Menyja
Kthehu në faqen kryesore

Marrëveshja për marrjen e fondeve dhe transferimin automatik në PayPal

Marrëveshja për marrjen e fondeve dhe transferimin automatik në PayPal

Përditësimi i fundit: 8 tetor 2014

Kjo politikë aplikohet për përdoruesit në shtetet në vijim: Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Barbados, Belizë, Bosnjë-Hercegovinë, Dominikë, Egjipt, Fixhi, Polinezia Franceze, Grenada, Lesoto, Malavi, Kaledonia e Re, Palau, Shën Kits dhe Nevis, Shën Luçia, Sejshelle, Trinidad-e-Tobago, Turks dhe Kaikos.

Kjo Marrëveshje për marrjen e fondeve dhe transferimin automatik në Paypal ("Marrëveshja") është një kontratë ndërmjet jush dhe Paypal. Kjo Marrëveshje zbatohet krahas Marrëveshjes së përdoruesit dhe marrëveshjeve të tjera të zbatueshme. Të gjitha termat e kapitalizuara kanë përkufizimet e dhëna në këtë Marrëveshje, ose në rast se nuk është dhënë një përkufizim në këtë Marrëveshje, do të përdoret përkufizimi i dhënë në Marrëveshjen e përdoruesit. Duhet të lexoni, të bini dakord dhe të pranoni të gjitha kushtet e përgjithshme që përmban kjo Marrëveshje. Ne mund ta ndryshojmë këtë Marrëveshje në çdo kohë duke postuar versionin e rishikuar në faqen tonë të internetit. Versioni i rishikuar hyn në fuqi në momentin e postimit. Për më tepër, nëse versioni i rishikuar përfshin një ndryshim thelbësor, ju do të njoftoheni mbi këtë ndryshim thelbësor 30 ditë përpara përmes një njoftimi të postuar në faqen "Përditësimet e politikës" në faqen tonë të internetit.

Marrja e fondeve dhe transferimi automatik në PayPal ju lejon që të merrni pagesa në llogarinë tuaj të PayPal dhe t'i transferoni automatikisht këto shuma në llogarinë e lidhur bankare në SHBA ose në kartën e kreditit Visa. Të gjitha pagesat që merrni janë subjekt i një periudhe pezullimi prej 30 ditësh. Lexoni kushtet e përgjithshme për të kuptuar kërkesat e PayPal për të marrë pagesa.

1. Pranueshmëria:

  1. Për të marrë pagesa në llogarinë tuaj të PayPal, duhet të lidhni llogarinë bankare në SHBA ose kartën e kreditit Visa me llogarinë e PayPal dhe të kryeni procesin përkatës të PayPal për verifikimin e kartës së kreditit dhe/ose llogarisë bankare.

2. Transferimi automatik:

  1. PayPal do të transferojë në mënyrë automatike dhe periodike shumat nga balanca juaj e disponueshme në PayPal në llogarinë tuaj bankare në SHBA ose në kartën e kreditit Visa.
  2. Transferimi automatik realizohet brenda 3 ditëve të para të çdo muaji, tremujori ose periudhe të zbatueshme në vendin e rezidencës.
  3. Nuk ka tarifë për transferimin automatik në llogarinë tuaj bankare në SHBA ose në kartën e kreditit Visa.

3. Transferimi manual dhe tarifa përkatëse:

  1. Nëse nuk dëshironi të prisni transferimin automatik, mund të transferoni manualisht shumat nga balanca juaj e disponueshme në PayPal, në llogarinë tuaj bankare në SHBA ose në kartën e kreditit Visa.
    1. Transferimet manuale në kartën e kreditit Visa kanë një tarifë prej 5,00 USD (ose ekuivalentin e saj).
    2. Transferimet manuale në llogarinë tuaj bankare në SHBA janë pa pagesë.

4. Periudha e pezullimit të pagesës:

  1. Të gjitha pagesat e marra do të jenë subjekt i një periudhe fillestare pezullimi prej 30 ditësh dhe do të vendosen në balancën në pritje. Kjo do të thotë se nuk do të keni qasje në fondet tuaja për të paktën 30 ditë.
  2. Pas periudhës fillestare 30-ditore të pezullimit, fondet do të transferohen në balancën tuaj të disponueshme përveçse kur PayPal i mban shumat për një arsye tjetër të specifikuar në Marrëveshjen e përdoruesit të PayPal, ose në marrëveshje të tjera që mund të keni lidhur me PayPal.
  3. PayPal, sipas gjykimit të tij, mund të përcaktojë se nuk jeni më subjekt i periudhës fillestare të pezullimit prej 30 ditësh. Në këtë rast, pagesat e marra në llogarinë e PayPal do të shfaqen në balancën tuaj të disponueshme sapo të kryhet pagesa. PayPal e bazon vendimin për heqjen e periudhës fillestare të pezullimit prej 30 ditësh në disa faktorë duke përfshirë, por pa u kufizuar, ato në vijim: periudha e kohës që keni qenë klient i PayPal, lloji i mallrave apo shërbimeve që shisni dhe numri i ankesave që merrni nga klientët.


5. Limitet e tërheqjes:

  1. Limiti për transferimet automatike në kartën tuaj të kreditit Visa është 10 000 USD (ose ekuivalenti i saj) për çdo transferim.
  2. Limiti i transferimeve manuale në një kartë krediti Visa është 500 USD (ose ekuivalenti i saj) në ditë.
  3. Limiti ditor i transferimeve në kartën tuaj të kreditit Visa (totali i transferimeve automatike dhe manuale) është 10 000 USD (ose ekuivalenti i saj).

