Përditësimi i fundit: 11 dhjetor 2024
Përditësimi i fundit: 11 dhjetor 2024
Nëse i shisni një blerësi një mall ose shërbim, mund t'i plotësoni kushtet për programin e mbrojtjes së shitësit të PayPal, kushtet e përgjithshme të të cilit janë përcaktuar këtu dhe janë pjesë e marrëveshjes së përdoruesit. Në rastet kur aplikohet, programi i PayPal për mbrojtjen e shitësit ju jep të drejtën e përfitimit të shumës së plotë të blerjes. PayPal përcakton nëse pretendimi juaj i plotëson kushtet në programin e PayPal për mbrojtjen e shitësit. PayPal do të marrë një vendim, sipas gjykimit të tij, duke u bazuar në kërkesat e pranueshmërisë, në çdo informacion ose dokumentacion të siguruar gjatë procesit të zgjidhjes, ose në çdo informacion tjetër që PayPal e konsideron të rëndësishëm dhe të përshtatshëm sipas rrethanave. Nuk ka asnjë kufizim në numrin e pagesave të që i plotësojnë kushtet për programin e PayPal për mbrojtjen e shitësit. Duke hyrë në faqen e detajeve të transaksionit në llogarinë tuaj në PayPal mund të shihni transaksionet e juaja që mund të kualifikohen për mbrojtje sipas këtij programi.
Programi i PayPal për mbrojtjen e shitësit mund të aplikohet kur një blerës pretendon se:
Programi i PayPal-it "Mbrojtja e shitësit" mund të zbatohet gjithashtu kur një transaksion është kthyer si pasojë e kthimit të pagesës me sukses nga blerësi pasi ata nuk e autorizuan pagesën e kryer me kartë ose në rastet kur një pagesë e kryer me bankë kthehet nga banka e blerësit.
Ky seksion përshkruan mënyrën e zbatimit nga ana juaj të programit të PayPal për mbrojtjen e shitësit, por ju duhet të njiheni me ndikimin që kanë te shitësit proceset e ndryshme të mbrojtjes së blerësit.
Për t'i plotësuar kushtet për programin e PayPal për mbrojtjen e shitësit, duhet të përmbushen të gjitha kërkesat e mëposhtme bazë, si dhe çdo kërkesë e zbatueshme shtesë:
Për t'i plotësuar kushtet për programin e PayPal "Mbrojtjen e shitësit" për një pretendim "Artikulli nuk është marrë" nga ana e blerësit, ju duhet të përmbushni kërkesat bazë dhe atë shtesë të renditura më poshtë:
Që shitja e mallrave dhe shërbimeve jomateriale t'i plotësojë kushtet për mbrojtjen e shitësit të PayPal, shitja duhet të plotësojë kërkesat themelore dhe kërkesat e mëposhtme shtesë:
Mallrat fizikë Në vijim paraqiten dokumentet që shërbejnë si vërtetim dërgese ose dorëzimi për mallrat fizikë: | |
Vërtetimi i dërgesës |
Vërtetimi i dorëzimit |
Dokumentacion online ose fizik nga kompania e transportit ku përfshihet:
|
Dokumentacion online ose fizik nga kompania e transportit ku përfshihet:
E RËNDËSISHME: Përzgjedhja e kompanisë së transportit dhe e opsioneve të saj të transportit mund të kenë ndikim të konsiderueshëm në aftësinë tuaj për të përmbushur kërkesat për vërtetimin e dorëzimit. Sigurohuni, veçanërisht kur dërgoni mallra ndërkombëtarisht, që transportuesi juaj mund të sigurojë statusin e "dorëzuar" në adresën e duhur, ose pretendimi juaj për mbrojtjen e shitësit mund të refuzohet. |
Mallrat jomaterialë Në vijim paraqiten dokumentet që shërbejnë si vërtetim i dërgesës ose i dorëzimit për mallrat jomaterialë: |
Për mallrat jomaterialë ose dixhitalë, vërtetimi i dërgesës ose i dorëzimit është prova bindëse ku tregohet se artikulli është dorëzuar ose se porosia e blerjes është përmbushur. Prova bindëse mund të përfshijë një sistem të dhënash ku tregohet data e dërgimit të artikullit dhe se:
|
Monedha |
Vlera e transaksionit |
Monedha |
Vlera e transaksionit |
Dollari australian: |
850 AUD |
Dollari i Zelandës së Re: |
950 NZD |
Reali brazilian: |
1750 BRL |
Korona norvegjeze: |
4600 NOK |
Dollari kanadez: |
850 CAD |
Peso filipinase: |
34 000 PHP |
Korona çeke: |
15 000 CZK |
Zlota polake |
2300 PLN |
Korona daneze: |
4100 DKK |
Rubla ruse: |
27 000 RUB |
Euro: |
550 EUR |
Dollari i Singaporit: |
950 SGD |
Dollari i Hong-Kongut: |
6000 HKD |
Korona suedeze: |
4950 SEK |
Forinti hungarez: |
170 000 HUF |
Franga zvicerane: |
700 CHF |
Shekeli izraelit: |
2700 ILS |
Dollari i ri tajvanez: |
23 000 TWD |
Jeni japonez: |
77 000 JPY |
Bahti tajlandez: |
24 500 THB |
Ringiti malajzian: |
2500 MYR |
Paundi britanik: |
450 GBP |
Peso meksikane: |
10 000 MXN |
Dollari amerikan: |
750 USD |
Artikujt ose transaksionet e mëposhtme nuk i plotësojnë kushtet për programin e PayPal për mbrojtjen e shitësit: