>> Shikoni të gjitha marrëveshjet

Marrëveshja për Pagesat e shumëfishta përmes PayPal

Përditësimi i fundit: 10 shtator 2021

Printo

 

Kjo marrëveshje rregullon përdorimin tuaj të Pagesave të shumëfishta përmes PayPal (më parë e njohur si Pagesë në grup). Përdorimi juaj i Pagesave të shumëfishta përmes PayPal është gjithashtu objekt i kushteve të Marrëveshjes së Përdoruesit të PayPal, Deklaratës së privatësisë dhe marrëveshjeve të tjera ligjore të zbatueshme midis jush dhe PayPal.

Mund ta përdorni shërbimin e Pagesave të shumëfishta përmes PayPal për të dërguar pagesa te disa marrës njëkohësisht në një grup të vetëm, si p.sh., komisione, zbritje, shpërblime, stimuj dhe pagesa në grup për qëllime tregtare. Mund të zgjidhni të dërgoni pagesa në llogaritë e PayPal. Për të përdorur këto shërbime, duhet të kesh:

  • një llogari biznesi në PayPal, që ka aftësi paguese dhe që nuk e ka kaluar limitin e tërheqjes; dhe
  • aplikuar dhe të keni marrë lejen tonë për përdorimin e këtyre shërbimeve.

Tarifat për Pagesat e shumëfishta në PayPal mund të gjenden në faqen Tarifat.

Nëse marrësi i synuar i pagesës nuk ka një llogari PayPal, sipas rastit, ai mund ta pretendojë pagesën duke hapur një llogari. Çdo pagesë që nuk pretendohet nga marrësi i synuar brenda tridhjetë (30) ditëve do t'ju rimbursohet. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për shumat e dërguara gabimisht përmes shërbimeve të pagesave me PayPal dhe nuk kemi asnjë përgjegjësi për të kthyer asnjë pagesë.

Pagesat e PayPal janë krijuar për klientët me nevoja pagesash të shumta, në grup dhe periodike. Nëse dëshiron të kryesh pagesa individuale, përdor shërbimet që PayPal ofron për atë qëllim. Pagesat e shumëfishta përmes PayPal nuk mund të përdoren për listëpagesa, shitje produktesh, dërgim parash te familjarë dhe miq, pagesa ndaj një tregtari për një blerje, blerje të kodeve të zhbllokimit ose për çdo përdorim që ne gjykojmë se paraqet një nivel rreziku më të lartë nga ai i pranueshmi. Ne mund të shtojmë kufizime të mëtejshme në çdo kohë sipas gjykimit tonë.

Ju jeni përgjegjësi i vetëm për të garantuar marrjen e pagesave të secilit prej marrësve të pagesave tuaja përmes shërbimeve të zbatueshme dhe për dakordësimin e tij që të kontaktohet nëpërmjet email-it ose me mesazh, sipas rastit. Duke përdorur shërbimin e Pagesave të shumëfishta përmes PayPal, ju deklaroni dhe garantoni që email-et ose numrat e telefonit që përdorni për të kontaktuar klientët tuaj ju janë dhënë nga secili prej marrësve të pagesave dhe që mënyra se si përdorni shërbimet për të kontaktuar klientët tuaj është në përputhje me rregulloret dhe ligjet në fuqi. Ju kuptoni që Pagesat e shumëfishta përmes PayPal kanë për qëllim vetëm lehtësimin e pagesave dhe transaksioneve në grup dhe nuk mund të përdoren për të dërguar mesazhe marketingu për biznesin tuaj.

Pa kufizuar të drejtat dhe zgjidhjet e tjera ligjore në kuadër të kësaj marrëveshjeje, në çdo moment, sipas gjykimit tonë, ne mund të pezullojmë ose të ndalojmë aksesin tuaj në shërbimin e Pagesave të shumëfishta përmes PayPal apo në llogarinë tuaj të PayPal nëse zbulojmë se (i) po keqpërdorni shërbimin e Pagesave të shumëfishta përmes PayPal, (ii) ekziston një nivel rreziku më i lartë nga ai i pranueshmi që lidhet me përdorimin nga ana juaj të shërbimit të Pagesave të shumëfishta përmes PayPal ose nëse (iii) keni shkelur ndonjë nga këto kushte.