Përditësimi i fundit: 11 dhjetor 2024
Përditësimi i fundit: 11 dhjetor 2024
Këto Kushte përbëjnë një kontratë midis jush dhe PayPal Pte. Ltd., një kompani nga Singapori, dhe rregullojnë përdorimin tuaj të të gjitha Shërbimeve të PayPal. (“PayPal”, “ne” ose “neve”).
Këto Kushte zbatohen për përdorimin tuaj të çdo Funksionaliteti APM.
Për referencë:
Këto Kushte janë një shtesë e Marrëveshjes së përdoruesit të PayPal dhe e politikave të tij të inkorporuara, duke përfshirë Politikën për përdorimin e pranueshëm dhe Politikën e privatësisë, të cilat aplikohen për shtetin ku jeni regjistruar si banues në PayPal. Fjalët me germa kapitale, të cilat nuk përkufizohen në këto Kushte, përkufizohen në Marrëveshjen e përdoruesit në fjalë. Sa më shumë që të jetë e mundur, këto Kushte dhe Marrëveshja e përdoruesit duhet të interpretohen si një e tërë. Kur ka një konflikt në interpretim, këto Kushte qëndrojnë mbi Marrëveshjen e përdoruesit për sa i përket konfliktit.
Përkufizimi i Shërbimeve në Marrëveshjen e përdoruesit, kur lexohet së bashku me këto Kushte, përfshin funksionalitetin tonë APM.
Tregtarëve nuk u lejohet që të pranojnë pagesa për mallra ose shërbime:
Ju pranoni këto Kushte duke integruar funksionalitetin tonë të APM-së në arkën/platformën tuaj në internet ose dërgoni një faturë si kërkesë për pagesë.
Nëse integroni funksionalitetin tonë APM për Llogarinë e një tjetër personi apo subjekti juridik:
Kur integroni funksionalitetin tonë të APM-së në arkën tuaj në internet ose kur dërgoni një faturë si kërkesë për pagesë, ne mund (por nuk jemi të detyruar) të lejojmë këdo që të përdorë një APM për t'ju paguar.
Shtojca 1 e Kushteve në fjalë rendit çdo APM që mund të vëmë në dispozicion të klientëve tuaj herë pas here, si dhe dispozitat e mëtejshme që lidhen me marrjen e pagesës nga klientët duke përdorur atë APM. Dispozitat në fjalë duhet të respektohen gjithmonë.
Kur paguesi nuk përdor një llogari PayPal për të dërguar një pagesë APM ju nuk mund të përdorni PayPal për të rimbursuar në mënyrë proaktive pagesat APM, përveçse kur parashikohet ndryshe në Shtojcën 1 të këtyre Kushteve.
Nuk mund të merrni pagesa APM në monedha të tjera përveç atyre të përcaktuara për APM përkatëse në Shtojcën 1 të këtyre Kushteve.
Funksionalitetin tonë të APM-së mund ta përdorni vetëm me një llogari biznesi dhe jo me një llogari personale, përveçse kur përdorni një llogari personale për të dërguar një faturë si kërkesë pagese për mallra dhe shërbime.
Ne mund të trajtojmë ofruesit e APM dhe përpunuesit e pagesës, të cilët na ndihmojnë t'ju mundësojnë marrjen e pagesave APM në të njëjtën mënyrë si trajtojmë përfituesit tanë bankarë/të kartave dhe/apo përpunuesit e tjerë të pagesave sipas Marrëveshjes së Përdoruesit.
Pagesat APM rrezikojnë të rimbursohen nga ofruesi i APM nëse nuk përcaktohet ndryshe në Shtojcën 1. Detyrimet dhe përgjegjësitë tuaja ndaj nesh për këto rimbursime janë të njëjtat me detyrimet dhe përgjegjësitë që keni ndaj nesh për rimbursimet dhe/apo kthimet e pagesës sipas Marrëveshjes së përdoruesit. Ofruesi i APM mund të ndikojë në kthimin e një pagese APM në të njëjtën mënyrë si banka e paguesit mund të ndikojë në një rimbursim dhe/apo kompania e kartës së kreditit të paguesit mund të ndikojë në kthimin e pagesës.
Pas përdundimit të Kushteve në fjalë ju do të vazhdoni të keni përgjegjësi ndaj nesh sipas këtyre Kushteve për rimbursimin e pagesave APM nga ofruesit APM dhe për të gjitha detyrimet e prapambetura nga përdorimi juaj i funksionalitetit APM përpara përfundimit.
Ne mund të shtojmë apo pakësojmë listën e APM/ofruesve APM në Shtojcën 1 të Kushteve në fjalë në çdo moment dhe pa paralajmërim.
Për më tepër, mund të ndryshojmë, heqim apo shtojmë Kushtet në fjalë në përputhje me procesin e ndryshimeve të parashtruar në Marrëveshjen e përdoruesit. Nëse nuk jeni dakord me një ndryshim, ju mund t'i përfundoni Kushtet në fjalë.
Ju mund t'i ndërprisni këto kushte në çdo kohë duke hequr funksionalitetin tonë të APM-së nga arka juaj në internet dhe duke ndjekur çdo hap tjetër në lidhje me integrimin që PayPal-i mund t'i vërë në dispozicion herë pas here, ose, nëse është e zbatueshme, duke ndërprerë përdorimin e produktit të faturimit, të cilin PayPal-i e ka vënë në dispozicion për ju. Në këtë mënyrë ju nuk lejoni më klientët tuaj të përdorin një APM për t'ju paguar, edhe pse llogaria juaj mbetet e hapur dhe Marrëveshja e Përdoruesit mbetet në fuqi.
