Mbrojtja e blerësit në PayPal

Përditësimi i fundit: 1 dhjetor 2021

 

Mbrojtja e blerësit të PayPal

Kur blen diçka nga një shitës që pranon PayPal, mund t'i plotësosh kushtet për një rimbursim sipas programit të PayPal për mbrojtjen e blerësit, kushtet e përgjithshme të së cilit janë përcaktuar këtu dhe janë pjesë e marrëveshjes së përdoruesit. Sipas rastit, programi i mbrojtjes së blerësit të PayPal ju jep të drejtën e rimbursimit të çmimit të plotë të blerjes së artikullit, plus kostot origjinale të transportit, nëse keni pasur. PayPal përcakton, sipas gjykimit të tij, nëse pretendimi juaj i plotëson kushtet për programin e mbrojtjes së blerësit të PayPal, duke u bazuar në kërkesat e pranueshmërisë, në çdo informacion ose dokumentacion të siguruar gjatë procesit të zgjidhjes, ose në çdo informacion tjetër që PayPal e konsideron të rëndësishëm dhe të përshtatshëm sipas rrethanave. Vendimi origjinal i PayPal konsiderohet si vendimtar, megjithatë mund të depozitoni një apelim të vendimit përmes PayPal nëse keni informacione të reja apo bindëse që nuk i dispononit në kohën kur u mor vendimi origjinal, apo nëse besoni se ka ndodhur një gabim në procesin e vendimmarrjes.

E RËNDËSISHME: Mund t'ju kërkohet të ktheni artikullin te shitësi apo te një palë tjetër që ne e specifikojmë si pjesë të zgjidhjes së pretendimit tuaj. Programi i mbrojtjes së blerësit të PayPal nuk ju jep të drejta rimbursimi për kostot e transportit të kthimit të cilat mund t'ju duhet të shpenzoni.

Programi i mbrojtjes së blerësit në PayPal mund të zbatohet kur hasni këto probleme specifike me një transaksion:

  • Ju nuk e keni marrë artikullin nga një shitës (referuar si një pretendim "artikulli nuk është marrë"), ose
  • Ju keni marrë një artikull, por artikulli nuk është ai që keni porositur (referuar si një pretendim "shumë ndryshe nga përshkrimi").

Nëse besoni se një transaksion i kryer përmes llogarisë suaj të PayPal nuk ishte i autorizuar nga ju, ky lloj pretendimi ndryshon nga programi i mbrojtjes së blerësit dhe përshkruhet më poshtë nën Përgjegjësitë për transaksionet e paautorizuara.

 

Pretendimet "Artikulli nuk është marrë"

Pretendimi juaj nuk do të kualifikohet për rimbursim sipas programit të mbrojtjes së blerësit të PayPal për pretendimin "artikulli nuk është marrë" nëse:

Nëse shitësi paraqet prova se ata i dorëzuan mallrat në adresën tuaj, PayPal mund të vendosë në favor të shitësit për pretendimin "artikulli nuk është marrë" edhe nëse pretendoni se nuk e keni marrë atë.

 

Pretendimet "shumë ndryshe nga përshkrimi"

Një artikull mund të konsiderohet si "shumë ndryshe nga përshkrimi" nëse:

  • Artikulli është materialisht ndryshe nga përshkrimi i dhënë nga shitësi.
  • Keni marrë një artikull plotësisht ndryshe.
  • Gjendja e artikullit ishte keqpërshkruar. Për shembull, artikulli u përshkrua si i "ri", por ishte i përdorur.
  • Artikulli u reklamua si origjinal, por nuk ishte (p.sh. ishte imitim).
  • Artikullit i mungojnë pjesë apo tipare kryesore dhe këto fakte nuk ishin të përmendura në përshkrimin e artikullit kur e bletë atë.
  • Bletë një numër të caktuar artikujsh, por nuk i morët të gjithë.
  • Artikulli ka pësuar dëmtime materiale gjatë transportit.
  • Artikulli ishte në gjendje të papërdorshme kur u mor dhe nuk ishte i reklamuar si i tillë.

Një artikull mund të mos konsiderohet si "shumë ndryshe nga përshkrimi" nëse:

  • Artikulli është materialisht i ngjashëm me përshkrimin e dhënë nga shitësi.
  • Defektet në artikull janë përshkruar saktësisht nga shitësi në përshkrimin e tij të artikullit.
  • Artikulli u përshkrua saktësisht, por ju nuk e dëshironit më pasi e morët.
  • Artikulli u përshkrua saktësisht, por nuk ishte siç e prisnit.
  • Artikulli ka disa gërvishtje të vogla dhe ishte përshkruar si "i përdorur".

