Programi i mbrojtjes së shitësit të PayPal

Përditësimi i fundit: 16 mars 2022

 

Çfarë i plotëson kushtet

Nëse i shisni një blerësi një mall ose shërbim, mund t'i plotësoni kushtet për programin e mbrojtjes së shitësit të PayPal, kushtet e përgjithshme të të cilit janë përcaktuar këtu dhe janë pjesë e marrëveshjes së përdoruesit. Në rastet kur aplikohet, programi i PayPal për mbrojtjen e shitësit ju jep të drejtën e përfitimit të shumës së plotë të blerjes. PayPal përcakton nëse pretendimi juaj i plotëson kushtet në programin e PayPal për mbrojtjen e shitësit. PayPal do të marrë një vendim, sipas gjykimit të tij, duke u bazuar në kërkesat e pranueshmërisë, në çdo informacion ose dokumentacion të siguruar gjatë procesit të zgjidhjes, ose në çdo informacion tjetër që PayPal e konsideron të rëndësishëm dhe të përshtatshëm sipas rrethanave. Nuk ka asnjë kufizim në numrin e pagesave të që i plotësojnë kushtet për programin e PayPal për mbrojtjen e shitësit. Duke hyrë në faqen e detajeve të transaksionit në llogarinë tuaj në PayPal mund të shihni transaksionet e juaja që mund të kualifikohen për mbrojtje sipas këtij programi.

Programi i PayPal për mbrojtjen e shitësit mund të aplikohet kur një blerës pretendon se:

  • Nuk kanë autorizuar apo përfituar nga fondet e dërguara nga llogaria e tyre në PayPal (referuar si "Transaksion i paautorizuar" dhe transaksioni i paautorizuar realizohet në një mjedis të organizuar nga PayPal; ose
  • Nuk e kanë marrë artikullin nga ju (referuar si pretendim "Artikulli nuk është marrë").

Programi i PayPal për mbrojtjen e shitësit mund të zbatohet gjithashtu kur një transaksion është kthyer si pasojë e kthimit të pagesës me sukses nga blerësi, ose në rastet kur një pagesë e kryer me bankë kthehet nga banka e blerësit.

Ky seksion përshkruan mënyrën e zbatimit nga ana juaj të programit të PayPal për mbrojtjen e shitësit, por ju duhet të njiheni me ndikimin që kanë te shitësit proceset e ndryshme të mbrojtjes së blerësit.

 

Kërkesat bazë

Për t'i plotësuar kushtet për programin e PayPal për mbrojtjen e shitësit, duhet të përmbushen të gjitha kërkesat e mëposhtme bazë, si dhe çdo kërkesë e zbatueshme shtesë:

  • Ju na jepni një vërtetim të dërgesës ose vërtetim të dorëzimit të vlefshëm.
  • Në rastin e një pretendimi për transaksion të paautorizuar, duhet të siguroni vërtetim të vlefshëm të dërgesës ose vërtetim të dorëzimit që demonstron se artikulli u dërgua ose iu sigurua blerësit jo më vonë se dy ditë pasi PayPal ju njoftoi për mosmarrëveshjen ose kthimin. Për shembull, nëse PayPal ju njofton rreth një pretendimi për transaksion të paautorizuar më 1 shtator, për t'i plotësuar kushtet në programin e mbrojtjes së shitësit të PayPal, vërtetimi i vlefshëm i dërgesës duhet të tregojë se artikulli iu dërgua blerësit jo më vonë se data 3 shtator.
  • Artikulli duhet të jetë artikull material me përjashtim të atyre që janë subjekt i Kërkesave shtesë për artikujt jomaterialë.
  • Artikulli duhet të transportohet në adresën e dorëzimit të paraqitur në faqen e detajeve të transaksionit në llogarinë në PayPal që përdorni për transaksionin. Nëse e dërgoni fillimisht artikullin në adresën e dorëzimit të marrësit që ndodhet në faqen e detajeve të transaksionit por më pas artikulli ridrejtohet në një adresë tjetër, atëherë nuk do të jeni i pranueshëm për mbrojtjen e shitësit të PayPal. Për këtë arsye, rekomandojmë që të mos përdorni një shërbim transporti të organizuar nga blerësi, në mënyrë që të paraqisni vërtetim të vlefshëm të transportit dhe dërgimit.
  • Kërkesave të PayPal për dokumentacion dhe informacione të tjera duhet t'i përgjigjeni në kohën e duhur, siç kërkohet në korrespondencën me email ose në korrespondencën përmes Qendrës së zgjidhjeve. Nëse nuk i përgjigjeni në kohën e duhur kërkesave të PayPal për dokumentacion ose informacione të tjera, nuk mund t'i plotësoni kushtet për mbrojtjen e shitësit të PayPal.
  • Nëse shitja përfshin mallra të rezervuar ose me porosi, duhet t'i dërgoni brenda afatit të specifikuar në listim. Në të kundërt, rekomandohet dërgimi i të gjithë artikujve brenda 7 ditëve nga marrja e pagesës.
  • Duhet të pranoni një pagesë nga një llogari në PayPal për blerjen (nuk përfshihen pagesa e pjesshme dhe/ose pagesa me këste).
  • Në faqen e detajeve të transaksionit, pagesa duhet të shënohet "i plotëson kushtet" ose "i plotëson kushtet pjesërisht" në rastin e pretendimeve për transaksion të paautorizuar, ose "i plotëson kushtet" në rastin e pretendimeve për "artikulli nuk është marrë", për të përfituar nga mbrojtja e shitësit të PayPal.

 

Kërkesa të mëtejshme për "artikulli nuk është marrë"

Për t'i plotësuar kushtet për programin e PayPal për mbrojtjen e shitësit për një pretendim se "artikulli nuk është marrë" nga ana e blerësit, ju duhet të përmbushni kërkesat bazë dhe ato shtesë të renditura më poshtë:

  • Kur një blerës depoziton një kërkesë për kthimin e pagesës për lëshuesin e një transaksioni të financuar me kartë, në faqen "detajet e transaksionit" pagesa duhet të shënohet "i plotëson kushtet" ose "i plotëson kushtet pjesërisht" për të përfituar nga mbrojtja e shitësit të PayPal.
  • Duhet të jepni vërtetimin e dorëzimit siç përshkruhet më poshtë.

 

Kërkesa shtesë për mallrat jomateriale

Që shitja e mallrave dhe shërbimeve jomateriale t'i plotësojë kushtet për mbrojtjen e shitësit të PayPal, shitja duhet të plotësojë kërkesat themelore dhe kërkesat e mëposhtme shtesë:

  • Kërkesat e integrimit:
    • Në rastet kur keni integruar një produkt të PayPal Checkout, duhet të përdorni versionin aktual të atij produkti nëse pranoni pagesa drejtpërdrejti nga një faqe interneti ose nga një faqe interneti e optimizuar për telefon celular; ose
    • Duhet të garantoni transmetimin e informacionit të sesionit te PayPal në arkë, nëse jeni integruar në PayPal përmes një pale të tretë ose përmes një aplikacioni lokal.
    • Kërkesat e tjera të integrimit mund të zbatohen në varësi të modelit të biznesit. Nëse është e nevojshme, do të njoftoheni paraprakisht rreth këtyre kërkesave.
  • PayPal ka shënuar transaksionin për mallra jomateriale si "i plotësojnë kushtet" në faqen e detajeve të transaksionit ose ka dhënë njoftim tjetër për pranueshmërinë me shkrim.
  • Dorëzoi artikullin dhe siguroi Vërtetim i dërgesës ose dorëzimit për mallra jomateriale.