Ne mund, në çdo moment, për çfarëdo arsye (sipas rastit) me një njoftim paraprak të arsyeshëm, të përfundojmë, anulojmë apo pezullojmë shërbimin që lidhet me funksionalitetin APM dhe/apo APM pa pasur asnjë përgjegjësi ndaj jush.
Kushtet në fjalë i mbijetojnë çdo përfundimi brenda masës dhe për sa kohë të jetë e nevojshme që të: (i) trajtojmë çështjet që lindin nga përdorimi i funksionalitetit APM përpara përfundimit; dhe/ose (ii) respektojmë legjislacionin dhe rregullat në fuqi.
APM | ||||
AliPay | ||||
Lloji i pagesës | Portofoli "Alipay" është portofol digjital që mund ta përdorin të gjithë klientët e regjistruar si anëtarë në shërbimet "Alipay". | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Jo | |||
Garancia e pagesës | Jo | |||
Mundësia e rimbursimit | Po | |||
Vlera minimale e transaksionit | N/A | |||
Vlera maksimale e transaksionit | 50 000 RMB në ditë | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Shihni kushtet shtesë | |||
Kushte shtesë | Do të siguroheni që shërbimet "Alipay" të mos përdoren për:
| |||
Apple Pay Web | ||||
Lloji i pagesës | Portofoli Apple Pay | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Po | |||
Garancia e pagesës | Sipas rregullave të rrjetit të kartave | |||
Mundësia e rimbursimit | Po | |||
Vlera minimale e transaksionit | N/A | |||
Vlera maksimale e transaksionit | N/A | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Shihni Kushtet e përgjithshme të Tregtarit të faqes së internetit në platformën Apple Pay në https://developer.apple.com/terms/apple-pay-web/ për çdo mall dhe shërbim specifik të ndaluar. | |||
Kushte shtesë | Shihni kushtet shtesë të zbatueshme për pranimin e Apple Pay Web në https://developer.apple.com/terms/apple-pay-web/ | |||
Bancontact | ||||
Lloji i pagesës | Kartë debiti Bancontact është një metodë pagese me kartë debiti, sipas së cilës lëshohet një kartë debiti nga një institucion kreditimi i autorizuar, i cili lejon klientët të paguajnë drejtpërsëdrejti për mallrat dhe shërbimet nga llogaria e tyre bankare. | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Jo | |||
Garancia e pagesës | Jo | |||
Mundësia e rimbursimit | Po | |||
Vlera minimale e transaksionit | 1,00 € për transaksion | |||
Vlera maksimale e transaksionit | N/A | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit | |||
Kushte shtesë | N/A | |||
Shërbimi "Bancomat Pay" | ||||
Lloji i pagesës | Transfertë bankare në kohë reale | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Po | |||
Garancia e pagesës | Jo | |||
Mundësia e rimbursimit | Po | |||
Vlera minimale e transaksionit | 1,00 € për transaksion | |||
Vlera maksimale e transaksionit | Nuk ka limit, në varësi të marrëveshjes së bankës lëshuese për shumën maksimale të limitit me klientin | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit | |||
Kushte shtesë |
i) përshkrimin e saktë të shërbimit ose të mallit të blerë; ii) shumën totale të pagesës; iii) një faturë (në letër ose elektronike) që përmban detajet e pagesës. | |||
BLIK | ||||
Lloji i pagesës | Transfertë bankare në kohë reale BLIK është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale. | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Jo | |||
Garancia e pagesës | Jo | |||
Mundësia e rimbursimit | Po | |||
Vlera minimale e transaksionit | 0,01 PLN për transaksion | |||
Vlera maksimale e transaksionit | 10 000,00 PLN për transaksion | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit | |||
Kushte shtesë | Duhet të vendosni në mënyrë të dukshme në faqen e internetit apo në pajisjen tuaj, sipas rastit, emrin BLIK apo emrat tregtarë në një mënyrë që përputhet me Manualin e markës BLIK. | |||
EPS | ||||
Lloji i pagesës | Transfertë bankare në kohë reale EPS është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale. EPS ofrohet nga bankat pjesëmarrëse të EPS. | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Jo | |||
Garancia e pagesës | Po - Garanci pagese është çdo transaksion i shënuar si i përfunduar apo i suksesshëm (sipas opsionit të aplikueshëm) që kalon në Llogarinë tuaj dhe fondet e të cilit nuk mund të revokohen, sipas kuptimit të këtyre kushteve dhe Marrëveshjes së përdoruesit që ju keni pranuar. | |||
Mundësia e rimbursimit | Po | |||
Vlera minimale e transaksionit | 1,00 € për transaksion | |||
Vlera maksimale e transaksionit | N/A | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit | |||
Kushte shtesë | Ju do të raportoni menjëherë te PayPal çdo rast për të cilin nevojitet përdorimi i Garancisë së pagesës me EPS. | |||
Finnish (Verkkopankki) | ||||
Lloji i pagesës | Transfertë bankare në kohë reale "Finnish Online Bank Transfer" është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale. | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Jo | |||
Garancia e pagesës | Jo | |||
Mundësia e rimbursimit | Po | |||
Vlera minimale e transaksionit | 0,65 EUR për transaksion | |||
