Disa situata të zakonshme kur PayPal mund të pezullojë pagesat janë:
- Shitësit e rinj ose shitësit me aktivitet të kufizuar shitjeje.
- Pagesat për kategoritë me rrezik më të lartë, si pajisjet elektronike apo biletat.
- Shitësit me probleme performance, ose me një shkallë të lartë pakënaqësie ose mosmarrëveshje me klientët.
Pezullimet mbi bazën e vendimeve të PayPal mbi rrezikun
Ne mund të pezullojmë pagesat e dërguara në llogarinë tuaj të PayPal nëse, sipas gjykimit tonë të vetëm, besojmë se ekziston një nivel i lartë rreziku lidhur me ju, llogarinë tuaj të PayPal apo transaksionet tuaja, ose besojmë se vendosja e një pezullimi të tillë është e nevojshme për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat rregullatore. Ne marrim vendime mbi pezullimin e pagesave bazuar në një sërë faktorësh, duke përfshirë informacionin që disponojmë si nga burimet e brendshme, edhe nga palët e treta. Kur pezullojmë një pagesë, fondet do të shfaqen në llogarinë tuaj të PayPal të cilësuara si të padisponueshme ose në pritje. Ne do t'ju njoftojmë qoftë përmes llogarisë suaj të PayPal, apo drejtpërdrejt nëpërmjet telefonit ose email-it, sa herë që vendosim një pezullim.
Pezullimet në bazë të rrezikut përgjithësisht qëndrojnë në fuqi deri në 30 ditë pas datës së marrjes së pagesës në llogarinë tuaj të PayPal, me përjashtim të rasteve kur PayPal ka arsye për të vazhdar pezullimin e pagesës. Në rrethana të caktuara (për shembull, nëse keni ngarkuar informacionin e gjurmimit të dërgesës në lidhje me transaksionin), mund ta heqim pezullimin më herët, por çdo heqje më herët e pezullimit bëhet sipas gjykimit tonë të vetëm. Pezullimi mund të zgjasë më shumë se 30 ditë nëse pagesa kundërshtohet si pagesë që duhet të anulohet dhe të kthehet mbi bazat e një transaksioni të kundërshtuar siç diskutohet në paragrafin e mëposhtëm. Në këtë rast, ne do ta pezullojmë pagesën në llogarinë tuaj të PayPal derisa çështja të zgjidhet.
Pezullimet e lidhura me transaksionet në vendin e tregtimit
Nëse jeni shitës në një vend tregtimi ose përmes një aplikacioni të një pale të tretë ku ofrohet PayPal, një pagesë që ju dërgohet mund të pezullohet me udhëzim të vendit të zbatueshëm të tregtimit ose të një pale të tretë. Kjo bëhet sapo të na jepni leje për të pezulluar fondet tuaja dhe do të jetë në përputhje me marrëveshjen që keni me palën e tretë. Këto pezullime do të shfaqen në llogarinë tuaj të PayPal. Nëse keni pyetje lidhur me arsyet përse pala e tretë ose vendi i zbatueshëm i tregtimit ka udhëzuar PayPal që të vendosë këto pezullime, do të duhet të kontaktoni drejtpërdrejt vendin e tregtimit ose palën e tretë.
Pezullimet mbi bazën e transaksioneve të kundërshtuara
Nëse një pagesë që ju është dërguar në cilësinë e shitësit kundërshtohet si pagesë që duhet të anulohet dhe të kthehet, ne mund të vendosim një pezullim të përkohshëm mbi fondet në balancën tuaj të PayPal, për të mbuluar shumën që mund të kthehet. Secila nga situatat e përshkruara në "Rimbursimet, kthimet dhe kthimet e pagesave" janë situata që mund të çojnë në vendosjen e një pezullimi mbi një pagesë nga ana jonë. Nëse ne vendosim se transaksioni nuk duhet të kthehet, do ta heqim pezullimin e përkohshëm. Nëse ne vendosim se transaksioni duhet të kthehet, do t'i heqim fondet nga llogaria juaj e PayPal.
Kufizimet e llogarive
Kufizimet ju pengojnë të kryeni veprime të caktuara me llogarinë tuaj të PayPal, si tërheqja, dërgimi ose marrja e pagesave. Këto kufizime zbatohen për të ndihmuar në mbrojtjen e PayPal, blerësve dhe shitësve kur vërejmë aktivitete të kufizuara, një rrezik të lartë financiar, ose aktivitete që na duken të pazakonta ose të dyshimta. Gjithashtu, kufizimet na ndihmojnë të marrim informacionet e nevojshme për të mbajtur hapur llogarinë tuaj të PayPal.
Ka një sërë arsyesh përse mund t'ju kufizojmë aksesin në balancën tuaj në PayPal ose në shërbimet e PayPal dhe/ose përse mund të kufizojmë aksesin në fondet tuaja, duke përfshirë sa vijon:
- Nëse dyshojmë se dikush mund të jetë duke përdorur llogarinë tuaj të PayPal pa dijeni tuaj, do ta kufizojmë atë për t'ju mbrojtur dhe për të hetuar aktivitetin mashtrues.
- Nëse lëshuesi i kartës suaj të debitit ose të kreditit na sinjalizon se dikush e ka përdorur këtë të fundit pa lejen tuaj. Po ashtu, nëse banka juaj na informon se ka pasur transferime të paautorizuara ndërmjet llogarisë suaj të PayPal dhe llogarisë suaj bankare.
- Për të siguruar përputhshmërinë me ligjin e zbatueshëm.
- Nëse kemi arsye për të besuar se keni shkelur këtë marrëveshje ose Politikën e përdorimit të pranueshëm.
- Performanca e shitësit tregon se llogaria juaj e PayPal është me rrezik të lartë. Shembuj të tillë janë: treguesit e performancës së dobët të shitjes për shkak se keni marrë një numër jashtëzakonisht të lartë pretendimesh dhe kthimesh të pagesave për shitjen e një produkti krejtësisht të ri ose me kosto të lartë, ose nëse volumi juaj i zakonshëm i shitjeve pëson rritje të shpejtë.
Nëse ju kufizojmë aksesin në llogarinë tuaj të PayPal, do t'ju dërgojmë një njoftim lidhur me masat tona dhe mundësinë për të kërkuar rikthimin e aksesit në rast se, sipas gjykimit tonë të vetëm, e konsiderojmë të përshtatshme.
Përpara se të mund të hiqet një kufizim, do të duhet të zgjidhni çdo problem me llogarinë tuaj. Zakonisht, kjo bëhet pasi të jepni informacionin që ju kërkojmë. Megjithatë, nëse kemi arsye për të besuar se një rrezik vazhdon të ekzistojë edhe pasi të na keni dhënë atë informacion, ne mund të marrim masa për të mbrojtur PayPal, përdoruesit tanë, një palë të tretë ose ju nga kthimet, tarifat, gjobat, penalitetet, rreziqet ligjore dhe/ose rregullatore dhe nga çdo detyrim tjetër.
Rezervat
Në rast se ne besojmë se mund të ekzistojë një nivel i lartë rreziku lidhur me ju, llogarinë tuaj të PayPal, modelin tuaj të biznesit ose transaksionet tuaja, mund të vendosim një rezervë mbi llogarinë tuaj të PayPal. Vendosja e një rezerve mbi llogarinë tuaj në PayPal nga ana jonë do të thotë se të gjitha ose disa nga transaksionet do të shfaqen "në pritje" në gjendjen tuaj në PayPal dhe se ju nuk do të mund të tërhiqni fonde me statusin "në pritje", me qëllim mbrojtjen nga rreziku i kthimit ose anulimit të transaksioneve të kryera nga ju ose nga çdo rrezik tjetër që lidhet me llogarinë tuaj në PayPal apo me përdorimin e shërbimeve të PayPal. Ne mund të marrim vendime rreth vendosjes së rezervave në bazë të një sërë faktorësh, duke përfshirë në bazë të informacionit që disponojmë nga burimet e brendshme dhe nga palët e treta.
PayPal shqyrton një listë faktorësh joekskluzivë, si dhe faktin nëse dhe si kanë ndryshuar këta faktorë përgjatë kohës, duke përfshirë:
- Kohëzgjatjen tuaj në biznes.
- Nëse industria juaj ka probabilitet më të lartë për kthime të pagesave.
- Historikun tuaj të përpunimit të pagesave me PayPal dhe me ofrues të tjerë.
- Historikun e kreditit personal dhe të biznesit tuaj.
- Afatet tuaja të dorëzimit.
- Nëse keni një numër kthimesh, kthimesh të pagesave, pretendimesh ose mosmarrëveshjesh mbi mesataren.
Nëse vendosim një rezervë mbi fondet në llogarinë tuaj, do t'ju njoftojmë rreth masave tona dhe kushteve të rezervës.
Ka dy lloje rezervash që mund të vendosen mbi llogarinë tuaj në PayPal, të cilat mund të përdoren të ndara apo të dyja njëkohësisht:
- Rezerva qarkulluese është një rezervë ku mbahet një përqindje e çdo transaksioni që merrni çdo ditë dhe më pas lëshohen në një moment të dytë sipas një plani. Për shembull, rezerva juaj mund të caktohet në 10% dhe të mbahet për një periudhë qarkulluese 90 ditore – që do të thotë se 10% e fondeve që merrni në ditën 1 mbahen dhe pastaj lëshohen në ditën 91, 10% e fondeve që merrni në ditën 2 mbahen deri në ditën 92 etj. Rezervat qarkulluese janë lloji më i zakontë i rezervave.
- Rezerva minimale është një shumë minimale specifike që ju kërkohet ta mbani të disponueshme në çdo moment në gjendjen e llogarisë suaj në PayPal. Rezerva minimale merret ose si një shumë paraprake e depozituar e gjitha njëherazi (e njohur gjithashtu si rezerva paraprake) ose caktohet mbi baza qarkulluese nga përqindjet e shitjeve derisa të arrihet rezerva minimale, njësoj si rezerva qarkulluese.
Nëse ndryshojmë kushtet e rezervës si pasojë e një ndryshimi në vlerësimin tonë të rrezikut, ju do të njoftoheni për kushtet e reja.