 

Artikujt dhe transaksionet dhe që nuk i plotësojnë kushtet

Artikujt ose transaksionet e mëposhtme nuk janë që i plotësojnë kushtet për programin e mbrojtjes së blerësit të PayPal:

  • Pasuri të patundshme, përfshi pronë banimi
  • Automjete, përfshi, por pa u kufizuar në, automjete motorike, motoçikleta, automjete për qëllime rekreative, aeroplanë dhe barka, me përjashtim të automjeteve të lehta portative të përdorura për qëllime rekreative, si biçikleta dhe skuter balancues elektrik
  • Biznese (kur blini ose investoni në një biznes)
  • Makineri industriale të përdorura në industrinë e prodhimit
  • Pagesa që janë ekuivalente me para në dorë, përfshi artikuj me vlerë monetare, si kartat dhuratë dhe kartat e parapaguara
  • Pagesa të bëra në lidhje me arin (qoftë në formë fizike ose në formë investimi në treg)
  • Produkte financiare ose investime të çfarëdo lloji
  • Kumar, lojëra fati dhe/apo çdo aktivitet tjetër që ka një tarifë për të hyrë dhe një çmim
  • Donacione, përfshi pagesat në platformat e financimit kolektiv, si dhe pagesat e bëra në platformat e huadhënies kolektive
  • Pagesa ndaj një enti shtetëror (me përjashtim të ndërmarrjeve shtetërore), agjencive qeveritare ose palëve të treta që veprojnë në emër të enteve shtetërore ose agjencive qeveritare
  • Pagesa ndaj çdo shërbimi për pagesën e faturave
  • Pretendimet Shumë ndryshe nga përshkrimi për artikuj plotësisht ose pjesërisht të personalizuar
  • Pretendimet Artikulli nuk është marrë për artikuj fizikë, materialë që ju keni marrë personalisht ose keni organizuar që dikush t'i marrë për ju. Këtu përfshihen artikuj të blerë në vendndodhjen e dyqanit të shitësit, përjashto kur keni paguar personalisht transaksionin duke përdorur kodin QR për mallra dhe shërbime të PayPal
  • Gjithçka e ndaluar nga Politika e përdorimit të pranueshëm të PayPal
  • Pagesat e bëra duke përdorur pagesat me PayPal (më parë e njohur si pagesë në grup)
  • Pagesat personale, përfshi pagesat e dërguara duke përdorur funksionin miqtë dhe familja të PayPal
  • Pagesa që nuk i keni dërguar duke payPalërdorur llogarinë tuaj në PayPal
  • Artikuj të synuar për t'u rishitur, ku përfshihen transaksionet për një apo për shumë artikuj

 

Transaksion i pranueshëm për programin e mbrojtjes së blerësit të PayPal

Për t'i plotësuar kushtet por mbrojtjen e blerësit të PayPal duhet të përmbushni të gjitha kërkesat e mëposhtme:

  • Të keni një llogari në PayPal në gjendje të mirë.
  • Të paguani për artikullin që i plotëson kushtet nga llogaria juaj në PayPal.
  • Të përpiqeni të kontaktoni me shitësin për ta zgjidhur problemin drejtpërdrejtë përpara se të depozitoni një pretendim nën mbrojtjen e blerësit të PayPal përmes qendrës së zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
  • T'i përgjigjeni kërkesës së PayPal për dokumentacione dhe informacione të tjera brenda kohës së kërkuar.
  • Të hapni një mosmarrëveshje në qendrën e zgjidhjeve brenda 180 ditëve nga data kur dërguat pagesën dhe të ndiqni procesin tonë të zgjidhjes së mosmarrëveshjes online.
  • Të mos jeni rimbursuar apo të keni rënë dakord për një zgjidhje alternative për sa i përket blerjes suaj nga një burim tjetër.

 

Procesi i zgjidhjes së mosmarrëveshjes online

Nëse e keni të pamundur ta zgjidhni me shitësin problemin e lidhur me një transaksion, duhet të ndiqni procesin tonë të zgjidhjes së mosmarrëveshjes online përmes qendrës sonë tëMbrojtjes së blerësitpër të ndjekur një pretendim në programin tonë të mbrojtjes së blerësit. Gjithashtu, mund të depozitoni një pretendim (Hapi 2 më poshtë) duke na telefonuar dhe duke folur me një agjent. Hapat që duhet të ndiqni janë të përshkruara më poshtë dhe nëse nuk i ndiqni ato, pretendimi juaj mund të rrëzohet:

Hapi 1: Hapni një mosmarrëveshje brenda 180 ditëve nga data kur bëtë pagesën. Kjo mund t'ju lejojë të nisni një bisedë të drejtpërdrejtë me shitësin në lidhje me problemin tuaj me transaksionin, gjë që ndihmon në zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Nëse e keni të pamundur ta zgjidhni mosmarrëveshjen direkt me shitësin, kaloni në Hapin 2. Ne do të pezullojmë të gjitha fondet e lidhura me transaksionin në llogarinë në PayPal të shitësit derisa mosmarrëveshja të jetë zgjidhur apo mbyllur.