 

Krijimi i vërtetimit të dërgesës ose vërtetimit të dorëzimit

Mallrat fizikë

Në vijim paraqiten dokumentet që shërbejnë si vërtetim dërgese ose dorëzimi për mallrat fizikë:

Vërtetimi i dërgesës

Vërtetimi i dorëzimit

Dokumentacion online ose fizik nga kompania e transportit ku përfshihet:

  • Një numër gjurmimi i verifikueshëm dhe online
  • Data e transportit
  • Adresa e marrësit, e cila përkon me adresën e dorëzimit në faqen e detajeve të transaksionit
  • Adresa e marrësit ku tregohet të paktën qyteti, shteti ose kodi ZIP (ose ekuivalenti në nivel ndërkombëtar).

Dokumentacion online ose fizik nga kompania e transportit ku përfshihet:

  • Një numër gjurmimi i verifikueshëm dhe online
  • Data e dorëzimit dhe statusi "dorëzuar" i artikullit ose shërbimit.
  • Adresa e marrësit ku tregohet të paktën qyteti, shteti ose kodi ZIP (ose ekuivalenti në nivel ndërkombëtar).
  • Konfirmimi i nënshkrimit, në rast se shuma e plotë e pagesës (duke përfshirë transportin dhe tatimet) tejkalon shumën fikse (bazuar në monedhën e pagesës) të cilësuar në tabelën e vlerave kufi për konfirmimin e nënshkrimit. Konfirmimi i nënshkrimit është një dokument online, i cili mund të shihet në faqen e internetit të kompanisë së transportit, dhe tregon se është nënshkruar për artikullin në fjalë (përveçse për shitësit që kanë llogari në PayPal të regjistruar në Shqipëri, Andorra, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci dhe Ukrainë, për të cilët nuk zbatohet kjo kërkesë).

E RËNDËSISHME: Përzgjedhja e kompanisë së transportit dhe e opsioneve të saj të transportit mund të kenë ndikim të konsiderueshëm në aftësinë tuaj për të përmbushur kërkesat për vërtetimin e dorëzimit. Sigurohuni, veçanërisht kur dërgoni mallra ndërkombëtarisht, që transportuesi juaj mund të sigurojë statusin e "dorëzuar" në adresën e duhur, ose pretendimi juaj për mbrojtjen e shitësit mund të refuzohet.

Mallrat jomaterialë

Në vijim paraqiten dokumentet që shërbejnë si vërtetim i dërgesës ose i dorëzimit për mallrat jomaterialë:

Për mallrat jomaterialë ose dixhitalë, vërtetimi i dërgesës ose i dorëzimit është prova bindëse ku tregohet se artikulli është dorëzuar ose se porosia e blerjes është përmbushur. Prova bindëse mund të përfshijë një sistem të dhënash ku tregohet data e dërgimit të artikullit dhe se:

  • Artikulli i është dërguar marrësit në mënyrë elektronike, duke përfshirë adresën e marrësit (email, IP, etj.), sipas rastit; ose
  • Artikulli është marrë ose aksesuar nga marrësi

 

Vlerat kufi të monedhave për konfirmimin e nënshkrimit

Monedha

Vlera e transaksionit

Monedha

Vlera e transaksionit

Dollari australian:

850 AUD

Dollari i Zelandës së Re:

950 NZD

Reali brazilian:

1750 BRL

Korona norvegjeze:

4600 NOK

Dollari kanadez:

850 CAD

Peso filipinase:

34 000 PHP

Korona çeke:

15 000 CZK

Zlota polake

2300 PLN

Korona daneze:

4100 DKK

Rubla ruse:

27 000 RUB

Euro:

550 EUR

Dollari i Singaporit:

950 SGD

Dollari i Hong-Kongut:

6000 HKD

Korona suedeze:

4950 SEK

Forinti hungarez:

170 000 HUF

Franga zvicerane:

700 CHF

Shekeli izraelit:

2700 ILS

Dollari i ri tajvanez:

23 000 TWD

Jeni japonez:

77 000 JPY

Bahti tajlandez:

24 500 THB

Ringiti malajzian:

2500 MYR

Paundi britanik:

450 GBP

Peso meksikane:

10 000 MXN

Dollari amerikan:

750 USD

Artikujt dhe transaksionet dhe që nuk i plotësojnë kushtet

Artikujt ose transaksionet e mëposhtme nuk i plotësojnë kushtet për programin e PayPal për mbrojtjen e shitësit:

  • Pasuri të patundshme, përfshi pronë banimi
  • Automjete, përfshi, por pa u kufizuar në një automjet motorik, motoçikleta, automjete për qëllime rekreative, aeroplanë ose barka, me përjashtim të automjeteve të lehta portative të përdorura për qëllime rekreative, si biçikleta dhe skuter balancues elektrik
  • Biznese (blerja ose investimi në një biznes)
  • Makineri industriale të përdorura në industrinë e prodhimit
  • Pagesa ekuivalente me para në dorë, përfshi artikuj me vlerë monetare, si kartat dhuratë dhe kartat e parapaguara
  • Pagesa të bëra në lidhje me arin (qoftë në formë fizike ose në formë investimi në treg)
  • Produkte financiare ose investime të çfarëdo lloji
  • Vepra arti, sende antike ose artikuj të koleksionueshëm, në formë fizike ose digjitale, siç përfaqësohet nga njësitë elektronike unike (NFT) me një shumë transaksioni prej më shumë se 10 000 USD ose vlerë ekuivalente në monedhën vendase siç llogaritet në momentin e transaksionit
  • Kumar, lojëra fati dhe/apo çdo aktivitet tjetër që ka një tarifë për të hyrë dhe një çmim
  • Donacionet, duke përfshirë pagesat e marra si financim kolektiv apo huadhënie me pjesëmarrje
  • Pagesat ndaj një enti shtetëror (me përjashtim të ndërmarrjeve shtetërore), një agjencie qeveritare ose palëve të treta që mbledhin pagesa në emër të enteve shtetërore ose agjencisë qeveritare
  • Pagesa ndaj çdo shërbimi për pagesën e faturave
  • Artikuj kur blerësi pretendon (qoftë nëpërmjet nesh ose lëshuesit të kartës së tyre) se artikulli që i dërguat nuk është ai që kishte porositur (referuar si një pretendim "Shumë ndryshe nga përshkrimi")
  • \t
  • Artikuj fizikë dhe materialë të dorëzuar personalisht, duke përfshirë në lidhje me një pagesë të kryer në dyqanin tuaj fizik, përveç rastit kur blerësi ka paguar për transaksionin personalisht duke përdorur kodin QR të PayPal për mallrat dhe shërbimet
  • Çdo gjë që PayPal përcakton, sipas gjykimit të tij të vetëm, që është e ndaluar nga Politika për përdorimin e pranueshëm e PayPal, edhe nëse transaksioni fillimisht është shënuar si "i plotëson kushtet" ose "i plotëson kushtet pjesërisht" në faqen e detajeve të transaksionit.
  • Pagesat e bëra duke përdorur pagesat me PayPal (më parë e njohur si pagesë në grup)
  • Pagesat personale, përfshi pagesat e dërguara duke përdorur funksionin "miqtë dhe familja" e PayPal
  • Pagesa të papërpunuara përmes llogarisë në PayPal të një blerësi, përveçse kur merrni transaksione pagesash me llogari vizitori dhe llogaria juaj e biznesit është e regjistruar në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Kanada, Brazil ose Meksikë
  • Artikujt të dërguar pasi PayPal ju këshilloi të mos e lëshoni artikullin
  • Bileta udhëtimi të shitura nga një kompani transporti ku (1) blerësi pretendon (qoftë me ne apo institucionin e tyre financiar) se ishte një Transaksion i paautorizuar dhe (2) një pretendim i tillë ishte depozituar më shumë se 24 orë para datës së udhëtimit.