Përditësimi i fundit: 20 qershor 2024
Përditësimi i fundit: 20 qershor 2024
Kur blen diçka nga një shitës që pranon PayPal, mund t'i plotësosh kushtet për një rimbursim sipas programit të PayPal për mbrojtjen e blerësit, kushtet e përgjithshme të së cilit janë përcaktuar këtu dhe janë pjesë e marrëveshjes së përdoruesit. Sipas rastit, programi i mbrojtjes së blerësit të PayPal ju jep të drejtën e rimbursimit të çmimit të plotë të blerjes së artikullit, plus kostot origjinale të transportit, nëse keni pasur. PayPal përcakton, sipas gjykimit të tij, nëse pretendimi juaj i plotëson kushtet për programin e mbrojtjes së blerësit të PayPal, duke u bazuar në kërkesat e pranueshmërisë, në çdo informacion ose dokumentacion të siguruar gjatë procesit të zgjidhjes, ose në çdo informacion tjetër që PayPal e konsideron të rëndësishëm dhe të përshtatshëm sipas rrethanave. Vendimi origjinal i PayPal konsiderohet si vendimtar, megjithatë mund të depozitoni një apelim të vendimit përmes PayPal nëse keni informacione të reja apo bindëse që nuk i dispononit në kohën kur u mor vendimi origjinal, apo nëse besoni se ka ndodhur një gabim në procesin e vendimmarrjes.
E RËNDËSISHME: Mund t'ju kërkohet të ktheni artikullin te shitësi apo te një palë tjetër që ne e specifikojmë si pjesë të zgjidhjes së pretendimit tuaj. Programi i mbrojtjes së blerësit të PayPal nuk ju jep të drejta rimbursimi për kostot e transportit të kthimit të cilat mund t'ju duhet të shpenzoni.
Programi i mbrojtjes së blerësit në PayPal mund të zbatohet kur hasni këto probleme specifike me një transaksion:
Nëse besoni se një transaksion i kryer përmes llogarisë suaj të PayPal nuk ishte i autorizuar nga ju, ky lloj pretendimi ndryshon nga programi i mbrojtjes së blerësit dhe përshkruhet më poshtë nën Përgjegjësitë për transaksionet e paautorizuara.
Pretendimi juaj nuk do të kualifikohet për rimbursim sipas programit të mbrojtjes së blerësit të PayPal për pretendimin "artikulli nuk është marrë" nëse:
Nëse shitësi paraqet prova se ata i dorëzuan mallrat në adresën tuaj, PayPal mund të vendosë në favor të shitësit për pretendimin "artikulli nuk është marrë" edhe nëse pretendoni se nuk e keni marrë atë.
Një artikull mund të konsiderohet si "shumë ndryshe nga përshkrimi" nëse:
Një artikull mund të mos konsiderohet si "shumë ndryshe nga përshkrimi" nëse:
Artikujt ose transaksionet e mëposhtme nuk janë që i plotësojnë kushtet për programin e mbrojtjes së blerësit të PayPal:
Për t'i plotësuar kushtet por mbrojtjen e blerësit të PayPal duhet të përmbushni të gjitha kërkesat e mëposhtme:
Nëse e keni të pamundur ta zgjidhni me shitësin problemin e lidhur me një transaksion, duhet të ndiqni procesin tonë të zgjidhjes së mosmarrëveshjes online përmes qendrës sonë të Mbrojtjes së blerësit për të ndjekur një pretendim në programin tonë të mbrojtjes së blerësit. Gjithashtu, mund të depozitoni një pretendim (Hapi 2 më poshtë) duke na telefonuar dhe duke folur me një agjent. Hapat që duhet të ndiqni janë të përshkruara më poshtë dhe nëse nuk i ndiqni ato, pretendimi juaj mund të rrëzohet:
Hapi 1: Hap një mosmarrëveshje brenda afatit kohor të zbatueshëm. Kjo mund të të lejojë të nisësh një bisedë të drejtpërdrejtë me shitësin në lidhje me problemin tënd me transaksionin, gjë që ndihmon në zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Nëse e ke të pamundur ta zgjidhësh mosmarrëveshjen drejtpërdrejt me shitësin, kalo në Hapin 2. Ne do të pezullojmë të gjitha fondet në lidhje me transaksionin në llogarinë në PayPal të shitësit derisa mosmarrëveshja të zgjidhet ose të mbyllet.