6. Instrumentet financiare (llogaria e lidhur bankare në SHBA ose karta e kreditit Visa):

  1. Nëse keni më tepër se një instrument financiar të lidhur me llogarinë tuaj të PayPal, atëherë për të kryer transferimet automatike PayPal do të përdorë instrumentin e parë financiar që keni lidhur në llogari e saj.
    1. Kjo do të thotë se nëse sot lidhni një kartë krediti Visa me llogarinë e PayPal dhe të nesërmen lidhni një tjetër kartë krediti Visa, PayPal do të përdorë kartën e parë të kredit Visa për të kryer transferimin automatik.
    2. Kjo mund të ndryshohet duke shkuar në faqen "Profili", duke zgjedhur "Menaxho transferimin automatik" dhe duke ndjekur udhëzimet për të zgjedhur instrumentin financiar të preferuar për transferimet automatike.
  2. Nëse hiqni llogarinë tuaj bankare në SHBA dhe/ose kartën e kreditit Visa, PayPal do t'ju kërkojë të shtoni një instrument të ri financiar në llogarinë tuaj të PayPal. Nëse nuk shtoni një instrument tjetër, nuk do të keni më mundësi që të merrni pagesa.
  3. Nëse për çfarëdolloj arsyeje PayPal nuk mund të transferojë balancën tuaj në llogarinë bankare në SHBA dhe/ose në kartën e kreditit Visa, atëherë PayPal do t'ju japë një sasi të kufizuar kohe që të shtoni një instrument të ri financiar në llogarinë e PayPal. Nëse nuk shtoni një instrument tjetër, nuk do të keni më mundësi që të merrni pagesa.

7. Kufizimi për dërgimin e pagesave:

  1. Mund të përdorni kartën e kreditit për të dërguar pagesa. Nuk mund të përdorni balancën në PayPal ose llogarinë bankare në SHBA për të dërguar pagesa. Të gjitha shumat në balancën e disponueshme në PayPal duhet të tërhiqen nga llogaria e PayPal përmes transferimit automatik dhe/ose manual.

8. Tarifat e transaksionit për marrjen e pagesave:

  1. Tarifat e transaksionit: Tarifa standarde dhe Tarifa e tregtarit

    Vëllimi mujor i pagesave

    Tarifa

    Kategoria e tarifës

    0,01 - 3000,00 USD (ose ekuivalenti i saj)4,9% + tarifë fikseTarifa standarde
    3000,01 - 10 000,00 USD (ose ekuivalenti i saj)4,4% + tarifë fikseTarifa e tregtarit
    10 000,01 - 100 000,00 USD (ose ekuivalenti i saj)4,2% + tarifë fikseTarifa e tregtarit
    Më tepër se 100 000,01 USD (ose ekuivalenti i saj)3,9% + tarifë fikseTarifa e tregtarit
  2. Tarifë fikse

    Monedha

    Tarifë fikse

    Dollari australian:0,30 AUD
    Real brazilian:0,60 BRL
    Dollari kanadez:0,30 CAD
    Korona çeke:10,00 CZK
    Korona daneze:2,60 DKK
    Euro:0,35 EUR
    Dollar i Hong-Kongut:2,35 HKD
    Forinti hungarez:90 HUF
    Shekel izraelit:1,20 ILS
    Jeni japonez:40 JPY
    Ringiti malajzian:2,00 MYR
    Peso meksikane:4,00 MXN
    Dollar i Zelandës së Re:0,45 $ NZD
    Korona norvegjeze:2,80 NOK
    Peso filipinase:15,00 PHP
    Zlota polake:1,35 PLN
    Dollari i Singaporit:0,50 SGD
    Korona suedeze:3,25 SEK
    Franga zvicerane:0,55 CHF
    Dollari tajvanez:10 TWD
    Bahti tajlandez:11 THB
    Paundi britanik:0,20 GBP
    Dollari amerikan:0,30 USD
  3. Tarifa e transaksionit aplikohet për të gjitha shumat që merrni në llogarinë tuaj të PayPal për transaksionet tregtare, duke përfshirë për shumat që vendosen në balancën në pritje. Tarifa e transaksionit përbëhet nga një përqindje e transaksionit plus një shumë fikse bazuar në monedhën e pagesës së marrë.
  4. Për të marrë Tarifën e tregtarit, duhet të dorëzoni një aplikim në PayPal përmes një lidhjeje në faqen e internetit të PayPal, të ruani vëllimin mujor të pagesave që ju klasifikon për këtë tarifë dhe të jeni në gjendje të mirë me PayPal. Nëse nuk dorëzoni një aplikim për Tarifën e tregtarit, do të vazhdoni të paguani Tarifën standarde edhe nëse keni tejkaluar vëllimin e nevojshëm mujor të pagesave.
  5. Tarifat në këtë seksion nuk vlejnë për Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Egjiptin. Në këto shtete, për përftimin e transaksioneve financiare aplikohen tarifat e renditura në marrëveshjen e përdoruesit.
  • English
  • Ndihma
  • Na kontakto
  • Tarifat
  • Siguria
  • Veçoritë
  • Bli

  • Rreth nesh
  • Newsroom
  • Punë
  • Zhvilluesit
  • Partnerët

  • © 1999–2025
  • Mundësia e qasjes
  • Kukit
  • Privatësia
  • Privacy
  • Ligjore

PayPal Pte. Ltd. is licensed by the Monetary Authority of Singapore as a Major Payment Institution under the Payment Services Act 2019.