Hapi 2: Përshkallëzoni mosmarrëveshjen në një pretendim për një rimbursim brenda 20 ditëve nga hapja e mosmarrëveshjes, nëse ju dhe shitësi e keni të pamundur të bini dakord, në të kundërt mosmarrëveshja do të mbyllet automatikisht nga ne. Mund ta përshkallëzoni mosmarrëveshjen në pretendim përmes Qendrës së zgjidhjeve. Në këtë pikë edhe shitësi apo PayPal mund ta përshkallëzojnë mosmarrëveshjen në pretendim. PayPal mund t'ju kërkojë të prisni të paktën 7 ditë të tjera nga data e transaksionit për të përshkallëzuar mosmarrëveshjen.

Hapi 3: Përgjigjuni kërkesës së PayPal për dokumentacion apo informacione të tjera, pas jush, shitësi apo PayPal përshkallëzon mosmarrëveshjen tuaj në një pretendim për rimbursim. PayPal mund t'ju kërkojë të siguroni fatura, vlerësime të palës së tretë, raportime në polici apo dokumente të tjera të specifikuara nga PayPal. Ju duhet t'i përgjigjeni këtyre kërkesave brenda afatit siç ju kërkohet në korrespondencën me ju.

Hapi 4: Zbatoni kërkesën e PayPal për transport në kohën e duhur, nëse keni depozituar një pretendim "shumë ndryshe nga përshkrimi". PayPal mund t'ju kërkojë që, me shpenzimet tuaja, t'ia dërgoni artikullin sërish shitësit, PayPal apo një pale të tretë (të specifikuar nga PayPal) dhe të siguroni vërtetim të dorëzimit.

Vërtetimi i dorëzimit është:

Për transaksionet me vlerë totale më të ulët se 750 USD (apo ekuivalentin e monedhës së cilësuar në tabelën më poshtë), konfirmimi se mund të shihet online dhe përfshin adresën e dërgimit ku shfaqen të paktën qyteti apo kodi postar, data e dërgesës dhe identiteti i kompanisë së transportit që keni përdorur.

Për transaksionet me vlerë totale prej 750 USD (apo ekuivalentin e monedhës të cilësuar në tabelën më poshtë) apo më shumë, duhet të siguroni konfirmimin e nënshkrimit të dërgesës (me përjashtim të blerësve që kanë një llogari në PayPal të regjistruar në: Shqipëri, Andorra, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Islandë, Izrael apo Ukrainë për të cilët këto kërkesa nuk aplikohen). Nëse transaksioni është në një monedhë të palistuar në tabelë, atëherë konfirmimi i nënshkrimit kërkohet kur pagesa tejkalon ekuivalentin e 750 USD, të llogaritura me kursin e këmbimit të PayPal në momentin që përpunohet transaksioni.

Vlerat kufi të monedhave për konfirmimin e nënshkrimit

Monedha

Vlera e transaksionit

Monedha

Vlera e transaksionit

Dollari australian:

850 AUD

Dollari i Zelandës së Re:

950 NZD

Reali brazilian:

1750 BRL

Korona norvegjeze:

4600 NOK

Dollari kanadez:

850 CAD

Peso filipinase:

34 000 PHP

Korona çeke:

15 000 CZK

Zlota polake:

2300 PLN

Korona daneze:

4100 DKK

Rubla ruse:

48 000 RUB

Euro:

550 EUR

Dollari i Singaporit:

950 SGD

Dollari i Hong-Kongut:

6000 HKD

Korona suedeze:

4950 SEK

Forinti hungarez:

170 000 HUF

Franga zvicerane:

700 CHF

Shekeli izraelit:

2700 ILS

Dollari i ri tajvanez:

23 000 TWD

Jeni japonez:

77 000 JPY

Bahti tajlandez:

24 500 THB

Ringiti malajzian:

3100 MYR

Paundi britanik:

450 GBP

Peso meksikane:

10 000 MXN

Dollari amerikan:

750 USD

Hapi 5: PayPal do të marrë një vendim përfundimtar (duke përfshirë mbylljen automatike të çdo mosmarrëveshjeje apo pretendimi), sipas gjykimit të tij, bazuar në kërkesat e pranueshmërisë të përcaktuara më sipër, çdo informacion shtesë të siguruar gjatë procesit në internet të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve apo çdo informacion tjetër që PayPal konsideron të rëndësishëm dhe të përshtatshëm në përputhje me rrethanat.