Hapi 2: Përshkallëzoni mosmarrëveshjen në një pretendim për një rimbursim brenda 20 ditëve nga hapja e mosmarrëveshjes, nëse ju dhe shitësi e keni të pamundur të bini dakord, në të kundërt mosmarrëveshja do të mbyllet automatikisht nga ne. Mund ta përshkallëzoni mosmarrëveshjen në pretendim përmes Qendrës së zgjidhjeve. Në këtë pikë edhe shitësi apo PayPal mund ta përshkallëzojnë mosmarrëveshjen në pretendim. PayPal mund t'ju kërkojë të prisni të paktën 7 ditë të tjera nga data e transaksionit për të përshkallëzuar mosmarrëveshjen.
Hapi 3: Përgjigjuni kërkesës së PayPal për dokumentacion apo informacione të tjera, pas jush, shitësi apo PayPal përshkallëzon mosmarrëveshjen tuaj në një pretendim për rimbursim. PayPal mund t'ju kërkojë të siguroni fatura, vlerësime të palës së tretë, raportime në polici apo dokumente të tjera të specifikuara nga PayPal. Ju duhet t'i përgjigjeni këtyre kërkesave brenda afatit siç ju kërkohet në korrespondencën me ju.
Hapi 4: Zbatoni kërkesën e PayPal për transport në kohën e duhur, nëse keni depozituar një pretendim "shumë ndryshe nga përshkrimi". PayPal mund t'ju kërkojë që, me shpenzimet tuaja, t'ia dërgoni artikullin sërish shitësit, PayPal apo një pale të tretë (të specifikuar nga PayPal) dhe të siguroni vërtetim të dorëzimit.
Vërtetimi i dorëzimit është:
Për transaksionet me vlerë totale më të ulët se 750 USD (apo ekuivalentin e monedhës së cilësuar në tabelën më poshtë), konfirmimi se mund të shihet online dhe përfshin adresën e dërgimit ku shfaqen të paktën qyteti apo kodi postar, data e dërgesës dhe identiteti i kompanisë së transportit që keni përdorur.
Për transaksionet me vlerë totale prej 750 USD (apo ekuivalentin e monedhës të cilësuar në tabelën më poshtë) apo më shumë, duhet të siguroni konfirmimin e nënshkrimit të dërgesës (me përjashtim të blerësve që kanë një llogari në PayPal të regjistruar në: Shqipëri, Andorra, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Islandë, Izrael apo Ukrainë për të cilët këto kërkesa nuk aplikohen). Nëse transaksioni është në një monedhë të palistuar në tabelë, atëherë konfirmimi i nënshkrimit kërkohet kur pagesa tejkalon ekuivalentin e 750 USD, të llogaritura me kursin e këmbimit të PayPal në momentin që përpunohet transaksioni.
Vlerat kufi të monedhave për konfirmimin e nënshkrimit | |||
---|---|---|---|
Monedha | Vlera e transaksionit | Monedha | Vlera e transaksionit |
Dollari australian: | 850 AUD | Dollari i Zelandës së Re: | 950 NZD |
Reali brazilian: | 1750 BRL | Korona norvegjeze: | 4600 NOK |
Dollari kanadez: | 850 CAD | Peso filipinase: | 34 000 PHP |
Korona çeke: | 15 000 CZK | Zlota polake: | 2300 PLN |
Korona daneze: | 4100 DKK | Rubla ruse: | 48 000 RUB |
Euro: | 550 EUR | Dollari i Singaporit: | 950 SGD |
Dollari i Hong-Kongut: | 6000 HKD | Korona suedeze: | 4950 SEK |
Forinti hungarez: | 170 000 HUF | Franga zvicerane: | 700 CHF |
Shekeli izraelit: | 2700 ILS | Dollari i ri tajvanez: | 23 000 TWD |
Jeni japonez: | 77 000 JPY | Bahti tajlandez: | 24 500 THB |
Ringiti malajzian: | 3100 MYR | Paundi britanik: | 450 GBP |
Peso meksikane: | 10 000 MXN | Dollari amerikan: | 750 USD |
Hapi 5: PayPal do të marrë një vendim përfundimtar (duke përfshirë mbylljen automatike të çdo mosmarrëveshjeje apo pretendimi), sipas gjykimit të tij, bazuar në kërkesat e pranueshmërisë të përcaktuara më sipër, çdo informacion shtesë të siguruar gjatë procesit në internet të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve apo çdo informacion tjetër që PayPal konsideron të rëndësishëm dhe të përshtatshëm në përputhje me rrethanat.