Vlera maksimale e transaksionit | 20 000,00 EUR për transaksion | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Përpos mallrave dhe shërbimeve të ndaluara të renditura në Marrëveshje: kumar i jashtëligjshëm; prostitucion; mallra kontrabandë; produkte të piraterisë; shitje të jashtëligjshme apo shpërndarja e produkteve të duhanit apo pornografisë apo përshkrimi i akteve të rënda të dhunës; Nordea Bank nuk lejon ngarkimin e portofolave apo të produkteve të parapaguar | |||
Kushte shtesë | 1. Përdoruesi siguron të gjitha të dhënat e nevojshme në përputhje me specifikimet e dhëna nga PayPal. Moszbatimi i specifikave të dërgimit të të dhënave mund të rezultojë në një vonesë, pezullim apo anulim të përpunimit të shitjeve të kryera. 2. Përdoruesi kompenson PayPal për të gjitha shpenzimet e arsyeshme të kryera për një mosmarrëveshje në lidhje me një Transaksion në rast se PayPal përfshihet në mënyrë aktive në ndërmjetësim apo në procedura të tjera të ngjashme midis një Klienti dhe Përdoruesit. 3. Limiti maksimal i përgjegjësisë është shuma e faturuar e shitjes (shitje e produkteve apo shërbimeve nga Përdoruesi apo Klienti) me të cilën lidhet dëmtimi në mënyrë të drejtpërdrejtë ose 1000 EUR, në varësi se kush është shuma më e ulët. Sidoqoftë, vlera totale e përgjegjësisë nuk mund të tejkalojë 5000 EUR. Këto kufij nuk aplikohen nëse dëmtimi është shkaktuar nga një veprim i qëllimshëm apo nga një neglizhencë e rëndë. | |||
Google Pay | ||||
Lloji i pagesës | Portofoli Google Pay | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Po | |||
Garancia e pagesës | Sipas rregullave të rrjetit të kartave | |||
Mundësia e rimbursimit | Po | |||
Vlera minimale e transaksionit | N/A | |||
Vlera maksimale e transaksionit | N/A | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Shihni Kushtet e Shërbimit të API-së së Google Pay në https://payments.developers.google.com/terms/sellertos dhe Kushtet e Shërbimit të API-ve të Google në https://developers.google.com/terms/ për çdo mall dhe shërbim specifik të ndaluar | |||
Kushte shtesë | Shihni kushtet shtesë të zbatueshme për pranimin e Google Pay në https://payments.developers.google.com/terms/sellertos dhe https://developers.google.com/terms/ | |||
GrabPay | ||||
Lloji i pagesës | Portofoli | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Jo | |||
Garancia e pagesës | Po - Garanci pagese është çdo transaksion i shënuar si i përfunduar apo i suksesshëm (sipas rastit) që kalon në Llogarinë tuaj dhe fondet e së cilës nuk mund të revokohen, sipas këtyre kushteve dhe Marrëveshjes së përdoruesit që keni pranuar. | |||
Mundësia e rimbursimit | Po | |||
Vlera minimale e transaksionit | 0,01 SGD | |||
Vlera maksimale e transaksionit | 5 000,00 SGD | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Përveç mallrave ose shërbimeve të ndaluara që parashtrohen në "Marrëveshjen e përdoruesit", ju lutemi shihni kushtet shtesë që jepen më poshtë. | |||
Kushte shtesë |
a) Mediat për të rritur, që përshkruajnë ose kanë të bëjnë me aktivitete të paligjshme si pornografia me fëmijë, përdhunimet, incesti etj; materialet ose shërbimet me motive seksuale; çdo mall ose shërbim që nxit urrejtjen, dhunën, dëmtimin ose intolerancën në çfarëdo forme; b) Kompanitë ajrore të të gjitha llojeve, duke përfshirë ndër të tjera, linjat ajrore të rregullta komerciale, linjat ajrore me kosto të ulët, fluturimet charter dhe operatorët turistikë, avionët privatë dhe taksitë ajrore; agjentët e palicencuar të udhëtimeve; hotelet dhe shërbimet e akomodimit të çdo lloji (si bujtinat, apartamentet, apartamentet e mobiluara, motelet, resortet dhe vilat); akomodimin e përbashkët, përdorimin e akomodimit sipas një kalendari, shkëmbimin e shtëpive, nënkontratat e qirasë, fjetoret me mëngjes dhe aktivitetet e ngjashme; organizatorët e eventeve, shitjen/rishitjen e biletave, planifikimin e eventeve dhe shërbimet e ndërlidhura; c) Produktet dhe pijet alkoolike; produktet e duhanit, cigaret, purot, cigaret elektronike dhe produktet e ndërlidhura (p.sh. pjesët rezervë dhe rimbushjet); bizhuteritë, gurët e çmuar, gurët dhe metalet e çmuara; shitjet e automjeteve (automjete motorike të reja dhe të përdorura të çdo lloji); nafta dhe gazi, nafta dhe produktet e derivuara; kartat telefonike të parapaguara, shërbimet telefonike dhe telefonat celularë; llixhat, shërbimet e relaksimit dhe masazheve d) Mallrat e mbrojtura me marka, marka tregtare ose të drejta autori të çfarëdo lloji, përveç nëse shitësi është mbajtës ose i licencuar i pronësisë intelektuale/të drejtës së autorit, shërbimet, pajisjet dhe softuerët e anashkalimit që përdoren për të anashkaluar ligjin ose hequr mbrojtjet e të drejtave të autorit; mallrat që cenojnë ose shkelin ndonjë të drejtë autori, markë tregtare, të drejtë publiciteti, privatësie ose ndonjë të drejtë tjetër pronësore sipas ligjeve të Singaporit ose të çdo juridiksioni; shërbimet e shkrimit të eseve, dhe studimeve për të rritur dhe të detyrave të shtëpisë për nxënësit; e) Pikat për mbështetje teknike kompjuterike dhe recepsioni për teknologjinë e informacionit; ndarja e skedarëve dhe shërbimet e ndërlidhura; shitja e aktivitetit në rrjetet sociale, ndërmarrjet që merren me fryrjen artificiale të statistikave të një faqeje interneti me anë të klikimeve ("click farms"), duke përfshirë, por pa u kufizuar në shitjen e pëlqimeve në Facebook, ndjekësve në Twitter dhe shikimeve, abonimeve, anëtarësimeve në YouTube; provat falas dhe çdo model i ngjashëm biznesi ku blerja kushtëzohet nga abonimi f) Praktikat mashtruese të biznesit të tilla si skemat "Ponzi"/piramidale, marketingu me shumë nivele, rezultatet e garantuara, kurset dhe shërbimet për investime ose tregti; ofrimi ose marrja e pagesave me qëllim ryshfetin ose korrupsionin; artikujt që inkurajojnë, nxisin, lehtësojnë ose udhëzojnë persona të tjerë të përfshihen në aktivitete të paligjshme; mallrat e vjedhura duke përfshirë mallrat digjitale dhe virtuale të siguruara ose të kopjuara në mënyrë të paligjshme; shitjet e produkteve ose shërbimeve që identifikohen nga agjencitë qeveritare të Singaporit se kanë gjasa të larta për të qenë mashtruese ose për t'u transaksionuar nga klientët në kundërshtim me ligjin e Singaporit; të dhënat personale të palëve të treta në kundërshtim me legjislacionin e Singaporit; shërbimet e çfarëdo lloji që nuk kanë vlerë të shtuar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në rishitjen e ofertave qeveritare pa autorizim ose pa vlerë të shtuar, shërbimet që janë të padrejta, mashtruese ose grabitqare ndaj konsumatorëve; g) Shërbimet financiare të çdo lloji, të tilla si huadhënia, mikrokreditë, skemat e investimeve, llogaritë rezervë (escrow), agjencitë e kolektimit, shërbimet e pagesës së garancisë, mbledhësit e borxheve, grumbullimi i kreditit, shërbimet e konsolidimit, mbrojtja e kartave të kreditit dhe shërbime të ngjashme; sigurimi i burimeve nga grupe të mëdha pjesëmarrësish (crowdsourcing) dhe i financimit nga grupe të mëdha pjesëmarrësish (crowdsourcing) për bizneset, klubet e huave, ofrimi i kapitalit ode shpërblimeve të çdo lloji; kriptomonedhat, bitkoini, monedhat në internet, monedhat e lojërave, ari në internet dhe aktive të ngjashme virtuale; disa rregullime të kreditit, shërbimet për zgjidhjen e borxheve, transaksionet kreditore ose aktivitetet e sigurimit; bizneset e shërbimeve monetare si p.sh. dërgesat e parave, transfertat, mandat-pagesat, kartat dhuratë të parapaguara, instrumentet e vlerës së ruajtur, kuazi-paratë, këmbimi i valutave të huaja dhe shërbime të ngjashme (përveçse në lidhje me shërbimet e dërgesave ndërkombëtare të parave për biznesit në "Kushtet e shërbimit" të portofolit elektronik "GrabPay"); shitja e çeqeve të udhëtarëve ose e mandat-pagesave; këshillimi ligjor dhe tatimor, falimentimi dhe çdo shërbim i ngjashëm; h) Subjektet e huaja qeveritare, duke përfshirë, por pa u kufizuar në ambasada dhe konsullata; Artikuj të lëshuar nga qeveria, forcat e zbatimit të ligjit dhe ushtria, duke përfshirë, por pa u kufizuar në uniforma, distinktivë dhe dekorata, përveçse kur janë historike dhe/ose është e qartë që nuk janë origjinale ose zyrtare (p.sh. lodrat); i) Kumari, lojërat dhe/ose çdo aktivitet tjetër me tarifë hyrjeje dhe me një çmim, duke përfshirë, por pa u kufizuar në lojërat e kazinove, bastet sportive, garat me kuaj ose me qen gjahu, lojërat me sporte, biletat e lotarive, sipërmarrje të tjera që mundësojnë kumarin, lojërat e zgjuarsisë (pavarësisht nëse me ligj përcaktohen ose jo si kumar) dhe bastet e garave me kuaj; j) Çdo mall ose shërbim që i nënshtrohet sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së; çfarëdo pjese e trupit të njeriut, duke përfshirë, por pa u kufizuar në organe, pjesë të trupit, mbetje njerëzore, lëngje trupore, qeliza staminale, embrione; k) Kujdesi shëndetësor, produktet farmaceutike, suplementet, produkte ushqyese të çdo lloji, pajisjet mjekësore të çdo lloji; narkotikët, steroidet, substanca të caktuara të kontrolluara ose produkte të tjera që paraqesin rrezik për sigurinë e konsumatorit; barnat e paligjshme, duhani ose produktet shëndetësore; substancat e krijuara për të imituar efektet e tyre; aksesorët dhe produktet përkatëse që përdoren për t'i krijuar ose konsumuar ato, si p.sh. banda, nargjile dhe pajisje të ngjashme; klinikat mjekësore private dhe mjekët e internetit; l) Organizatat politike, fetare, shpirtërore, bamirëse dhe jofitimprurëse të çdo lloji; shërbimet e fallit, astrologji, lexim letrash, "tarot", hipnozë; dhe shërbime të ngjashme; m) Shitja e çdo lloj kafshe ose kafshe shtëpiake; produktet e trafikimit të kafshëve të egra, të gjuetisë së paligjshme dhe të ndaluar të specieve të rrezikuara, si p.sh. gjitarët detarë, pendët e peshkaqenëve, brirët e rinoqerontit, fildishi, myshku i drerit, bilia e ariut, penisi i tigrit dhe çdo produkt i ngjashëm; n) Armët e çdo lloji duke përfshirë armët e zjarrit, municionet, thikat, nunçakusin dhe produktet e ndërlidhura, pjesët ose aksesorët e tyre; armët ose thikat që rregullohen me ligjin e Singaporit; lodrat, dhuratat dhe kopjet e çdo lloji që i ngjajnë shumë cilitdo prej artikujve të tillë; materialet që ndizen shpejt, materialet shpërthyese, piroteknike, toksike dhe të rrezikshme, duke përfshirë, por pa u kufizuar në fishekzjarrë, eksplozivë, materiale dhe substanca radioaktive dhe barut. | |||
iDEAL | ||||
Lloji i pagesës | Transfertë bankare në kohë reale iDEAL është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale. iDEAL është i limituar vetëm për klientë me akses në një llogari bankare online të përputhshme me iDEAL pranë një banke në Holandë. | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Jo | |||
Garancia e pagesës | Po - Garanci pagese është çdo transaksion i shënuar si i përfunduar apo i suksesshëm (sipas opsionit të aplikueshëm) që kalon në Llogarinë tuaj dhe fondet e të cilit nuk mund të revokohen, sipas kuptimit të këtyre kushteve dhe Marrëveshjes së përdoruesit që ju keni pranuar. | |||
Mundësia e rimbursimit | Po | |||
Vlera minimale e transaksionit | N/A | |||
Vlera maksimale e transaksionit | N/A | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit | |||
Kushte shtesë |
a) Emri dhe adresa e email-it; b) Emri dhe numri i mbajtësit të llogarisë bankare të përdorur për blerjet me metodën e pagesës iDEAL; c) Të dhëna shtesë për verifikimin në hapin 2 dhe monitorimin e transaksioneve, për shembull: i. Adresa IP ii. Gjurma dixhitale e shfletuesit iii. Numri i celularit | |||
Shërbimi "MB Way" | ||||
Lloji i pagesës | Portofoli Shërbimi "MB Way" është metodë pagese që ofrohet vetëm për klientët në Portugali. Shërbimi "MB Way" vihet në dispozicion nga lidhja e një karte me një ose më shumë pseudonime (numri i telefonit celular, adresa e email-it ose të tjera të cilat PayPal-i mund t'i vlerësojë si të përshtatshme). | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Jo | |||
Garancia e pagesës | Jo | |||
Mundësia e rimbursimit | Po | |||
Vlera minimale e transaksionit | N/A | |||
Vlera maksimale e transaksionit | Varet nga banka dhe limiti i përdoruesit | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit | |||
Kushte shtesë | N/A | |||
Mercado Pago | ||||
Lloji i pagesës | Mercado Pago është një ofrues i pagesës në internet që u mundëson blerësve në Brazil dhe Meksikë të kryejnë pagesa duke përdorur karta krediti, karta debiti, karta me parapagesë, balancën në portofolin e Mercado Pago, dhe mënyra të tjera pagese. | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Po | |||
Garancia e pagesës | Po - Garanci pagese është çdo transaksion i shënuar si i përfunduar apo i suksesshëm (sipas opsionit të aplikueshëm) që kalon në Llogarinë tuaj dhe fondet e të cilit nuk mund të revokohen, sipas kuptimit të këtyre kushteve dhe Marrëveshjes së përdoruesit që ju keni pranuar. | |||
Mundësia e rimbursimit | Po | |||
Vlera minimale e transaksionit | 0,01 MXN për transaksion 0,01 BRL për transaksion | |||
Vlera maksimale e transaksionit | 1 000 000,00 MXN për transaksion 10 000 000,00 BRL për transaksion | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Për Meksikën: Përveç mallrave ose shërbimeve të ndaluara që përcaktohen në Marrëveshjen e përdoruesit: mallrat dhe shërbimet e ndaluara sipas Kushteve të përgjithshme të Mercado Pago, si dhe: ilaçet me recetë, produktet farmaceutike, suplementet dietike të ndaluara për shitje, çdo lloj kumari, produktet dhe shërbimet financiare që nuk janë të miratuara nga autoritetet kompetente për mbikëqyrjen financiare, programet keqdashëse (p.sh., programet çorientuese, viruset, etj.), financimi i partive ose aktiviteteve politike, marketingu i drejtpërdrejtë, operacionet postare, draftet bankare dhe transfertat postare, dyqanet me shumicë, shitjet në skema piramidale me shumë nivele, banesat me bashkëpronarë, agjencitë e koleksioneve, kompanitë e faktoringut, likujduesit, kompanitë e dhënies së garancive, avokatët e falimentimit, konsulentët financiarë, titujt e aksioneve, fondet e besimit të investimit, fondet e investimit, këmbimi i monedhës, urdhërpagesat nga institucione jofinanciare, zyrat e garancisë dhe zyrat e këmbimit valutor, çeqet e udhëtarëve, shërbimet që lidhen me udhëtimet dhe linjat e lundrimit (me përjashtim të agjencive të udhëtimit), koleksionet e monedhave, pullat, dyqanet e monedhave, filatelia, Airtran Airways, Airtran Air, thyerja e çeqeve, pagesat dhe abonimet automatike, agjencitë e punësimit, dhe paradhënia e parave ose kreditë.
Për Brazilin: Përveç mallrave ose shërbimeve të ndaluara që përcaktohen në Marrëveshjen e përdoruesit: janë të ndaluara edhe shërbimet. Disa mallra janë të ndaluara në përputhje me Kushtet e përgjithshme të Mercado Pago. Për të parë listën e plotë të mallrave dhe shërbimeve të ndaluara, vizitoni: https://www.mercadopago.com.br/ajuda/3264 | |||
Kushte shtesë | Për Meksikën: Shërbimet e pagesës së Mercado Pago do të jenë subjekt i Kushteve të përgjithshme të Mercado Pago për Meksikën.
Për Brazilin: Shërbimet e pagesës së Mercado Pago do të jenë subjekt i Kushteve të përgjithshme të Mercado Pago për Brazilin.
Për Brazilin dhe Meksikën: Nuk ju lejohet përdorimi i logos, emrit tregtar, dhe i të drejtave të tjera të pronësisë intelektuale të Mercado Pago, me përjashtim të listimit të Mercado Pago si metodë pagese. Nëse tentoni të përdorni të drejtat e pronësisë intelektuale të Mercado Pago në një mënyrë të paautorizuar, ne rezervojmë të drejtën për të revokuar shërbimet tona.
Mercado Pago nuk është përgjegjëse për asnjë tarifë shtesë të vendosur si pasojë e mosdorëzimit të të dhënave të sakta bankare.
Përdoruesi nuk mund të rishesë shërbimet e menaxhimit të pagesave te palë të treta. | |||
Multibanco | ||||
Lloji i pagesës | Transfertë bankare në kohë reale Multibanco është një metodë pagese e limituar për klientët në Portugali e cila ofron dy alternativa për pagesat: Alternativa e parë është një transfertë bankare përmes portalit bankar online të klientit, ndërsa alternativa e dytë është pagesa me para në dorë në bankomate të filialeve të ndryshme bankare në Portugali. | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Jo | |||
Garancia e pagesës | Jo | |||
Mundësia e rimbursimit | N/A | |||
Vlera minimale e transaksionit | N/A | |||
Vlera maksimale e transaksionit | 99 999,99 EUR për transaksion | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit | |||
Kushte shtesë | N/A | |||
MyBank | ||||
Lloji i pagesës | Transfertë bankare në kohë reale MyBank është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale. | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Jo | |||
Garancia e pagesës | Jo | |||
Mundësia e rimbursimit | Po | |||
Vlera minimale e transaksionit | N/A | |||
Vlera maksimale e transaksionit | N/A | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Për të shmangur dyshimet dhe përpos të gjitha mallrave apo shërbimeve të ndaluara që parashtrohen në Marrëveshjen e përdoruesit: Aktivitete të dënueshme si vënie në rrezik e të miturve, pedofili, pornografi, shkelje të punimeve të mbrojtura nga të drejtat e pronësisë intelektuale dhe mjetet e pagesës, mospërputhja me mbrojtjen e të dhënave personale, me sistemet automatike të përpunimit të të dhënave, veprat e pastrimit të parave, mospërputhja që lidhet me kumarin dhe bastvënien, garat e kuajve, lotaritë dhe dispozitat që lidhen me kushtet e ushtrimit të profesioneve të rregulluara. | |||
Kushte shtesë | Nuk ju lejohet përdorimi i logos MyBank dhe i të drejtave të pronësisë intelektuale përveç atyre që lejohen për këto shërbime të metodave alternative të pagesës. Për përdorim të mëtejshëm duhet respektuar Udhëzuesi për biznese i MyBank të cilin mund ta gjeni në këtë faqe interneti https://www.mybank.eu/mybank/mybank-style-guidelines-for-merchant-websites/. Nëse përpiqeni të përdorni logon MyBank në një mënyrë të paautorizuar, në një mënyrë të paparashikuar apo të palejuar, apo në shkelje domethënëse të këtyre kërkesave, ne rezervojmë të drejtën për të revokuar shërbimet tona. | |||
PayU | ||||
Lloji i pagesës | Transfertë bankare në kohë reale PayU është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale. | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Jo | |||
Garancia e pagesës | Jo | |||
Mundësia e rimbursimit | Po | |||
Vlera minimale e transaksionit | 0,01 PLN për transaksion; 0,01 CZK për transaksion | |||
Vlera maksimale e transaksionit | N/A | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Përpos këtyre mallrave dhe shërbimeve të ndaluara të renditura në Marrëveshje: Ilaçet me recetë, produktet farmaceutike dhe suplementet dietike që nuk lejohen për shitje; lëndët narkotike dhe alkoolike, ku përfshihen drogat sintetike, si edhe pajisjet dhe teknologjitë e përdorura për kultivimin, prodhimin, tregtimin e tyre, etj.; kumari pa autorizim ligjor; armët, municionet dhe gazhedhëset; shërbime online me përmbajtje pornografike, p.sh. dhomat e bisedave, video kamerat, filmat VOD; produktet dhe shërbimet financiare nëse ofrohen si pjesë e një aktiviteti pa mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente për mbikëqyrjen financiare; programet keqdashëse (p.sh. programet çorientuese, viruset, etj.); partitë politike dhe faqet respektive të internetit që përdoren për t'i mbështetur apo për të mbledhur fonde për aktivitete politike; ndërmjetësues që pranojnë pagesa në emër të shumë marrësve pa një autoritet juridik apo që nuk përmbushin kërkesat e shoqërive të kartave/organeve ndërmjetësuese | |||
Kushte shtesë | 1. Përdoruesi është i detyruar të sigurohet se Klienti është i informuar në një mënyrë të qartë dhe lehtësisht të aksesueshme se transaksionet e bëra përmes metodës së pagesës PayU janë të parevokueshme. 2. PayPal dhe PayU nuk mbajnë përgjegjësi për asnjë tarifim shtesë si pasojë e të detajeve të pasakta të bankës, nëse nuk jeni siguruar që të keni dorëzuar detajet e sakta të bankës. 3. Tregtarët që përdorin metodën e pagesës me PayU mbajnë përgjegjësi për të gjitha transaksionet e paautorizuara apo mashtruese të kryera me metodën e pagesës. 4. Përdoruesi është i detyruar të sigurohet se: a) çdo e dhënë për identifikimin dhe/apo autentifikimin e Klientit që mund të përdoret për të bërë një porosi nuk do të ruhet elektronikisht apo të mbahet shënim në forma të tjera; b) gjatë hedhjes së të dhënave të identifikimit dhe/apo të autentifikimit të Klientit që mund të përdoren për të bërë porosi, të dhënat në fjalë nuk shpërndahen me palë të treta. Shpërndarja e të dhënave të identifikimit dhe/apo të autentifikimit te palë të treta është rreptësishtë e ndaluar. | |||