Urdhrat e gjykatës, kërkesat rregullatore ose proceset e tjera ligjore
Ne mund të na kërkohet të marrim masa të caktuara, përfshirë pezullimin e pagesave drejt/nga llogaria juaj e PayPal, vendosjen e një rezerve apo kufizimi ndaj llogarisë suaj të PayPal apo lirimin e fondeve tuaja, në rast se njoftohemi se ka një urdhër gjykate ose procese të tjera ligjore (përfshi këtu konfiskime ose ndonjë proces të barasvlershëm) që lidhet me ju, apo nëse besojmë se marrja e këtyre masave është e nevojshme për të qenë në përputhje me ligjin në fuqi apo me kërkesat rregullatore. Ne do të vendosim, sipas gjykimit tonë të vetëm, se cilat janë masat që duhet të ndërmarrim. Këto masa do t'jua bëjmë të ditura, me përjashtim të rasteve kur kërkohet ndryshe nga urdhri i gjykatës, ligji në fuqi, kërkesat rregullatore apo procedurat e tjera ligjore. Ne nuk kemi detyrimin për të ankimuar apo apeluar urdhrat e gjykatës apo proceset e tjera ligjore që lidhen me ju apo me llogarinë tuaj të PayPal. Kur vëmë në zbatim një pezullim, rezervë apo kufizim si pasojë e një urdhri gjykate, ligjit në fuqi, kërkesave rregullatore apo proceseve të tjera ligjore, pezullimi, rezerva apo kufizimi mund të qëndrojnë në fuqi për sa kohë shihet e arsyeshme nga PayPal.
Mbrojtja nga transaksionet e paautorizuara
Për të mbrojtur veten nga aktivitetet e paautorizuara në llogarinë tuaj të PayPal, duhet të hyni rregullisht në atë llogari dhe të rishikoni deklaratën e llogarisë së PayPal. PayPal do t'ju njoftojë për çdo transaksion duke dërguar një email në adresën kryesore të email-it që ndodhet në skedar. Ju duhet t'i rishikoni këto njoftime transaksioni për t'u siguruar që çdo transaksion është i autorizuar dhe është kryer me saktësi.
PayPal ju mbron nga aktiviteti i paautorizuar në llogarinë tuaj PayPal. Kur kjo mbrojtje vihet në zbatim, PayPal do t'ju mbulojë të gjihë shumën e aktivitetit të paautorizuar për sa kohë bashkëpunoni me ne dhe ndiqni procedurat e përshkruara më poshtë.
Çfarë është një Transaksion i paautorizuar
Një "transaksion i paautorizuar" ndodh kur dëgohet një pagesë e paautorizuar nga llogaria juaj e PayPal dhe e cila nuk ju sjell përfitime. Për shembull, nëse dikush ju vjedh fjalëkalimin, e përdor atë për të hyrë në llogarinë tuaj të PayPal dhe dërgon një pagesë nga llogaria juaj, atëherë ka ndodhur një transaksion i paautorizuar.
Çfarë nuk konsiderohet transaksion i paautorizuar
Rastet e mëposhtme NUK konsiderohen si transaksione të paautorizuara:
- Nëse i jepni dikujt akses në llogarinë tuaj të PayPal (duke i dhënë informacionin e identifikimit) dhe ata përdorin llogarinë tuaj të PayPal pa dijeninë apo lejen tuaj. Ju mbani përgjegjësi për transaksionet e bëra në këtë situatë.
- Pavlefshmëria apo rimbursimi i një pagese si pasojë e veprimeve të përshkruara në seksionin Rimbursimet, kthimet dhe kthimet e pagesave.
Si të raportoni një transaksion të paautorizuar
Kontaktoni menjëherë Shërbimin e klientit të PayPal nëse besoni se:
- nga llogaria juaj është kryer një transaksion i paautorizuar;
- ka pasur një akses të paautorizuar në llogarinë tuaj;
- ju kanë vjedhur apo keni humbur informacionin tuaj të identifikimit në PayPal; ose
- keni humbur, ju kanë vjedhur apo është çaktivizuar ndonjë nga pajisjet që keni përdorur për të aksesuar llogarinë tuaj të PayPal.
Duhet të na siguroni të gjitha informacionet e disponueshme në lidhje me rrethanat e çdo transaksioni të paautorizuar dhe/apo të keqpërdorimit ose përdorimit të paautorizuar të llogarisë suaj, si dhe të ndërmerrni të gjitha hapat e arsyeshme që ju kërkohen për të ndihmuar hetimet e PayPal.
Nëse na njoftoni për një transaksion të paautorizuar brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga koha e kryerjes së transaksionit dhe ne jemi të bindur se është një transaksion i paautorizuar, ju do të përfitoni 100% mbrojtje nga transaksionet e paautorizuara.
Zgjidhja e gabimeve
Çfarë është një gabim
Një "gabim" është sa më poshtë:
- një gabim përpunimi i bërë nga PayPal apo nga furnizuesit e saj për shkak të të cilit llogaria juaj e PayPal debitohet apo kreditohet gabimisht, apo kur një transaksion regjistrohet në mënyrë të pasaktë në llogarinë tuaj të PayPal.
- Ju dërgoni një pagesë dhe në llogarinë tuaj të PayPal debitohet një shumë e pasaktë.
- Në pasqyrën e llogarisë suaj të PayPal mungon ose nuk është identifikuar si duhet një transaksion.
- Kemi bërë një gabim kompjuterik apo matematikor në lidhje me llogarinë tuaj të PayPal.
Çfarë nuk konsiderohet si gabim
Rastet në vijim NUK konsiderohen si gabime:
- Nëse i jepni dikujt akses në llogarinë tuaj të PayPal (duke i dhënë informacionin e identifikimit) dhe ata përdorin llogarinë tuaj të PayPal pa dijeninë apo lejen tuaj. Ju mbani përgjegjësi për transaksionet e bëra në këtë situatë.
- Pavlefshmëria apo rimbursimi i një pagese si pasojë e veprimeve të përshkruara në seksionin Rimbursimet, kthimet dhe kthimet e pagesave.
- Nëse dërgoni gabimisht një pagesë drejt palës së gabuar apo dërgoni një pagesë me shumën e gabuar (p.sh., për shkak të një gabimi tipografik). (Në raste të tilla zgjidhja juaj e vetme është të kontaktoni palën të cilës i keni dërguar pagesën dhe t'i kërkoni rimbursimin e pagesës. PayPal nuk ju kthen apo rimburson një pagesë që e keni kryer gabimisht.)
Në rast gabimesh apo nëse keni pyetje për transferimet tuaja elektronike
Na kontaktoni në Qendrën tonë të zgjidhjeve.
Na lajmëroni sapo të mundeni, nëse mendoni se deklarata apo fatura juaj është e gabuar apo nëse ju duhen më shumë informacione për një transferim të cilësuar në pasqyrë apo faturë. Duhet të na njoftoni jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pasi t'ju kemi dërguar gjendjen e PARË të llogarisë ku është shfaqur problemi apo gabimi. Na jepni emrin, adresën e email-it dhe numrin e llogarisë (nëse keni).
- Përshkruani gabimin apo transferimin për të cilin jeni të pasigurt dhe shpjegoni sa më qartë pse besoni se është gabim dhe pse ju nevojiten më shumë informacione.
- Na thoni shumën në dollar të gabimit të dyshuar.
Nëse na njoftoni verbalisht, mund t'ju kërkojmë të na dërgoni me shkrim ankesën apo pyetjen tuaj brenda 10 ditë pune. Do të përfundojmë hetimin tonë brenda 10 ditë pune nga marrja e njoftimit për një gabim të dyshuar. Sidoqoftë, nëse do të na duhet më shumë kohë mund të vonohemi deri në 45 ditë për të hetuar ankesën apo pyetjen. Nëse vendosim ta bëjmë këtë, do të kreditojmë shumën që mendoni se është gabim në llogarinë tuaj në PayPal brenda 10 ditë pune, në mënyrë që të keni një kredit të përkohshëm gjatë periudhës që na duhet për të përfunduar hetimin tonë. Do të njoftoheni për kreditin e përkohshëm brenda 2 ditë pune pas kreditimit. Nëse ju kërkojmë të na e dërgoni ankesën apo pyetjen tuaj me shkrim dhe nuk e bëni brenda 10 ditë pune, mund të mos kreditojmë përkohësisht llogarinë tuaj të PayPal.
Për gabimet që lidhen me llogaritë e reja të PayPal, transaksionet në pikën e shitjes apo për transaksionet e kryera jashtë, mund të na duhen deri në nëntëdhjetë (90) ditë për të shqyrtuar ankesën apo pyetjen tuaj. Për llogaritë e reja të PayPal (kur nga transaksioni i parë nga llogaria juaj kanë kaluar më pak se 30 ditë pune nga data kur na njoftuat), hetimi mund të zgjasë deri në 20 ditë pune.
Rezultatet do t'ju bëhen me dije brenda 3 ditë pune pas përfundimit të hetimit. Nëse vendosim se nuk ka pasur asnjë gabim, do t'ju dërgojmë një shpjegim me shkrim të vendimit tonë. Nëse keni marrë një kredit të përkohshëm, do ta heqim nga llogaria juaj dhe do t'ju njoftojmë për datën dhe shumën e debitit. Keni të drejtë të kërkoni kopje të dokumenteve të përdorura në hetimin tonë.
Nëse arrijmë në konkluzionin se nuk ka pasur gabime, do të kreditojmë menjëherë shumën e plotë në llogarinë tuaj brenda 1 dite pune nga arritja e konkluzionit. Ose, nëse tashmë keni marrë një kredit të përkohshëm, do t'ju lejohet t'i mbani shumat në fjalë.
Përpunimi i gabimeve
Do të ndreqim çdo gabim përpunimi që do të zbulojmë. Nëse gabimi rezulton në:
- Marrjen e një shumë më të vogël nga shuma e saktë që ju takon, atëherë ne do të kreditojmë llogarinë tuaj të PayPal me diferencën ndërmjet asaj që duhet të kishit marrë dhe asaj që keni marrë në të vërtetë.
- Marrjen e një shumë më të madhe nga shuma e saktë që ju takon, atëherë ne do të debitojmë llogarinë tuaj të PayPal me diferencën mes asaj që keni marrë në të vërtetë dhe asaj që duhet të kishit marrë.
- Moskryerjen në kohë të transaksionit apo në shumën e saktë nga ana jonë, atëherë ne mbajmë përgjegjësi për humbjen apo dëmtimin tuaj të shkaktuar drejtpërsëdrejti nga kjo moskryerje, përveçse kur:
- edhe pse jo për fajin tonë, nuk keni pasur fonde të mjaftueshme për të përfunduar transaksionin;
- sistemi ynë nuk funksiononte si duhet dhe ju ishit në dijeni për problemin kur nisët transaksionin; apo
- gabimi ndodhi si pasojë e rrethanave të jashtëzakonshme jashtë kontrollit tonë (si në rast zjarri, përmbytjeje apo humbje të lidhjes së internetit), pavarësisht masave paraprake të arsyeshme që kemi marrë.
Në gabimet e përpunimit nuk përfshihen:
- Vonesat për të cilat PayPal aplikon pezullime, kufizime apo rezerva.
- Vonesat si pasojë e shqyrtimit të pagesës.
- Vonesat e përshkruara nën seksionin Si të blej diçka të cilat lidhen me kohën që duhet për të përfunduar transaksionin e blerjes në disa situata.
- Gabimet tuaja në kryerjen e një transaksioni (për shembull, vendosja gabim e shumës që po dërgoni).
Komunikimet midis jush dhe nesh
Ju pranoni se PayPal dhe filialet e saj mund t'ju kontaktojnë me email për qëllime marketingu. Mund të refuzoni marrjen e komunikimeve për marketingun kur hapni një llogari në PayPal duke ndryshuar preferencat e llogarisë suaj apo duke klikuar lidhjen anulo abonimin në një email të PayPal apo faturë që keni marrë nga ne. Kërkesa për refuzimin e komunikimeve hyn në fuqi brenda 10 ditë pune. Edhe nëse keni refuzuar marrjen e komunikimeve për marketingun, do të vazhdojmë t'ju dërgojmë informacione faktike për llogarinë tuaj apo për shërbimet PayPal.
Nëse na jepni numrin tuaj të celularit, pranoni që PayPal dhe filialet e saj t'ju kontaktojnë në numrin në fjalë përmes telefonatave automatike apo përmes mesazheve ose telefonatave të pararegjistruara për: (i) t'ju informuar rreth përdorimit të shërbimit të PayPal dhe/apo për të mirëmbajtur llogarinë e PayPal, (ii) të hetuar apo parandaluar mashtrime, apo (iii) të arkëtuar një borxh. Ne nuk do të përdorim telefonatat automatike apo mesazhet ose telefonatat e pararegjistruara për qëllime marketingu nëse nuk kemi paraprakisht miratimin tuaj. Mund të ndajmë numrin tuaj celular me ofruesit e shërbimit që kemi kontraktuar për të na asistuar me aktivitetet e renditura më lart, por nuk do të ndajmë pa miratimin tuaj numrin e telefonit me palë të treta për qëllimet e tyre. Nuk jeni i detyruar të pranoni marrjen e telefonatave automatike apo mesazheve ose telefonatave të pararegjistruara në numrin tuaj celular për të përdorur dhe shijuar produktet dhe shërbimet që ofrohen nga PayPal. Mund të refuzoni marrjen e telefonatave automatike apo mesazheve ose telefonatave të pararegjistruara në numrin tuaj celular në disa mënyra, duke përfshirë: përmes një fature transaksioni me email, në cilësimet e llogarisë apo duke kontaktuar Shërbimin e klientit të PayPal. Shpeshtësia e mesazheve mund të variojë dhe mund të zbatohen tarifa standarde për thirrjet dhe mesazhet nga celulari. PayPal, si dhe operatorët e telefonit tuaj nuk mbajnë përgjegjësi për mesazhe të vonuara ose të padërguara. Sidoqoftë, ne mund t'ju telefonojmë duke përdorur mjete të tjera nëse na duhet të flasim me ju.
PayPal mund të komunikojë elektronikisht me ju për çdo informacion që lidhet me llogarinë e PayPal apo transaksionet, si dhe me shërbimet e PayPal. Është përgjegjësi e juaja të mbani të përditësuar adresën kryesore të email-it në mënyrë që PayPal të komunikojë me ju elektronikisht. Ju kuptoni dhe pranoni se edhe nëse PayPal ju dërgon një komunikim elektronik por ju nuk e merrni sepse adresa kryesore e email-it në skedar është e pasaktë, e papërditësuar, e bllokuar nga ofruesi juaj i shërbimit, apo e keni të pamundur të merrni komunikime elektronike, do të konsiderohet se PayPal jua ka dërguar komunikimin në mënyrë efektive.
Vini re se po të përdorni një filtër që bllokon apo ridrejton email-et nga dërguesit e pa listuar në librin tuaj të adresave të email-it, atëherë duhet të shtoni PayPal në librin tuaj të adresave të email-it që të mund të shihni komunikimet që ju dërgojmë.
Mund të përditësoni adresën kryesore të email-it apo adresën e rrugës në çdo moment duke hyrë në faqen e internetit në PayPal. Nëse adresa juaj e email-it bëhet e pavlefshme dhe komunikimet elektronike që ju dërgon PayPal kthehen mbrapsht, PayPal mund ta konsiderojë llogarinë juaj si joaktive dhe ju nuk do të mund të kryeni asnjë aktivitet përmes llogarisë suaj të PayPal derisa të marrim prej jush një adresë kryesore email-i të vlefshme dhe funksionale.
PayPal ka të drejtë të mbyllë llogarinë tuaj nëse tërhiqni miratimin tuaj për të marrë komunikime elektronike.
Konsiderohet se keni marrë një komunikim nga ne, nëse dërgohet elektronikisht, 24 orë nga koha kur e postuam në faqen tonë të internetit apo nga koha kur jua nisëm me email. 3 ditë pune pasi t'ju kemi dërguar një komunikim me postë, ky komunikim do të konsiderohet se është marrë nga ana juaj.
Përveçse kur po komunikojmë mbi një çështje për të cilën kemi specifikuar një tjetër adresë njoftimi (për shembull, procesi ynë i përgjegjësisë për transaksionet e paautorizuara apo gabime të tjera), njoftimet me shkrim drejtuar PayPal duhet të dërgohen me postë në: PayPal Pte. Ltd., Kujdes: Departamenti Ligjor, 5 Temasek Boulevard #09-01, Suntec Tower Five, Singapor 038985.
Ju kuptoni dhe pranoni se, deri në masën e lejuar nga ligji, PayPal mund, pa njoftim apo paralajmërim të mëtejshëm, të monitorojë apo regjistrojë biseda telefonike që ju apo dikush që vepron në emrin tuaj ka bërë me PayPal apo me agjentët e saj, për qëllime të kontrollit të cilësisë dhe trajnimit apo për mbrojtjen tonë. Ju pranoni dhe kuptoni se ndonëse komunikimet tuaja me PayPal mund të dëgjohen, monitorohen apo regjistrohen, jo të gjitha linjat telefonike apo telefonatat mund të regjistrohen nga PayPal dhe PayPal nuk garanton marrjen apo ruajtjen e regjistrimeve të ndonjë telefonate të caktuar nga celulari.
Të drejtat e PayPal
Të drejtat e PayPal për ndërprerjen dhe zgjidhjen e marrëveshjes
PayPal, sipas gjykimit të saj, rezervon të drejtën të pezullojë apo përfundojë këtë marrëveshje përdoruesi, aksesin në apo përdorimin e faqeve të internetit, të softuerit, të sistemeve (përfshi çdo rrjet dhe server të përdorur për të ofruar shërbimet e PayPal) që operohen nga ne apo në emrin tonë apo disa ose të gjitha shërbimet e PayPal, për çfarëdolloj arsye dhe në çdo moment pasi të keni marrë një njoftim nga ne dhe, pas zgjidhjes së kësaj marrëveshjeje përdoruesi, pagesën ndaj jush të çdo fondi të pakufizuar që ndodhet në gjendjen e llogarisë tuaj në PayPal.
Interesi i sigurisë
Si siguri për përmbushjen e detyrimeve tuaja sipas kësaj marrëveshjeje përdoruesi, ju i garantoni PayPal një peng dhe garanci në gjendjen tuaj në llogarinë në PayPal në zotërim të PayPal.
Shumat që i detyrohesh PayPal
Nëse gjendja në llogarinë tuaj në PayPal bëhet negative për ndonjë arsye, kjo gjendje negative përfaqëson një shumë që i detyrohesh PayPal. PayPal mund t'i mbajë këto shuma nga fondet që shtohen më pas në llogarinë tuaj në PayPal nga vetë ju apo nga pagesat që merrni. Nëse keni më shumë se një llogari në PayPal, ne mund ta kompensojmë gjendjen negative në një llogari në PayPal nga gjendja që keni në llogaritë e tjera në PayPal. Nëse vazhdoni ta përdorni llogarinë tuaj në PayPal kur gjendja është negative, ju autorizoni PayPal të kombinojë gjendjen negative me çdo debitim apo transaksion të dërguar nga llogaria juaj kur ky kombinim ju bëhet me dije përpara se të fillojë debitimi apo transaksioni.
Nëse fondet që mbani në një llogari në PayPal janë në monedha të ndryshme, dhe gjendja në njërën nga monedhat kalon në negative për çfarëdolloj arsyeje, PayPal mund ta kompensojë gjendjen negative nga fondet e mbajtura në monedha të tjera. Nëse keni një gjendje negative në një monedhë tjetër për një periudhë 21-ditore apo më shumë, PayPal do ta konvertojë këtë gjendje negative në monedhën përkatëse. Sidoqoftë, do të nevojitet këmbimi valutor dhe për transaksionin do të përdoret kursi i këmbimit i transaksionit i PayPal (ku përfshihet edhe tarifa e këmbimit të monedhës).
Përpos asaj që u përmend më lart, nëse i detyroheni PayPal-it ose njërës ndër filialeve tona një shumë që i ka kaluar afati, PayPal-i lejohet të debitojë llogarinë tuaj në PayPal për të paguar shumat që u ka kaluar afati. Këtu përfshihen shumat që detyroheni për produkte të ndryshme siç është "Xoom"-i ose "Braintree".
Procedurat e falimentimit
Nëse nga ju apo ndaj jush nisin procedura sipas dispozitave të legjislacionit për falimentim apo paaftësi paguese, na lind e drejta të rikuperojmë të gjitha kostot apo shpenzimet e arsyeshme (përfshi tarifat dhe shpenzimet e arsyeshme ligjore) të bëra në lidhje me zbatimin e kësaj marrëveshjeje përdoruesi.
Marrja përsipër e të drejtave
Nëse PayPal e bën të pavlefshme dhe e rimburson një pagesë që ia keni bërë një marrësi (qoftë me apo pa iniciativën tuaj), ju bini dakord që PayPal të marrë përsipër të drejtat tuaja ndaj marrësit dhe palëve të treta në lidhje me pagesën dhe mund t'i ndjekë këto të drejta drejtpërsëdrejti apo në emrin tuaj, sipas gjykimit të PayPal.
Mosheqja dorë
Pamundësia jonë për të vepruar në lidhje me një shkelje nga ju apo të tjerë të çdo detyrimi që keni sipas kësaj marrëveshjeje përdoruesi nuk do të thotë se ne heqim dorë nga e drejta jonë për të vepruar në lidhje me shkelje të mëvonshme apo të ngjashme.
Dëmshpërblimi dhe kufizimi i përgjegjësisë
Në këtë seksion, ne përdorim termin "PayPal" për t'iu referuar PayPal Pte. Ltd. dhe filialeve tona, si dhe drejtorëve, oficerëve, punonjësve, agjentëve, sipërmarrjeve të përbashkëta, ofruesve dhe furnizuesve të shërbimit. Filialet tona përfshijnë çdo subjekt që ne kontrollojmë, që na kontrollon apo që kemi kontroll të përbashkët.
Dëmshpërblimi
Ju duhet të dëmshpërbleni PayPal për veprimet në lidhje me llogarinë tuaj të PayPal dhe përdorimin tuaj të shërbimeve PayPal. Ju pranoni të mbroni, dëmshpërbleni dhe të mbani të padëmtuar PayPal nga çdo pretendim apo kërkesë (përfshi këtu tarifa ligjore të arsyeshme) të kryer apo bërë nga një palë e tretë si pasojë apo që buron nga shkelja juaj e kësaj marrëveshjeje përdoruesi, përdorimi i papërshtatshëm i shërbimeve të PayPal, shkelja e ligjit apo të drejtave të një pale të tretë dhe/apo veprimet apo mosveprimet e palëve të treta të cilave ju i keni dhënë leje të përdorin llogarinë tuaj të PayPal apo të aksesojnë faqet tona të internetit, softuerin, sistemet (përfshi çdo rrjet dhe server të përdorur për të ofruar shërbimet e PayPal) që operohen nga ne apo në emrin tonë, apo secilën nga shërbimet e PayPal në emrin tuaj.
Kufizimi i përgjegjësisë
Përgjegjësia e PayPal kufizohet në lidhje me llogarinë tuaj të PayPal dhe përdorimin tuaj të shërbimeve të PayPal. Në asnjë rast PayPal nuk mban përgjegjësi për fitimet e humbura apo për ndonjë dëmtim të veçantë, aksidental apo të mëvonshëm (ku përfshihen dëmtimet pa kufizim për humbjen e të dhënave apo humbjen e biznesit) që vijnë si rezultat i apo në lidhje me faqen e internetit, softuerit, sistemet tona (përfshi çdo rrjet dhe server të përdorur për të ofruar secilën prej shërbimeve të PayPal) që operohen nga ne apo në emrin tonë, apo secilën nga shërbimet e PayPal ose të kësaj marrëveshjeje përdoruesi (sipas rastit, përfshi edhe neglizhencën), përveçse dhe deri në masën që lejohet me ligj.
Përgjegjësia jonë ndaj jush apo ndonjë pale të tretë në çfarëdolloj rrethane kufizohet nga shuma reale e dëmtimit të drejtpërdrejtë. Për më tepër, deri në masën e lejueshme nga ligji në fuqi, PayPal nuk mban përgjegjësi, dhe ju pranoni të mos e bëni përgjegjës PayPal, për asnjë dëmtim apo humbje (përfshi, por pa u kufizuar në humbjen e parave, emrit të mirë, reputacionit, fitimeve apo humbjeve të tjera jomateriale ose ndonjë dëmtim të veçantë, aksidental apo të mëpasshëm) që rezulton në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga: (1) përdorimi juaj i apo pamundësia juaj për të përdorur faqet e internetit, softuerët, sistemet tona që operohen nga ne apo në emrin tonë (përfshi çdo rrjet dhe server të përdorur për të ofruar secilën prej shërbimeve të PayPal) apo secilën nga shërbimet e PayPal; (2) vonesat apo shkëputjet në faqet e internetit, softuerët, sistemet tona që operohen nga ne apo në emrin tonë (përfshi çdo rrjet dhe server të përdorur për të ofruar secilën prej shërbimeve të PayPal) dhe secilën nga shërbimet e PayPal; (3) viruset ose softuerët e tjera keqdashëse të marra nga aksesi në faqet e internetit, softuerët, sistemet tona që operohen nga ne apo në emrin tonë (përfshi çdo rrjet dhe server të përdorur për të ofruar secilën prej shërbimeve të PayPal), secilën nga shërbimet e PayPal, apo çdo faqe interneti apo shërbimi që lidhet me faqet tona të internetit; (4) defektet, problemet, gabimet apo pasaktësitë të çfarëdo natyre në faqet e internetit, softuerët, sistemet tona që operohen nga ne apo në emrin tonë (përfshi çdo rrjet dhe server të përdorur për të ofruar secilën prej shërbimeve të PayPal), secilën nga shërbimet e PayPal, apo në informacionin dhe grafikët e marra prej tyre; (5) përmbajtja veprimet apo mosveprimet e palëve të treta; (6) një pezullim apo masa të tjera të marra në lidhje me llogarinë tuaj PayPal; ose (7) nevoja juaj për të modifikuar praktikat, përmbajtjen ose sjelljen, apo humbja juaj apo paaftësia për të bërë biznes, si rezultat i ndryshimeve në këtë marrëveshje përdoruesi apo në politikat e PayPal.
Deklaratë për mohimin e përgjegjësisë për garancinë dhe lëshimin
Asnjë garanci
Shërbimet e PayPal ofrohen "siç janë" dhe pa asnjë përfaqësim apo garanci, qoftë të shprehur, të nënkuptuar apo ligjore. PayPal refuzon specifikisht çdo garanci të nënkuptuar të titullit, tregueshmërisë, përshtatshmërisë për një qëllim të caktuar dhe mosshkeljes.
PayPal nuk ka asnjë kontroll mbi produktet apo shërbimet e ofruara nga shitësit që pranojnë PayPal si metodë pagese dhe PayPal nuk mund të garantojë se një blerës apo shitës me të cilin po ndërveproni do të përfundojë vërtet transaksionin apo është i autorizuar për ta bërë këtë. PayPal nuk garanton akses të vazhdueshëm, të pandërprerë apo të sigurt ndaj secilës prej shërbimeve të PayPal dhe operimi në faqen e interneti, softueret apo sistemet tona që operohen nga ne apo në emrin tonë (përfshi çdo rrjet dhe server të përdorur për të ofruar secilën prej shërbimeve të PayPal) mund të ketë ndërhyrje nga faktorë të ndryshëm të jashtëm që nuk janë në kontrollin tonë. PayPal do të bëjë përpjekje të arsyeshme për t’u siguruar se kërkesat për debitim dhe kreditim elektronik ku përfshihen llogaritë bankare, kartat e debitit, kartat e kreditit dhe lëshimi i çeqeve të përpunohet në kohën e duhur, megjithatë PayPal nuk përfaqëson dhe nuk jep garanci në lidhje me kohën e nevojshme për përfundimin e përpunimit sepse shërbimet e PayPal varen nga shumë faktorë jashtë kontrollit tonë, të tilla si vonesat në sistemin bankar apo shërbimin postar. Ky paragraf ju jep të drejta ligjore specifike dhe ju mund të keni edhe të drejta të tjera ligjore të cilat variojnë sipas shtetit/rajonit.
Çlirimi i PayPal nga detyrimi
Nëse keni një mosmarrveshje me ndonjë mbajtës llogarie të PayPal, ju çlironi PayPal nga detyrimi për çdo pretendim, kërkesë dhe dëmtim (aktual dhe i mëvonshëm) i çfarëdo natyre qoftë, i njohur dhe i panjohur, që lind nga apo që ka lidhje me mosmarrëveshje të tilla. Në pranimin e këtij lëshimi, ju hiqni shprehimisht dorë nga çdo mbrojtje që do të kufizonte fushën e veprimit të këtij lëshimi për të përfshirë vetëm ato pretendime për të cilët mund të ishit në dijeni apo që dyshonit për ekzistencën e tyre në favorin tuaj në kohën kur pranuat këtë lëshim.
Mosmarrëveshjet me PayPal
Kontaktoni fillimisht PayPal
Nëse lindin mosmarrëveshje mes jush dhe PayPal, qoftë në funksionin e blerësit apo të shitësit, objektivi ynë është të mësojmë dhe të adresojmë shqetësimet tuaja. Nëse nuk mund ta bëjmë këtë në masën që ju dëshironi, synimi ynë është të ofrojmë mjete neutrale dhe pa kosto për të zgjidhur shpejt mosmarrëveshjen. Mosmarrëveshjet mes jush dhe PayPal në lidhje me shërbimet mund të raportohen në Shërbimin e klientit të PayPal.
Arbitrimi
Për çfarëdo pretendimi (me përjashtim të pretendimeve për urdhëresat apo për kompensime të tjera të vlefshme) ku shuma totale e shpërblimit të kërkuar nuk tejkalon 10 000 dollarë (apo ekuivalentin në monedha të tjera), ju mund të vendosni ta zgjidhni mosmarrëveshjen pa shumë kosto përmes arbitrimit të bazuar në mosparaqitje. Nëse zgjidhni të arbitroni, këtë do ta bëni përmes një ofruesi të caktuar për zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve ("ADR") për të cilin kemi rënë dakord bashkarisht. Ofruesi i ADR dhe palët duhet të përmbushin rregullat në vijim: (a) arbitrimi do të kryhet përmes telefonit, internetit dhe/apo do të bazohet kryesisht në dorëzime me shkrim, mënyra specifike do të zgjidhet nga ju; (b) arbitrimi nuk përfshin paraqitjen fizike të palëve apo dëshmitarëve, përjashto rastet kur palët bien dakord për të kundërtën; dhe (c) çdo gjykim për shpërblimin e kërkuar nga arbitruesi mund të përdoret në çdo gjykatë të juridiksionit përkatës.
Pronësia intelektuale
Emrat tregtarë të PayPal
"PayPal.com", "PayPal" dhe të gjitha logot që lidhen me shërbimet e PayPal janë ose emra tregtarë, ose emra tregtarë të regjistruar të PayPal apo të licencuesve të PayPal. Ju nuk mund t'i kopjoni, imitoni, modifikoni apo përdorni pa një miratim paraprak me shkrim nga PayPal. Për më tepër, të gjitha kokat e faqeve, grafikët e personalizuar, ikonat e butonit dhe shkrimet janë marka shërbimi, emra tregtarë dhe/apo veshje tregtare të PayPal. Ju nuk mund t'i kopjoni, imitoni, modifikoni apo përdorni pa pasur paraprakisht miratimin tonë me shkrim. Ju mund të përdorni logot HTML të ofruara nga PayPal me qëllimin që të drejtoni trafikun në ueb drejt shërbimeve të PayPal. Nuk mund të ndryshoni, modifikoni apo ndryshoni në asnjë mënyrë këto logo HTML, as t'i përdorni në një mënyrë që e keqpërshkruan PayPal apo shërbimet e PayPal ose t'i paraqitni në çfarëdo mënyre ku nënkuptohet sponsorizimi apo validimi i PayPal. Të gjitha të drejtat, titujt dhe interesat ndaj dhe për faqet e internetit të PayPal, çdo përmbajtje e tyre, shërbimet e PayPal, teknologjia që lidhet me shërbimet e PayPal si dhe të gjitha teknologjitë dhe përmbajtjet e krijuara apo që rrjedhin nga të lartpërmendurat janë pronë ekskluzive e PayPal dhe e të licencuarve të saj.