Vini re se kur bëni blerje me Mikropagesa të mallrave dixhitale, ekzistojnë rregulla të posaçme që zbatohen dhe të cilat përfshijnë pragje të paracaktuara ku ne mundemi, sipas gjykimit tonë, ta kthejmë transaksionin pa pasur nevojë që ju të bëni veprime të mëtejshme. Ne mund ta kufizojmë numrin e kthimeve automatike nga të cilat ju përfitoni, por edhe në këtë rast, ju do keni gjithsesi mundësi të ndiqni procesin standard të PayPal për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të përshkruar më sipër.
Në rast se PayPal merr një vendim përfundimtar në favor të blerësit apo shitësit, secila nga palët duhet të pajtohet me këtë vendim.
Nëse PayPal favorizon blerësin, PayPal i rimburson atij çmimin e plotë të blerjes së artikullit si dhe kostot fillestare të transportit.
Nëse pretendimi kundër shitësit pranohet, shitësi nuk përfiton rimbursim të tarifave të PayPal lidhur me transaksionin.
Në rast të pranimit të pretendimit shumë ndryshe nga përshkrimi i ngritur kundër shitësit, që ka të bëjë me falsifikimin e artikullit të shitur, shitësi e rimburson plotësisht blerësin dhe artikulli nuk kthehet.
Lloji i pretendimit | Afati kohor |
Artikulli nuk është marrë | Mosmarrëveshja duhet të hapet brenda 180 ditëve që nga data që i ke dërguar pagesën shitësit. |
Shumë ndryshe nga përshkrimi | Mosmarrëveshja duhet të hapet (i) brenda 30 ditëve që nga data e dorëzimit ose përmbushjes (sipas rastit) së një porosie ose (ii) brenda 180 ditëve që nga data që i ke dërguar pagesën shitësit, cilado qoftë më shpejt. |
Transaksionet e paautorizuara dhe gabimet e tjera | Referoju marrëveshjes së përdoruesit për afatet kohore të zbatueshme. |
Nëse keni përdorur një kartë krediti ose kartë debiti si mënyrë pagese për një transaksion përmes llogarisë suaj në PayPal dhe transaksioni nuk ka shkuar siç dëshironi, ju keni të drejtë ta kontestoni transaksionin me lëshuesin e kartës suaj. Të drejtat e zbatueshme për kthimin e pagesës në kartë mund të jenë më gjithëpërfshirëse se ato që ju keni në dispozicion në programin e mbrojtjes së blerësit të PayPal. Për shembull, nëse e kontestoni një transaksion me lëshuesin e kartës suaj, ju mund t'i rikuperoni shumat që keni paguar për artikujt jocilësorë edhe nëse ata nuk kualifikohen nga ne për mbrojtje në bazë të pretendimit "shumë ndryshe nga përshkrimi".
Ju duhet të zgjidhni nëse do të kontestoni me PayPal me anë të programit të mbrojtjes së blerësit apo nëse do të kontestoni me lëshuesin e kartës suaj. Ju nuk mund t'i bëni të dyja njëkohësisht apo të kërkoni rikuperim të dyfishtë. Nëse zgjidhni të kontestoni/të ngrini një pretendim me ne dhe gjithashtu e kontestoni të njëjtin transaksion me lëshuesin e kartës suaj, ne do ta mbyllim kontestimin/pretendimin tuaj me ne. Kjo nuk do të ndikojë në procesin e kontestimit me lëshuesin e kartës suaj. Gjithashtu, nëse zgjidhni të kontestoni me lëshuesin e kartës suaj, në vazhdim ju nuk mund të zgjidhni të kontestoni/ngrini një pretendim me ne.
Nëse zgjidhni ta kontestoni një transaksion me PayPal dhe ne nuk jua pranojmë, më vonë ju mund të kërkoni ta kontestoni atë me lëshuesin e kartës suaj. Nëse PayPal nuk merr një vendim përfundimtar lidhur me pretendimin tuaj deri pas kalimit të afatit për të depozituar një mosmarrëveshje me lëshuesin e kartës suaj, dhe nëse për shkak të vonesës sonë ju nuk arrini të rikuperoni shumën e plotë që do t'ju takonte nga lëshuesi i kartës, ne do t'ju rimbursojmë pjesën e mbetur të dëmit (minus çdo shumë që ju është rimbursuar nga shitësi apo lëshuesi i kartës suaj). Përpara se të kontaktoni lëshuesin e kartës suaj ose përpara se të depozitoni një mosmarrëveshje me PayPal, ju duhet të kontaktoni shitësin për t'u përpjekur që ta zgjidhni problematikën në përputhje me politikën e tij të kthimit.