POLi | ||||
Lloji i pagesës | Transfertë bankare në kohë reale POLi është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale. POLi është e limituar për klientë që mbajnë llogari në institucione bankare në Australi dhe në Zelandën e Re. PayPal nuk garanton që të gjitha llogaritë bankare në Australi apo në Zelandën e Re përputhen me POLi. | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Jo | |||
Garancia e pagesës | Jo | |||
Mundësia e rimbursimit | Jo | |||
Vlera minimale e transaksionit | 1,00 AUD/NZD për transaksion | |||
Vlera maksimale e transaksionit | 10 000,00 AUD/NZD për transaksion | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Përpos çdo malli apo shërbimi të ndaluar që parashtrohet në Marrëveshjen e përdoruesit: kumari. | |||
Kushte shtesë | N/A | |||
Przelewy24 (P24) | ||||
Lloji i pagesës | Transfertë bankare në kohë reale Przelewy24 është një metodë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale. | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Jo | |||
Garancia e pagesës | Jo | |||
Mundësia e rimbursimit | Po | |||
Vlera minimale e transaksionit | 0,05 PLN për transaksion | |||
Vlera maksimale e transaksionit | N/A | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Vetëm mallrat dhe shërbimet e ndaluara të parashtruara në Marrëveshjen e Përdoruesit | |||
Kushte shtesë | Çdo transaksion shoqërohet me një numër unik transaksioni dhe detaje të tjera (Detajet e transaksionit) për të lehtësuar hetimet apo ankesat e mundshme. Përdoruesi shpëton detajet e transaksionit në një mënyrë të sigurt. Çdo ankesë në lidhje me transaksione të kryera në mënyrë të pasaktë do të dorëzohet drejtpërsëdrejti te PayPal i cili më pas do t'ia kalojë çështjen Skemës së pagesave Pzrelewy24 për ta hetuar. Në lidhje me ankesat në fjalë, përdoruesi siguron këto detaje: a) Adresën e email-it; b) Numri i transaksionit; c) Shuma e transaksionit; d) Emrin dhe mbiemrin e mbajtësit të llogarisë bankare origjinale nga e cila shuma e transaksionit duhet të ishte transferuar; e) Emri i bankës në të cilën është hapur llogaria nga e cila është transferuar shuma e transaksionit apo në të cilën transaksioni është transferuar, sipas rastit; f) Data e transaksionit; dhe g) Në rast pagese me kartë: emrin e kartës; h) Në rast pagese me SMS: numrin e telefonit celular të klientit. 4. Pavarësisht nga sa më lart, çdo ankese në lidhje me transaksionet e realizuara më tepër se 90 ditë përpara ankesës mund të mos merren nën shqyrtim nga skema e pagesës së Przelewy24. | |||
Safetypay | ||||
Lloji i pagesës | Transfertë bankare në kohë reale Safetypay është një mënyrë pagese me transfertë bankare. Marrësit mund të marrin një konfirmim të transaksionit në kohë reale. | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Jo | |||
Garancia e pagesës | Po | |||
Mundësia e rimbursimit | Po | |||
Vlera minimale e transaksionit | N/A | |||
Vlera maksimale e transaksionit | 15000 euro | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Përpos mallrave ose shërbimeve të ndaluara që renditen më sipër, nuk do të përdorni Safetypay për të pranuar pagesa, për të bërë pagesa ose, drejtpërdrejt ose tërthorazi, për të lehtësuar: Regjistrimet Bootleg; mallra kontrabandë; mallra të bllokuara; droga dhe aksesorë për drogë të jashtëligjëshme; materiale fyese, racore apo të pandjeshme kulturore; përmbajtje, materiale dhe/ose shërbime për të rritur, duke përfshirë, por pa u kufizuar në libra dhe video për të rritur, biseda telefonike për të rritur, faqe në internet për të rritur, shërbime shoqëruese/përcjellëse, shërbime takimesh (të orientuara seksualisht), nuse të porosive me postë, argëtime të ndryshme për të rritur; para në dorë; dëmet, humbjet, ndëshkimet ose gjobat e çfarëdolloji; kostot ose tarifat mbi çmimin normal të mallrave ose shërbimeve të tregtarëve (tatimet e zbatueshme) ose tarifat që klientët nuk i kanë miratuar në mënyrë specifike; shumat e prapambetura, ose shumat që mbulojnë çeqet e kthyera ose të ndalimit të pagesës; shitjet e bëra nga palë të treta; shumat që nuk përfaqësojnë shitje me besim të mirë të mallrave dhe shërbimeve nga biznesi i tregtarit (p.sh., blerjet nga pronarët e tregtarit (ose anëtarët e familjes së tyre) ose punonjësit); Transaksion i paligjshëm i biznesit; pastrimi i parave apo financimi i aktiviteteve terroriste. | |||
Kushte shtesë | N/A | |||
Satispay | ||||
Lloji i pagesës | Portofoli Satispay ofron një platformë pagese me celular të aktivizuar për një llogari bankare. | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Jo | |||
Garancia e pagesës | Po | |||
Mundësia e rimbursimit | Po | |||
Vlera minimale e transaksionit | 0,01 euro | |||