Dhënia e licencave, e përgjithshme
Nëse përdorni softuerë të PayPal, si p.sh. një API, paketën e veglave të zhvilluesit apo aplikacione të tjera të softuerit, ku mund të përfshihen softueret e ofruara nga apo të integruara në softuerin, sistemet apo shërbimet e ofruesve tanë të shërbimit, të cilat i keni shkarkuar apo i keni aksesuar përmes uebit apo platformës celulare, atëherë PayPal ju jep një licencë të limituar e cila është e revokueshme, joekskluzive, e panënlicencueshme, e patransferueshme dhe falas që të aksesoni dhe/apo përdorni softuerin e PayPal në përputhje me dokumentacionin shoqërues të softuerit në fjalë. Dhënia e kësaj licence aplikohet për softueret dhe të gjitha përditësimet, përmirësimet, versionet e reja dhe zëvendësimet e softuerit. Nuk mund të merrni apo të jepni me qira, as të transferoni të drejtat tuaja për softuerin te një palë e tretë. Duhet t'i përmbaheni kërkesave për zbatim, akses dhe përdorim të përcaktuara në të gjitha dokumentacionet shoqëruese të shërbimeve të PayPal. Nëse nuk i përmbaheni kërkesave për zbatim, akses dhe përdorim, ju mbani përgjegjësi për të gjitha dëmtimet e mëpasshme që do të pësoni ju, PayPal dhe palët e treta. PayPal mund të përditësojë apo ndërpresë çdo softuer pas një lajmërimi paraprak. Ndonëse PayPal mund të ketë (1) integruar disa materiale dhe teknologji të caktuara të palës së tretë në çdo ueb apo aplikacion tjetër, ku përfshihet softueri i saj, dhe/apo (2) aksesuar dhe përdorur disa materiale dhe teknologji të caktuara të palës së tretë për ta pasur më të lehtë t'ju ofrojë shërbimet e PayPal, juve nuk ju është dhënë dhe nuk keni të drejta mbi apo ndaj secilit prej materialeve të palës së tretë. Ju pranoni të mos modifikoni, ndryshoni, ndërhyni, riparoni, kopjoni, riprodhoni, përshtatni, shpërndani, shfaqni, publikoni, riktheni, projektoni, përktheni, çmontoni, dekompiloni, si dhe të mos tentoni të krijoni ndonjë kod burimor që rrjedh nga softueri apo materiale a teknologji të palës së tretë, as në të kundërt të krijoni ndonjë punim që rrjedh prej ndonjërit nga softueret apo materialet ose teknologjitë e palëve të treta. Ju pranoni se çdo e drejtë, titull dhe interes për softuerin e PayPal është pronë e PayPal dhe çdo material i palës së tretë i integruar në të është pronë e palës së tretë që i ofron shërbime PayPal. Çdo aplikacion softueri i palës së tretë që ju përdorni në faqet e internetit të PayPal i nënshtrohet licencës që ju pranuat me palën e tretë që jua ofron këtë softuer. Pranoni se PayPal nuk ka në pronësi, nuk kontrollon dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për aplikacionin e softuerit të palën e tretë në fjalë që ju keni zgjedhur të përdorni në secilën prej faqeve të internetit, softueret tona dhe/apo në lidhje me shërbimet tona të PayPal. Nëse po përdorni shërbimet e PayPal në faqen e internetit të PayPal apo në faqe interneti apo platforma të tjera që organizohen nga PayPal apo një palë e tretë, dhe nuk keni shkarkuar softuerin e PayPal apo nuk po përdorni aplikacionet e softuerit në faqen e internetit të PayPal, atëherë ky seksion nuk aplikohet për përdorimin tuaj të shërbimeve të organizuara nga PayPal.
Dhënia e licencës nga Përdoruesi te PayPal; garancitë për pronësinë intelektuale
PayPal nuk hedh pretendime për pronësinë e përmbajtjes që ju ofroni, ngarkoni, dorëzoni apo ia dërgoni PayPal. PayPal nuk hedh pretendime për pronësinë e përmbajtjes që organizoni në faqet e internetit apo aplikacionet e palës së tretë që përdorin shërbimet e PayPal për të ofruar shërbime pagesash të cilat lidhen me përmbajtjen tuaj. Në lidhje me paragrafin e radhës, kur ju i ofroni përmbajtje PayPal apo postoni përmbajtje duke përdorur shërbimet e PayPal, ju i jepni PayPal (dhe palëve me të cilët punojmë) një licencë, e cila është joekskluzive, e parevokueshme, falas, e transferueshme dhe globale, për të përdorur përmbajtjen tuaj dhe pronësinë intelektuale që lidhet me të dhe të drejtat e reklamës në çdo media që njihet sot apo në të ardhmen për të na ndihmuar të përmirësojmë, operojmë dhe promovojmë shërbimet tona aktuale dhe të krijojmë shërbime të reja. PayPal nuk do t'ju kompensojë për asnjë nga përmbajtjet tuaja. Pranoni se përdorimi i përmbajtjes suaj nga PayPal nuk shkel asnjë të drejtë për pronësinë intelektuale apo për reklamë. Për më tepër, pranoni dhe garantoni se jeni në pronësi ose në të kundërt kontrolloni të gjitha të drejtat për përmbajtjen që ofroni dhe bini dakord të hiqni dorë nga të drejtat tuaja morale dhe premtoni të mos t'i rivendikoni këto të drejta ndaj PayPal. Ju përfaqësoni dhe garantoni se asnjë nga sa më poshtë nuk përbën shkelje ndaj të drejtave intelektuale apo të drejtave për reklamë: përmbajtja që ju i ofroni PayPal, përmbajtja që ju postoni duke përdorur Shërbimet e PayPal dhe përdorimi i PayPal i përmbajtjes në fjalë (përfshi punimet që rrjedhin prej saj) në lidhje me shërbimet e PayPal.
Dhënia e licencës nga ana e shitësve te PayPal
Pavarësisht dispozitave të paragrafit të mësipërm, nëse jeni një shitës që përdorni shërbimet e PayPal për të pranuar pagesa për mallra dhe shërbime, ju i jepni PayPal dhe filialeve të saj një të drejtë botërore, joekskluzive, të transferueshme, të nënlicencueshme (përmes niveleve të shumta), falas dhe plotësisht të paguar për të përdorur dhe shfaqur publikisht, gjatë afatit të kësaj marrëveshjeje përdoruesi, emrat tuaj tregtarë (duke përfshirë por pa u kufizuar në emrat tregtarë, markat e shërbimit, logot, emrat e domenit ose emërtime të tjera të regjistruara dhe të paregjistruara që ju i keni në pronësi, në përdorim apo jeni i licencuar) me qëllim (1) identifikimin tuaj si një tregtar që pranon një shërbim të PayPal si formë pagese dhe lehtësimin e transaksioneve të klientëve me ju dhe (2) për çdo përdorim tjetër specifik të cilin e keni miratuar shprehimisht.
Të ndryshme
Caktime
Ju nuk mund të transferoni apo të caktoni asnjë të drejtë apo detyrim që keni sipas kësaj marrëveshjeje përdoruesi pa pasur paraprakisht miratimin me shkrim të PayPal. PayPal mund të transferojë apo të caktojë këtë marrëveshje përdoruesi apo çdo të drejtë apo detyrim të saj në çdo moment.
ditë pune
"Ditë pune" janë ditët nga e hëna deri në të premte, me përjashtim të festave zyrtare të Singaporit.
Llogari joaktive
Nëse keni dy ose më shumë vite që nuk hyni në llogarinë tuaj të PayPal, PayPal mund të zgjedhë ta mbyllë atë dhe çdo fond i papërdorur në llogarinë tuaj do t'u nënshtrohet ligjeve në fuqi për paratë e papretenduara.
Marrëveshje e plotë dhe vlefshmëria pas zgjidhjes.
Kjo marrëveshje përdoruesi, së bashku me të gjitha politikat në fuqi në faqen Marrëveshjet ligjore në faqen e internetit të PayPal, parashtron të gjithë kuptimin mes jush dhe PayPal në lidhje me shërbimet e PayPal. Të gjitha kushtet që për natyrën e tyre duhet të mbijetojnë, do të mbijetojnë pas zgjidhjes së kësaj marrëveshjeje përdoruesi. Nëse ndonjë nga dispozitat e kësaj marrëveshjeje përdoruesi bëhet e pavlefshme apo e pazbatueshme, dispozitat në fjalë do të hidhen poshtë dhe do të zbatohen dispozitat e mbetura.
Juridiksioni dhe ligji i zbatueshëm
Kjo marrëveshje do të zbatohet dhe interpretohet në përputhje me ligjet në Singapor, pasi këto ligje janë të zbatueshme për marrëveshjet e lidhura dhe të kryera plotësisht brenda për brenda Singaporit, pa pasur parasysh dispozitat për konfliktet ligjore. Përveçse kur palët pranojnë të kundërtën, ju pranoni se të gjitha pretendimet apo mosmarrëveshjet që mund të keni me PayPal do të zgjidhen në një gjykatë me vendndodhje në Singapor apo aty ku është vendndodhja e të pandehurit. Ju pranoni t'i nënshtroheni në mënyrë të parevokueshme juridiksionit joekskluziv të gjykatave me vendndodhje në Singapor për sa i përket çdo padie, mase apo procedure tjetër që lind nga kjo marrëveshje përdoruesi apo nga përdorimi juaj i faqeve të internetit dhe shërbimeve.
Kërkesëpadi e depozituar në mënyrë të paligjshme
Të gjitha pretendimet që ngrini ndaj PayPal duhet të zgjidhen sipas kësaj marrëveshjeje përdoruesi. Të gjitha pretendimet të depozituara apo të ngritura në kundërshtim me këtë marrëveshje do të konsiderohen si të paligjshme dhe si shkelje e kësaj marrëveshjeje përdoruesi. Nëse depozitoni një pretendim që është në kundërshtim me këtë marrëveshje përdoruesi, PayPal mund të rikuperojë tarifat dhe kostot e avokatit (përfshi avokatët dhe asistentët ligjor të brendshëm) me vlerë deri në 1000,00 dollarë, me kusht që PayPal t'ju ketë lajmëruar me shkrim për pretendimin e depozituar në mënyrë të paligjshme dhe ju nuk e keni tërhequr menjëherë atë.
Autentifikimi i identitetit
Ju autorizoni PayPal, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo përmes palëve të treta, për të bërë kërkesa të cilat i konsiderojmë si të nevojshme për të verifikuar identitetin tuaj. Kjo mund të përfshijë:
- t'ju kërkojmë për informacion të mëtejshëm, si: datëlindja juaj, numri juaj unik i identifikimit kombëtar apo si taksapagues, adresa juaj fizike dhe informacione të tjera që na lejojnë t'ju identifikojmë në mënyrë të arsyeshme;
- t'ju kërkojmë të ndërmerrni hapa për të konfirmuar pronësinë e adresës suaj të email-it apo të instrumenteve financiare;
- të porosisim një raportim të kreditit nga një agjenci për raportimin e kreditit;
- të verifikojmë informacionin tuaj në bazën e të dhënave të një pale të tretë apo përmes burimeve të tjera; ose
- t'ju kërkojmë të paraqitni dokumentacion të mëtejshëm, si patenta juaj apo dokumente të tjera identifikuese, në çdo moment.
Ligjet kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit mund të kërkojnë që PayPal të verifikojë disa informacione identifikuese nëse ju përdorni disa shërbime të caktuara të PayPal. PayPal ka të drejtë të mbyllë, pezullojë apo kufizojë aksesin në llogarinë tuaj të PayPal dhe/apo në shërbimet e PayPal në rast se, pas kërkesave të arsyeshme, e kemi të pamundur të sigurojmë informacione mbi ju që nevojiten për të verifikuar identitetin tuaj.
PayPal është vetëm një ofrues i shërbimit të pagesës
Ne veprojmë vetëm si ofrues i shërbimit të pagesës. Ne:
- Nuk veprojmë si një bankë, as ofrojmë shërbime bankare;
- Nuk veprojmë si një agjent dorëzanie në lidhje me fondet që mbani në llogarinë tuaj;
- Nuk veprojmë si agjenti apo administruesi juaj;
- Nuk krijojmë asnjë marrëdhënie partneriteti, sipërmarrjeje të përbashkët, shoqërie apo punësimi me ju;
- Nuk kemi kontroll mbi, as nuk mbajmë përgjegjësi për, produktet apo shërbimet të cilat paguhen përmes shërbimeve të PayPal;
- Nuk garantojmë identitetin e asnjë blerësi apo shitësi;
- Nuk sigurojmë se blerësi apo shitësi do të përfundojë një transaksion;
- Nuk përcaktojmë nëse jeni përgjegjës për ndonjë tatim; ose
- Përveçse kur specifikohet shprehimisht në këtë marrëveshje përdoruesi, nuk mbledhim dhe as paguajmë asnjë tatim që mund të lindë nga përdorimi i shërbimit tonë.
Vlerësimi i faqes suaj në internet
Nëse integroni ose ndryshe referoni shërbimet e PayPal në faqen tuaj në internet, PayPal mund të përdorë teknologji të automatizuara (p.sh. vizitimin e faqes në internet) për të vlerësuar faqen e internetit dhe për të mbledhur çdo të dhënë të aksesueshme ose të disponueshme publikisht për të garantuar pajtueshmërinë me këtë marrëveshje dhe për të luftuar aktivitetin keqdashës ose mashtrues.
Në lidhje me teknologji të tilla, PayPal nuk do të mbledhë asnjë nga të dhënat e tuaja personale si klient. Megjithatë, mund të ketë raste që ne mbledhim të dhënat e juaja personale të cilat ju i publikoni në faqet e juaja në internet. Të dhëna të tilla personale do të përpunohen për qëllimet e përshkruara në këtë seksion dhe do t'i nënshtrohen Deklaratës së privatësisë.
Privatësia
Mbrojtja e privatësisë suaj është shumë e rëndësishme për ne. Rishikoni Deklaratën e privatësisë për të kuptuar më mirë angazhimin tonë për të ruajtur privatësinë tuaj, si dhe përdorimin dhe shpërndarjen e informacionit tuaj.
Kushtet në Anglisht; Përkthimi i marrëveshjes
Palët shprehin dëshirën që kushtet në fjalë dhe çdo dokument i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të hartohet në anglisht. Përkthimi i kësaj marrëveshjeje mundësohet vetëm për lehtësinë tuaj dhe nuk ka për qëllim modifikimin e kushteve të kësaj marrëveshjeje përdoruesi. Në rast konflikti mes versionit në anglisht të kësaj marrëveshjeje përdoruesi dhe versionit në një gjuhë tjetër, prevalon versioni në anglisht.
Përdorimi juaj (si shitës) i të dhënave personale; Ligjet për mbrojtjen e të dhënave
Nëse ju (si shitës) merrni të dhëna personale të një klient tjetër të PayPal, duhet të ruani konfidencialitetin e këtyre të dhënave personale dhe t'i përdorni ato vetëm në lidhje me shërbimet e PayPal. Nuk mund të përhapni apo shpërndani asnjë të dhënë personale të një klient tjetër të PayPal te një palë e tretë apo t'i përdorni këto të dhëna personale për qëllime marketingu, përveçse kur keni marrë paraprakisht miratimin e shprehur të përdoruesit. Nuk mund t'i dërgoni email-e një klienti të PayPal pa pëlqimin e tij apo të përdorni shërbimet e PayPal për të mbledhur pagesa për dërgimin, apo për të ndihmuar në dërgimin, e email-eve pa pëlqimin e palëve të treta.
Nëse ju përpunoni çdo të dhënë personale të një klienti të PayPal në përputhje me këtë marrëveshje përdoruesi, ju dhe PayPal do të jeni secili një kontrollues i pavarur i të dhënave (dhe jo kontrollues të përbashkët), pra secili do të përcaktojë veçmas qëllimet dhe mjetet e përpunimit të këtyre të dhënave personale. Ne të gjithë pranojmë të respektojmë kërkesat e çdo ligji në fuqi për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave, duke përfshirë çdo rregullore, direktiv, kod të praktikave të zbatueshme dhe kërkesa rregullatore në fuqi të zbatueshme për kontrolluesit e të dhënave në lidhje me këtë marrëveshje përdoruesi. Gjithashtu, ne të gjithë kemi dhe do të ndjekim deklaratat e privatësisë, njoftimet, politikat dhe procedurat, të cilat janë personale dhe të përcaktuara në mënyrë të pavarur, për çdo të dhënë personale që përpunojmë sipas kësaj marrëveshjeje përdoruesi.
Në përputhje me ligjet në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, ne:
- do të zbatojmë dhe ruajmë të gjitha masat e duhura të sigurisë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale;
- do të mbajë një regjistër për të gjitha aktivitetet e përpunimit të kryera sipas kësaj marrëveshjeje përdoruesi; dhe
- nuk do të ndërmarrim asnjë veprim ose të lejojmë, qoftë me dashje apo qëllimisht, që të bëhet diçka që mund të çojë në shkelje nga pala tjetër të ligjeve në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.
Çdo e dhënë personale që mbledh në lidhje me shërbimet e PayPal (të cilat nuk janë gjeneruar, mbledhur apo marrë ndryshe nga ju përmes një marrëdhënieje të veçantë që ju keni me klientin jashtë përdorimit të shërbimeve të PayPal) do të përdoret nga ju vetëm në masën e kufizuar që është e nevojshme dhe e rëndësishme për shërbimet PayPal dhe për asnjë qëllim tjetër nëse nuk keni marrë pëlqimin paraprak të shprehur të klientit.
Palët pranojnë se, sipas nevojës, PayPal mund të transferojë të dhënat e klientëve, të përpunuara sipas kësaj marrëveshjeje, jashtë shtetit ku ato janë mbledhur për ofrimin e shërbimeve të PayPal. Nëse PayPal transferon të dhënat personale të klientëve, të mbrojtura sipas kësaj marrëveshjeje, në një juridiksion për të cilin autoriteti rregullator i zbatueshëm për shtetin ku janë mbledhur të dhënat nuk ka lëshuar një vendim të përshtatshëm, PayPal do të sigurohet që të jenë vënë në zbatim masat e duhura të sigurisë për transferimin e të dhënave personale në përputhje me ligjet e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave. Për shembull, dhe në kuadër të zbatimit të Rregullores (EU) 2016/679, ne bazohemi në Rregulla detyruese korporative të miratuara nga autoritetet mbikëqyrëse kompetente dhe në mekanizma të tjerë të transferimit të të dhënave për transferimin e të dhënave të klientëve te anëtarët e tjerë të grupit PayPal.
Kushtet specifike sipas shtetit/rajonit
Këto kushte të përgjithshme zbatohen vetëm për mbajtësit e llogarisë për llogaritë e PayPal të regjistruara në shtetet e mëposhtme. Në rast të një konflikti mes kushteve të kësaj marrëveshjeje përdoruesi dhe të kushteve të mëposhtme, vihen në zbatim kushtet specifike sipas shtetit/rajonit:
Kroaci dhe Islandë
Dispozitat për mbrojtjen e të dhënave për shitësit. Nëse ju, në cilësinë e shitësit me një llogari kroate ose islandeze në PayPal, transferoni të dhëna personale të klientëve me vendndodhje përkatësisht në Kroaci ose Islandë, secila palë bie dakord të nënshkruajë klauzola standarde kontraktuese që gjenden këtu, të cilat janë pjesë e kësaj marrëveshjeje të përdoruesit.
Kina Kontinentale
Nëse përdorni një shërbim ("Shërbim i palëve të treta") të ofruar nga një bankë partnere e PayPal apo nga një ofrues i licencuar për shërbime të këmbimit valutor (një "Ofrues shërbimesh"), shihni kushtet e përgjithshme të Ofruesit të shërbimit për më shumë informacione në lidhje shërbimin në fjalë.
Kur ka mosmarrëveshje, kërkesa, masa, procedura ("Mosmarrëveshje") mes jush dhe një Ofruesi shërbimi në lidhje me vonesa apo mospagesa të çdo fondi për shkakun tuaj, ju dëmshpërbleni PayPal, filialet e PayPal dhe punëmarrësit e tij për çdo dëmtim, pretendim, akuzë, shpenzim dhe/apo humbje që vjen si pasojë e këtyre Mosmarrëveshjeve. Për më tepër, ju pranoni se PayPal nuk mban përgjegjësi ndaj jush në lidhje me fondet që janë transferuar tashmë nga llogaria juaj e PayPal tek Ofruesi i Shërbimit.
Ju konfirmoni dhe pranoni se PayPal mund të ndajë informacionin e dhënë nga ju sipas Deklaratës së privatësisë së PayPal dhe kushteve të marrëveshjes midis jush dhe PayPal me një Ofrues shërbimesh, ku përfshihen arsyet e mëposhtme; të mundësojë një Ofrues shërbimesh të zbatojë kujdesin e nevojshëm që kërkohet në përputhje me detyrimet e "Njih Klientin Tënd" (KYC) të Ofruesit të shërbimit.
PayPal nuk mban përgjegjësi për asnjë humbje apo dëmtim të shkaktuar apo pësuar nga ju për shkak të një (i) moskryerje, ndërprerje, defekti, neglizhence apo keqpërdorimi të qëllimshëm të një Shërbimi të palëve të treta; apo (ii) pasojave që lindin nga vonesa apo mosmarrja e fondeve, të tërhequra përmes një Shërbimi të palëve të treta.
Herë pas here mund të na duhet të ndryshojmë marrëveshjen e përdoruesit dhe politikat apo marrëveshjet e tjera në faqen Marrëveshjet ligjore që zbatohen për përdoruesit e Kinës Kontinentale. Versioni i rishikuar do të hyjë në fuqi në momentin e postimit në faqen tonë të internetit, përveçse kur specifikohet ndryshe. Nëse ndryshimet tona reduktojnë të drejtat apo shtojnë përgjegjësitë tuaja, ne do të postojmë një njoftim në faqen Përditësimet e politikës, në faqen tonë të internetit dhe do t'ju njoftojmë të paktën 30 ditë përpara.
Me përjashtim të masës së ndryshimeve në këto kushte të përgjithshme, të gjitha dispozitat e tjera të marrëveshjes së përdoruesit mbeten plotësisht në fuqi.
Kolumbi
Nga data 1 shtator 2015, përdoruesit e PayPal me banim në Kolumbi mund vetëm të dërgojnë dhe të marrin pagesa ndërkombëtare. Pagesat kombëtare mes dy përdoruesve të PayPal me banim në Kolumbi nuk janë të disponueshme.
"Me banim në Kolumbi" është:
- një individ, pavarësisht nënshtetësisë reale, i cili ka vendosur Kolumbinë si shtetin apo rajonin e tij/saj në momentin e regjistrimit në llogarinë e PayPal; dhe
- një subjekt, partneritet, organizatë apo shoqëri që ka vendosur Kolumbinë si shtetin apo rajonin e tij të regjistruar në momentin e regjistrimit në llogarinë e PayPal.
Malajzi
PayPal është miratuar nga Banka Qendrore e Malajzisë për të operuar një biznes me para elektronike. Pra, nëse jeni një klient malajzian dhe PayPal nuk ju jep një përgjigje të shpejtë dhe efikase në lidhje me shërbimet e PayPal për sa i përket përdorimit të procedurës së zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve të parashtruara në seksionin Mosmarrëveshjet me PayPal në këtë marrëveshje përdoruesi apo pasi keni kontaktuar Mbështetjen ndaj klientit të PayPal, ju mund të kontaktoni edhe Bankën Qendrore përmes BNMLINK dhe BNMTELELINK.
BNMTELELINK mund të kontaktohet drejtpërsëdrejti me telefon, faks, letër apo email. Qytetarët mund të kontaktojnë BNMLINK dhe BNMTELELINK për informacione, pyetje apo korrigjime në fushat e shërbimeve konvencionale dhe islamike bankare, të sigurimit dhe takaful, si dhe të këshillimit për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, administratën e këmbimit valutor dhe çështje të tjera nën juridiksionin e Bankës Qendrore të Malajzisë. Të dhënat e kontaktit për BNMTELELINK janë:
BNMTELELINK
Jabatan Komunikasi Korporat
Bank Negara Malaysia
P.O.Box 10922
50929 Kuala Lumpur
Tel: 1-300-88-5465 (LINK)
Faks: 03-2174 1515
Email: bnmtelelink@bnm.gov.my
Orari i punës për BNMLINK dhe BNMTELELINK është: e hënë - e premte, 9:00-17:00, me orën malajziane
Deklarata e privatësisë. Përveç versionit në gjuhën angleze të Deklaratës së privatësisë, që i bashkëngjitet kësaj Marrëveshjeje, nëse klikoni në lidhjen e mëposhtme do të gjeni një version të politikës në gjuhën malajziane.
Skema e Ndërmjetësimit të Çështjeve Financiare. PayPal është anëtar i Skemës së Ndërmjetësimit të Çështjeve Financiare të miratuar nga Banka Qendrore e Malajzisë. Operatori i miratuar për operimin e skemës është Ndërmjetësuesi për Shërbime Financiare (OFS), një kanal alternativ dhe i pavarur për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mbulon klientët malajzianë, që i plotësojnë kushtet. Shërbimet e OFS-së ofrohen falas për ankimuesit që i plotësojnë kushtet, të cilët mund të mos jenë të kënaqur me zgjidhjen e PayPal. Për më shumë informacion për afatin kohor për të depozituar një mosmarrëveshje dhe llojet e Vendimeve që mund të jepen nga Ndërmjetësuesi, vizitoni www.ofs.org.my.
Tërheqja e Fondeve në Malajzi. Nëse llogaria juaj është regjistruar në Malajzi, ju mund të tërhiqni fonde nga llogaria juaj vetëm duke i transferuar ato në llogarinë tuaj bankare lokale në Malajzi.
Legjislacioni i zbatueshëm. Për personat me banim në Malajzi të cilët regjistrohen për shërbimet e PayPal me një adresë malajziane, kjo marrëveshje përdoruesi rregullohet dhe interpretohet sipas legjislacionit malajzian, pasi legjislacioni në fjalë zbatohet për marrëveshjet e nënshkruara dhe që gjejnë zbatim vetëm brenda Malajzisë. Me përjashtim të ndryshimeve në këto kushte të përgjithshme, të gjitha dispozitat e tjera të marrëveshjes së përdoruesit mbeten plotësisht në fuqi.
Ndryshimet. Herë pas here mund të na duhet të ndryshojmë marrëveshjen e përdoruesit dhe çdo politikë dhe marrëveshje tjetër në faqen Marrëveshjet ligjore që zbatohen për përdoruesit e Malajzisë. Versioni i rishikuar do të hyjë në fuqi në momentin e postimit në faqen tonë të internetit, përveçse kur specifikohet ndryshe. Nëse ndryshimet tona reduktojnë të drejtat apo shtojnë përgjegjësitë tuaja, ne do të postojmë një njoftim në faqen Përditësimet e politikës, në faqen tonë të internetit dhe do t'ju njoftojmë të paktën 21 ditë përpara.
Të drejtat e PayPal për ndërprerjen dhe zgjidhjen e marrëveshjes. PayPal, sipas gjykimit të tij, rezervon të drejtën të pezullojë apo përfundojë këtë marrëveshje përdoruesi, aksesin në apo përdorimin e faqeve të internetit, të softuerit, të sistemeve (përfshi çdo rrjet dhe server të përdorur për të ofruar shërbimet e PayPal) që operohen nga ne apo në emrin tonë apo disa ose të gjitha shërbimet e PayPal, në çdo moment pasi të keni marrë një njoftim: i) nëse shkelni këtë marrëveshje të përdoruesit, Politikën e PayPal për përdorimin e pranueshëm, Marrëveshjet e subjektit tregtar (siç zbatohen për ju), ose çdo marrëveshje tjetër ndërmjet jush dhe PayPal, ose (ii)) nëse, duke vepruar në mënyrë të arsyeshme, ne vendosim se këto masa janë të nevojshme në përputhje me rrethana ose arsye të tjera. Vendimi ynë është përfundimtar dhe ka efekt detyrues, me përjashtim të rasteve kur konstatohen gabime ose qëllime dashakeqëse. Pas përfundimit të kësaj marrëveshjeje të përdoruesit, PayPal do të mundësojë për ju pagesën e çdo fondi të pakufizuar në gjendjen e llogarisë në PayPal.
Marok
Pas aktivizimit të funksionalitetit të tërheqjes në një llogari bankare marokene me bankën partnere të PayPal, do t'ju kërkohet të respektoni ligjet dhe rregulloret marokene. Kjo do të thotë kryesisht se nëse merrni shuma në gjendjen e llogarisë suaj në PayPal nga një përdorues i PayPal, duhet ta tërhiqni shumën në gjendjen e llogarisë suaj në PayPal nga llogaria juaj bankare marokene* brenda 30 ditëve nga marrja e fondeve.
* Banka partnere e PayPal për funksionalitetin e tërheqjes ju tarifon për çdo tërheqje. Pas aktivizimit të funksionalitetit të marrjes dhe tërheqjes, PayPal do t'ju japë informacione të mëtejshme.
Filipinet
Nëse përdorni një shërbim ("Shërbim i palës së tretë") të ofruar nga një bankë partnere e PayPal, nga një ofrues i licencuar për shërbime të këmbimit valutor, një agjent remitancash apo lëshues i parave elektronike (një "Ofrues shërbimesh"), shihni kushtet e përgjithshme të Ofruesit të shërbimit për më shumë informacione në lidhje me shërbimin në fjalë.
Kur ka mosmarrëveshje, kërkesa, masa, procedura ("Mosmarrëveshje") mes jush dhe një Ofruesi shërbimi në lidhje me vonesa apo mospagesa të çdo fondi për shkakun tuaj, ju dëmshpërbleni PayPal, filialet e PayPal dhe punëmarrësit e tij për çdo dëmtim, pretendim, akuzë, shpenzim dhe/apo humbje që vjen si pasojë e këtyre Mosmarrëveshjeve. Për më tepër, ju pranoni se PayPal nuk mban përgjegjësi ndaj jush në lidhje me fondet që janë transferuar tashmë nga llogaria juaj e PayPal tek Ofruesi i Shërbimit.
Ju kuptoni dhe pranoni se PayPal mund të ndajë informacionin e dhënë nga ju sipas Deklaratës së privatësisë së PayPal dhe kushteve të marrëveshjes midis jush dhe PayPal me një Ofrues shërbimesh në mënyrë që të mundësojë një Ofrues shërbimesh të zbatojë kujdesin e nevojshëm që kërkohet në përputhje me detyrimet e "Njih Klientin Tënd" (KYC—Know-your-customer) të Ofruesit të shërbimit.
PayPal nuk mban përgjegjësi për asnjë humbje apo dëmtim të shkaktuar apo pësuar nga ju për shkak të një (i) moskryerje, ndërprerje, defekti, neglizhence apo keqpërdorimi të qëllimshëm të një Shërbimi të palës së tretë; apo (ii) pasoje që vjen nga vonesat ose mosmarrja e fondeve të tërhequra përmes një Shërbimi të palës së tretë.
Me përjashtim të masës së ndryshimeve në këto kushte të përgjithshme, të gjitha dispozitat e tjera të marrëveshjes së përdoruesit mbeten plotësisht në fuqi.
Afrika e Jugut
Juve ju kërkohet të zbatoni rregulloret për kontrollin e këmbimit në Afrikën e Jugut. Kjo do të thotë se:
1. Nëse merr shuma në gjendjen e llogarisë suaj në PayPal nga një përdorues i PayPal:
(i) mund të mos arrini ta dërgoni shumën në fjalë te një tjetër përdorues PayPal për një blerje apo për ndonjë arsye tjetër.
