Përditësimi i fundit: 8 mars 2007
Përditësimi i fundit: 8 mars 2007
Kjo marrëveshje faturimi me eBay ("Marrëveshja e Faturimit") lidhet ndërmjet PayPal, Inc., PayPal CA Limited, dhe PayPal Pte. Ltd. (bashkërisht "PayPal"), eBay Inc. ("eBay") dhe jush.
Kur eBay faturon llogarinë tuaj të PayPal, atëherë në çdo rast PayPal do të tentojë fillimisht që të tërheqë fonde nga balanca juaj në PayPal. Nëse fondet në balancën tuaj janë të pamjaftueshme, PayPal do të kërkojë dhe do të tentojë të faturojë një Burim të preferuar financimi që keni caktuar për këtë Marrëveshje Faturimi. Nëse nuk mund të tërhiqen fonde nga Burimi i preferuar i financimit (për shembull, ka skaduar karta e kreditit), atëherë PayPal do të përdorë burime të tjera financimi që janë të disponueshme në llogarinë tuaj të PayPal. Ju mund të çaktivizoni burimet e financimit që përdoren në përputhje me këtë Marrëveshje Faturimi, por nëse keni një ose më tepër karta debiti ose krediti të lidhura me llogarinë e PayPal, atëherë të paktën një prej tyre duhet të jetë e aktivizuar për faturim.
Ju mund të zgjidhni ose anuloni përzgjedhjen e një Burimi të preferuar financimi, dhe mund të aktivizoni ose anuloni përzgjedhjen e burimeve të tjera të financimit, gjatë procedurës së regjistrimit dhe në çdo moment tjetër, përmes lidhjes Pagesë e drejtpërdrejtë në skedën Profili i llogarisë, kur hyni në faqen e internetit të PayPal.