Vlera maksimale e transaksionit | N/A | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Përpos atyre mallrave dhe shërbimeve të ndaluara të renditura më sipër, ju nuk do të përdorni Satispay për të pranuar pagesa, për të bërë pagesa ose, për të lehtësuar drejtpërdrejt ose tërthorazi për: a) Shërbimet e telekomunikacionit, duke përfshirë telefonatat lokale dhe në distanca të largëta, telefonatat me kartë krediti, telefonatat përmes përdorimit të telefonave dhe fakseve me shirit magnetik; b) Porosi parash - Transferim bankar; c) Dyqane të pengjeve d) Telemarketing nga jashtë; e) Telemarketing nga brenda; f) Agjencitë e biletave (radio, televizion dhe tregtarë të tjerë të drejtpërdrejtë që nuk janë klasifikuar diku tjetër); g) Institucionet financiare — disbursime manuale të parave në dorë; h) Institucionet financiare — disbursime të automatizuara të parave në dorë; i) Pagesat e huas, institucion; j) Institucionet jo-financiare — monedha e huaj, porositë e parave (jo transferimi bankar), skript dhe çeqet udhëtarëve; k) Tregtarët—Letrat me vlerë, fondet e ndërsjella, aksionet, mallrat, obligacionet; l) Ambiente me bashkëpronësi; m) Shërbime takimi dhe shoqërimi; n) Shërbime dhe klube të blerjes dhe bërjes pazar; o) Agjencitë e raportimit të kreditit të konsumatorit; p) Agjencitë e punësimit dhe shërbimet e ndihmës së përkohshme; q) Bastet (ku përfshihen biletat e lotarisë, çipat e lojërave në kazino, bastvëniet në gara me kuaj jashtë një piste gare dhe bastet). | |||
Kushte shtesë | Tregtarët pranojnë dhe bien dakord që të dhënat personale të transferohen në Satispay për përpunimin e transaksioneve. Të dhëna personale të tilla do të përpunohen nga Satispay në përputhje me njoftimin e privatësisë i cili mund të gjendet në: https://static-www-satispay-com.s3.amazonaws.com/privacy/Payment-Scheme/Satispay-Payment- Scheme_Privacy-en.pdf | |||
Trustly | ||||
Lloji i pagesës | Transfertë bankare në kohë reale | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Jo (pasi paratë të jenë depozituar në llogarinë e tregtarit) | |||
Garancia e pagesës | Jo | |||
Mundësia e rimbursimit | Po | |||
Vlera minimale e transaksionit | 0,01 EUR për transaksion. (Në varësi të kushteve të vëna nga banka e klientit) | |||
Vlera maksimale e transaksionit | Në varësi të kushteve të vëna nga banka e klientit | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Përpos atyre mallrave dhe shërbimeve të ndaluara që renditen në Marrëveshje: Bitcoin | |||
Kushte shtesë | (1) Përdoruesi sigurohet që logo(t) dhe emri(at) tregtarë të Trustly të jenë të ekspozuar dhe të paraqitur në një mënyrë tërheqëse dhe të duhur, si dhe në përputhje me kërkesat e aplikueshme për paraqitjen e shërbimit, siç parashtrohet në: https://trustly.com/en/developer/documents. (2) Përdoruesi njeh dhe pranon se: (a) Shërbimi Trustly varet nga funksionaliteti i sistemeve të palëve të treta, kryesisht banka, dhe Trustly nuk garanton funksionalitetin e shërbimeve të tij në rast problemesh, mosfunksionimi apo rregullimi të brendshëm apo që lidhet me këto sisteme të palëve të treta; (b) Shpejtësia e transaksionit mund të ndikohet për keq në rastet kur ka një ulje apo ngritje të madhe të vëllimit të transaksioneve apo gjatë mirëmbajtjes së planifikuar të shërbimit Trustly; dhe (c) PayPal dhe Trustly nuk mbajnë përgjegjësi për asnjë humbje apo dëmtim si pasojë e degradimit të funksionalitetit të sistemeve të palëve të treta, siç përshkruhet në nën-seksion (a) në këtë mënyrë, apo gjatë një rritje domethënëse të vëllimit të transaksioneve apo të mirëmbajtjes së planifikuar të shërbimeve Trustly siç përshkruhet në nën-seksion (b) në këtë mënyrë. | |||
WeChat Pay | ||||
Lloji i pagesës | Portofoli "WeChat Pay" është portofol elektronik që mund ta përdorin të gjithë klientët e regjistruar në shërbimet "WeChat Pay". | |||
Rreziku i kthimit të pagesës | Jo | |||
Garancia e pagesës | Jo | |||
Mundësia e rimbursimit | Po | |||
Vlera minimale e transaksionit | 0,10 RMB për transaksion | |||
Vlera maksimale e transaksionit | 10 000,00 USD për transaksion, 20 000,00 USD në ditë për klient, 50 000,00 USD në vit për klient | |||
Mallra dhe shërbime specifike të ndaluara | Shihni kushtet shtesë | |||
Kushte shtesë |
a) Veshje/Aksesorë/Çanta; b) Dhuratë/Lule/Suvenir; c) Pajisje për jashtë/Pajisje sporti/Pajisje për palestër/Siguri dhe mbrojtje; d) Vegla muzikore; e) Orë dore/Orë/Syze/Lente kozmetike; f) Bizhuteri/Aksesorë; g) Mobilie për shtëpi/Materiale ndërtimi/Dekorim/Pëlhura; h) Ushqim; i) Produkte/Shtojca të kujdesit shëndetësor; j) Pajisje shtëpiake; k) Produkte të kujdesit personal dhe kontracepsionit; l) Produkte të grimit/Produkte të kujdesit ndaj lëkurës/Produkte të kujdesit personal; m) Punime artizanale/Poçeri/Dekorime të interierit; n) Makinë/Motoçikletë/Biçikletë/Aksesorë/Automjete të riparuara o) Mallra digjitale; p) Pajisje zyre; q) Produkte të maternitetit dhe foshnjave/Lodra për fëmijë; r) Dyqane të maternitetit dhe fëmijëve (në internet); s) Libër/Audio/Materiale shkrimi; ose t) Ushqim për kafshët shtëpiake
|