(ii) duhet ta tërhiqni shumën në balancën tuaj në llogarinë në PayPal nga llogaria juaj bankare e Afrikës së Jugut* brenda 30 ditëve nga marrja e fondeve.
2. Nëse dëshironi të dërgoni shuma te një tjetër përdorues i PayPal:
(i) duhet ta bëni këtë gjë me kartën e kreditit me të cilën është lidhur llogaria juaj ose duke bërë një rimbushje të gjendjes së llogarisë suaj në PayPal përmes llogarisë suaj bankare në FNB*.
(ii) Për blerjet me rimbushje, duhet të bëni një rimbushje individuale për çdo blerje.
* FNB-ja ju tarifon për çdo rimbushje dhe tërheqje. Vizitoni faqen e internetit të FNB-së për më shumë informacione.
Singapor
Shërbimet e PayPal ofrohen nga PayPal Pte. Ltd., me adresë: 5 Temasek Boulevard #09-01, Suntec Tower Five, Singapore 038985. Ne qëndrojmë të hapur çdo ditë pune nga ora 9:00 deri në 17:00. Nëse jeni banues në Singapor, për ta marrë këtë informacion me email duhet të dërgoni një letër në adresën e mësipërme, e cila duhet të përmbajë adresën tuaj të email-it dhe një kërkesë për marrjen e këtij informacioni. Tarifat për shërbimet tona gjenden në Tabelën e tarifave.
Llogaria juaj në PayPal mund të lehtësojë vetëm pagesat për mallrat dhe shërbimet, por jo transferimet personale të fondeve.
Për llogaritë personale, vini re se mund të ketë një limit në gjendjen totale të cilën mund ta mbani në të gjitha llogaritë personale ose në shumën totale të transaksioneve dalëse, të cilat mund të bëhen nga të gjitha llogaritë personale që keni me ne, sipas ligjit ose siç mund të vendosim ne.
Në lidhje me gjendjen e llogarive tuaja në PayPal të përdoruesve me banim në Singapor, PayPal ka krijuar një trust ku mbahet një shumë parash e barasvlershme me gjendjet në fjalë.
*Me banim në Singapor është:
- një individ, pavarësisht nga kombësia, i cili ka cilësuar "Singaporin" si "Shtetin e banimit" të tij/saj në momentin e regjistrimit për një llogari në PayPal dhe në këtë mënyrë individi pranon se ai/ajo do të konsiderohet banor i Singaporit; dhe
- një jo-individ që e ka cilësuar "Singaporin" si "Shtetin e banimit" në momentin e regjistrimit për një llogari në PayPal dhe në këtë mënyrë pranon se do të konsiderohet si banor i Singaporit.
Për më tepër, nëse jeni një individ ose pronar individual, na kërkohet t'ju informojmë për detyrimet tuaja sipas udhëzimeve për mbrojtjen e përdoruesit për pagesat elektronike, të publikuara nga Autoriteti Monetar i Singaporit, siç përcaktohet më poshtë:
- të na jepni të dhënat tuaja të kontaktit në mënyrën që ne jua kërkojmë për t'ju dërguar njoftime transaksioni, siç kërkohet sipas udhëzimeve. Minimalisht, nëse vendosni të merrni njoftim transaksioni me SMS, duhet të na jepni numrin tuaj të telefonit celular në Singapor dhe nëse keni zgjedhur të merrni njoftim nëpërmjet email-it, duhet të na jepni adresën tuaj postare;
- Ju mbani përgjegjësi: për aktivizimin e paralajmërimeve për njoftim të transaksionit, për të marrë të gjitha njoftimet e transaksioneve për të gjitha transaksionet dalëse të kryera nga llogaria juaj, dhe për të monitoruar njoftimet e transaksioneve që ju kemi dërguar nëpërmjet email-it tuaj, pa pasur nevojë për rikujtesa të mëtejshme ose njoftime të përsëritura.
- Siç u përmend më lart, nuk duhet të shpërndani vullnetarisht asnjë nga fjalëkalimet tuaja tek asnjë pale e tretë, (me përjashtim të rasteve kur keni udhëzim nga ne). Nuk duhet ta zbuloni fjalëkalimin tuaj në një mënyrë të dukshme në llogarinë tuaj, pajisjen e autentifikimit ose në ndonjë pajisje që mban llogarinë ruaj, apo ta mbani shënim fjalëkalimin tuaj në një mënyrë të atillë që lejon një palë të tretë ta keqpërdorë fjalëkalimin tuaj.
- Nëse mbani shënim fjalëkalimin tuaj, duhet të bëni përpjekje të arsyeshme që ta mbani shënimin të sigurt, për shembull, duke e ruajtur atë në një vend fizik që vetëm ju e dini ose mund të aksesoni, ose duke e ruajtur në një vend ku një palë e tretë e ka të vështirë për ta gjetur.
- Duhet të bëni të paktën veprimet e mëposhtme për të mbrojtur llogarinë tuaj:
- të përditësoni shfletuesin e pajisjeve tuaja në versionin më të fundit të disponueshëm,
- të përmirësoni sistemet operative të pajisjeve tuaja duke kryer rregullisht përditësime të sigurisë,
- të instaloni dhe mirëmbani softuerin më të fundit kundër viruseve në pajisjet tuaja, dhe
- të përdorni fjalëkalime të vështira, si p.sh. një përzierje shkronjash, numrash dhe simbolesh.
- Duhet të raportoni te PayPal çdo transaksion të paautorizuar sa më shpejt të jetë e mundur pas marrjes së çdo paralajmërimi për njoftim transaksioni për çdo transaksion të paautorizuar. Nëse ka një vonesë në raportim, dhe ne ju kërkojmë arsyen për këtë gjë, ju duhet të na jepni arsyet lidhur me vonesën në raportim. Raportimi për transaksionet e paautorizuara përshkruhet me detaje më lart. Gjithashtu, mund t'ju duhet të bëni një denoncim në polici nëse jua kërkojmë, për të lehtësuar procesin tonë të hetimit të pretendimeve.
- Gjithashtu, duhet të informoni personat e tjerë që keni autorizuar (në përputhje me këtë Marrëveshje) të përdorin llogarinë tuaj të PayPal, nëse ka, për udhëzimet dhe këshillat tona rreth sigurisë.
Detyrimet tona janë:
- Në varësi të preferencave tuaja, ne do të ofrojmë njoftime transaksioni në lidhje me të gjitha transaksionet tuaja dalëse, të cilat ju dërgohen në email-in tuaj ose në çdo adresë email-i që ju keni zgjedhur të merrni njoftime të tilla. Këto njoftime dërgohen në kohë reale për çdo transaksion. Ne do ta shoqërojmë njoftimin e transaksionit përmes email-it me një njoftim në faqen tonë të internetit. Njoftimi do të përmbajë gjithashtu informacionet e mëposhtme (përveç informacioneve që nuk i kemi përfshirë për arsye konfidencialiteti) në mënyrë që ta identifikoni transaksionin si të autorizuar:
- Informacion që ju lejon të identifikoni llogarinë tuaj (p.sh. me emrin e llogarisë suaj),
- Informacion që ju lejon të identifikoni marrësin,
- Informacion që na lejon në një moment të dytë t'ju identifikojmë juve, llogarinë tuaj dhe llogarinë e marrësit,
- Shuma e transaksionit;
- Ora dhe data e transaksionit,
- Lloji i transaksionit,
- Nëse transaksioni kryhet për mallra dhe shërbime të ofruara nga një biznes, emri tregtar i tregtarit dhe numri i referencës për transaksionin (kur është e mundur).
Kini parasysh se preferencat e njoftimit që caktoni mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për të zbuluar në kohë transaksionet e paautorizuara dhe në përgjegjësinë tuaj për çdo transaksion të paautorizuar.
Përveç procedurave të mësipërme, ne do të përfundojmë hetimin e çdo pretendimi për transaksione të paautorizuara brenda 21 ditë pune për çështje të thjeshta ose 45 ditë pune, për çështje të ndërlikuara. Çështjet e ndërlikuara mund të përfshijnë raste kur secila palë e transaksionit të paautorizuar qëndron jashtë shtetit ose kur ne nuk kemi marrë informacion të mjaftueshëm nga ju për të përfunduar hetimin. Ne do të ofrojmë një raport me shkrim ose me gojë për rezultatin e hetimit dhe vlerësimin e përgjegjësisë suaj dhe do të kërkojmë konfirmimin tuaj për raportin e hetimit. Gjithashtu, mund t'ju kërkojmë që të bëni një denoncim në polici para se të fillojmë procesin tonë të zgjidhjes së pretendimit. Nëse nuk jeni dakord me vlerësimin tonë, ne mund të ndërmarrim forma të tjera të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
Tajvan
Që të mund të tërhiqni gjendjen tuaj në PayPal në llogarinë bankare lokale, mund t'ju duhet të hapni një llogari bankare në një bankë partnere me PayPal në Tajvan ("Bankë partnere") dhe të përdorni shërbimin e tërheqjes që ju ofron Banka partnere ("Shërbimi i tërheqjes"). Shikoni kushtet e përgjithshme me Bankën partnere për më shumë informacione në lidhje me Shërbimin e tërheqjes.
Nëse për çfarëdolloj arsyeje tërheqja e gjendjes në PayPal nuk mund të përpunohet, fondet tuaja do t'ju kthehen në dollarë amerikanë (USD).
Kur ka mosmarrëveshje, kërkesa, masa, procedura ("Mosmarrëveshje") mes jush dhe një Banke partnere në lidhje me vonesa apo mospagesa të çdo fondi për shkakun tuaj, ju dëmshpërbleni PayPal, filialet e PayPal dhe punonjësit e saj për çdo dëmtim, pretendim, akuzë, shpenzim dhe/apo humbje që vjen si pasojë e Mosmarrëveshjeve në fjalë. Për më tepër, pranoni se PayPal nuk mban përgjegjësi ndaj jush në lidhje me asnjë fond që tashmë është transferuar nga llogaria juaj e PayPal te Banka partnere.
PayPal nuk mban përgjegjësi për asnjë humbje apo dëmtim të shkaktuar apo pësuar nga ju për shkak të një (i) moskryerje, ndërprerje, defekti, neglizhence apo keqpërdorimi të qëllimshëm të një Shërbimi tërheqjeje; apo (ii) pasoje që vjen nga vonesat ose mosmarrja e fondeve të tërhequra përmes Shërbimit të tërheqjes.
Me përjashtim të ndryshimeve në kushtet e përgjithshme specifike për këto shtete, të gjitha dispozitat e tjera të marrëveshjes së përdoruesit mbeten në fuqi me efekt të plotë.