Vini re se kur bëni blerje me Mikropagesa të mallrave dixhitale, ekzistojnë rregulla të posaçme që zbatohen dhe të cilat përfshijnë pragje të paracaktuara ku ne mundemi, sipas gjykimit tonë, ta kthejmë transaksionin pa pasur nevojë që ju të bëni veprime të mëtejshme. Ne mund ta kufizojmë numrin e kthimeve automatike nga të cilat ju përfitoni, por edhe në këtë rast, ju do keni gjithsesi mundësi të ndiqni procesin standard të PayPal për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të përshkruar më sipër.

Në rast se PayPal merr një vendim përfundimtar në favor të blerësit apo shitësit, secila nga palët duhet të pajtohet me këtë vendim.

Nëse PayPal favorizon blerësin, PayPal i rimburson atij çmimin e plotë të blerjes së artikullit si dhe kostot fillestare të transportit.

Nëse pretendimi kundër shitësit pranohet, shitësi nuk përfiton rimbursim të tarifave të PayPal lidhur me transaksionin.

Në rast të pranimit të pretendimit shumë ndryshe nga përshkrimi i ngritur kundër shitësit, që ka të bëjë me falsifikimin e artikullit të shitur, shitësi e rimburson plotësisht blerësin dhe artikulli nuk kthehet.

 

Kontestoni me PayPal ose me lëshuesin e kartës suaj

Nëse keni përdorur një kartë krediti ose kartë debiti si mënyrë pagese për një transaksion përmes llogarisë suaj në PayPal dhe transaksioni nuk ka shkuar siç dëshironi, ju keni të drejtë ta kontestoni transaksionin me lëshuesin e kartës suaj. Të drejtat e zbatueshme për kthimin e pagesës në kartë mund të jenë më gjithëpërfshirëse se ato që ju keni në dispozicion në programin e mbrojtjes së blerësit të PayPal. Për shembull, nëse e kontestoni një transaksion me lëshuesin e kartës suaj, ju mund t'i rikuperoni shumat që keni paguar për artikujt jocilësorë edhe nëse ata nuk kualifikohen nga ne për mbrojtje në bazë të pretendimit "shumë ndryshe nga përshkrimi".

Ju duhet të zgjidhni nëse do të kontestoni me PayPal me anë të programit të mbrojtjes së blerësit apo nëse do të kontestoni me lëshuesin e kartës suaj. Ju nuk mund t'i bëni të dyja njëkohësisht apo të kërkoni rikuperim të dyfishtë. Nëse zgjidhni të kontestoni/të ngrini një pretendim me ne dhe gjithashtu e kontestoni të njëjtin transaksion me lëshuesin e kartës suaj, ne do ta mbyllim kontestimin/pretendimin tuaj me ne. Kjo nuk do të ndikojë në procesin e kontestimit me lëshuesin e kartës suaj. Gjithashtu, nëse zgjidhni të kontestoni me lëshuesin e kartës suaj, në vazhdim ju nuk mund të zgjidhni të kontestoni/ngrini një pretendim me ne.

Nëse zgjidhni ta kontestoni një transaksion me PayPal dhe ne nuk jua pranojmë, më vonë ju mund të kërkoni ta kontestoni atë me lëshuesin e kartës suaj. Nëse PayPal nuk merr një vendim përfundimtar lidhur me pretendimin tuaj deri pas kalimit të afatit për të depozituar një mosmarrëveshje me lëshuesin e kartës suaj, dhe nëse për shkak të vonesës sonë ju nuk arrini të rikuperoni shumën e plotë që do t'ju takonte nga lëshuesi i kartës, ne do t'ju rimbursojmë pjesën e mbetur të dëmit (minus çdo shumë që ju është rimbursuar nga shitësi apo lëshuesi i kartës suaj). Përpara se të kontaktoni lëshuesin e kartës suaj ose përpara se të depozitoni një mosmarrëveshje me PayPal, ju duhet të kontaktoni shitësin për t'u përpjekur që ta zgjidhni problematikën në përputhje me politikën e tij të kthimit.